Majmunët në Parlament

Arfenilla

Themelues i Forumit
“Majmunët në Parlament”/ Piktura e veçantë e vitit 2009 del në ankand për $2.5 mln
majmune_parlament-765x383-300x150.jpg

Një pikturë e Bansky me disa shimpanze të ulur në Parlamentin Britanik, në vendet e deputetëve do të dalë në ankand javën tjetër, dhe pritet të shitet për një shifër prej rreth 2.5 milionë dollarësh.

Çmimi kaq i lartë nuk është vetëm për shkak të mesazhit të fortë që kjo pikturë përcjell, por edhe për shkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, anonim, i cili operon në Mbretërinë e Bashkuar. Piktura në fjalë që mban titullin “Parlamenti i Transferuar” është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anoninim britanik.

Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti me daljen nga Bashkimi Europian. Për këtë arsye, shtëpia e ankandeve ka vendosur që ta vlerësojë nga 1.84 deri në 2.46 milionë dollarë.

Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë Europën. Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit. Vepra është e vitit 2009 dhe do të dalë në ankand ditën e Enjte, më 3 Tetor.(scan)
 

Attachments

  • majmune_parlament-765x383-300x150.jpg
    majmune_parlament-765x383-300x150.jpg
    14 KB · Shikime: 0
  • majmune_parlament-765x383-300x150.jpg
    majmune_parlament-765x383-300x150.jpg
    14 KB · Shikime: 0
Qenka formati i fotos pak i vogel.por duket madheshtore.
Mendoj qe forcen dominuese ja jep edhe mesazhi thelbesor qe percjell.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top