Magjia e fjales!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Fjalet sherojne,
Daraviten rete e merzitjes,pikellimit.
Hapet qielli, fasha drite zbarkojne.
Vetem nje fjale,
Shpresa cel si filiz, e Jetet ndryshojne,
Vidhet buzeqeshja tek nje shpirt i vrare,
Bashkon duar,
mbjell dashuri.ngroh zemrat e ftohta.
Te ben te forte!
Fjala,
Me e fuqishmja arme.

E serish,Fjala..
Ajo te lendon,Vret cdo enderr,
ftoh shpirtra,thyen shpresen,
Ben syte te lotojne,Te dobeson,
Fjala te ndan,armiqeson cdokend.
Fjala,
Mund te na perule,
Mund te na nderoje!
Mund te na shemtoje,
Ashtu sikurse te na zbukuroje!
1590648442292_ScreenShot2020-05-28at4.47.10pm.png

Shpesh here mjafton veçse nje fjale e mire qe buron nga zemra e thuhet me sinqeritet per te zbukuruar diten, ndryshuar gjendjen dhe lumturuar shpirtin e dikujt.
Mik, koleg, familjar apo dhe nje person qe ju lidh çasti. Mundet veç nje fjale e tille te shkaktoje efekt bumerang dhe e mira t'ju kthehet perseri ju. Ashtu sic ndodh dhe me fjalen e keqe!
Ndaj, Le te shperndajme trendafile roze te cdo njeri! ^_^ (trendafilat roze kane me shume arome se te tjeret :D)
 
1- Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi 😇 :)
IMG20210606194518.jpg
 
Për sa kohë fjala është në gojën tënde, ajo është skllavja jote. Po doli nga gija jote, ti je skllavi i saj 😁
 
Fjala nqs e mendojme si menyre komunikimi atehere une mendoj se ...po e le se e kam shume te gjate arsyetimin
 
Njeriu duhet te njohi peshen e fjales.
Dhe kush ja njeh peshen fjales flet pak dhe sakte.
Nese fjala don qe ti kete peshe,nuk flet tjeter e ben tjeter.
Ben veprimet dhe pastaj i pershrkuan me fjale,ketu ai njeri ka arritur racionalitetin me veten mes asaj qe mendon,vepron dhe shpreh.
 
Kur isha e vogel degjoja shpesh nga njerzit qe fjala vret me shume se plumbi.dhe me dukej qesharake.por tani e kuptoj sa e vertet eshte kjo gje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top