“Luli as të ashtu as të lëshon”

LeVoyageur

Once upon a time...
Afrimi i zgjedhjeve lokale, e ka ndezur aq shumë situatën politike në vend sa ka nisur që palët të shkëmbejnë edhe mesazhe erotike me njëri-tjetrin. Bashkia dhe IKMT prej disa ditësh janë në një përplasje mes tyre për çështjen e ndërtimeve në Tiranë. Për këtë kanë ngritur padi dhe kundër padi ndaj njëri-tjetrit
bici.jpg
. Por edhe deklaratat e forta nuk kanë munguar. Drejtoresha e IKMT ose ish-INUK, Dallëndyshe Bici i ka qëndisur një bejte dy ditë më parë që i ka shtangur të gjithë në rrjetet sociale. “Personalisht, për hir të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj të mos dëgjoj shprehje të tilla “ç’ke me të, ai bukë me kos po ha”, referuar kryetarit të bashkisë. Më mirë do të preferoja shprehjen “kush ha bukë, bën dhe thërrime”, por me sa duket kryetarit tonë të bashkisë nuk i bën fajde asnjë shprehje e urtë shqiptare, si nga ato që të tallin dhe nga ato që të mburrin.

Kështu që “vajmedet për Lulin tonë, as tërheq e as lëshon”, thotë Bici. Kjo shprehje e urtë e cila është e deformuar nga zonja Bici pasi versioni i saktë i sa është ndryshe, ata që e dinë, e kujtojnë, ka bërë që të reagoj bashkia. “Gjuha ordinere e drejtueses së INUK është treguesi më i sinqertë i katandisje së institucionit në një skutë ordinerësh të korruptuar me në krye Dallëndyshe Bicaj, Ergys Hoxhën dhe Edi Ramën”, thuhet në reagimin e bashkisë.

Por qytetarët kanë pasur versione më origjinale për përgjigjen që mund t’i jepte kreu i bashkisë, Dyshes. Në Facebook shkruhet se Basha duhet t’i përgjigjet Bicit me shprehjen e urtë popullore: në ato maja rripa rripa… ( përsëri e kujtoni vetë). Hajde replika hajde! Si do i vej halli punëve të këtij vendi?!
dita
 
Titulli: “Luli as të ashtu as të lëshon”

O sa me pelqeu opinioni e kesaj drejtoreshes :D
O Salul Berasha, kur ta thote edhe nje femer nje gje te tille dmth qe eshte shume e vertete lol
 
Titulli: “Luli as të ashtu as të lëshon”

Ahh bukur fort posi....paska lone nomin topa topa shushka. Pse mhb bejtesh jane keto moj zonje?
Po pergjegjesite tuaja i harruat?
 
Titulli: “Luli as të ashtu as të lëshon”

vajmedet per Lulin tone. L O L
 
Back
Top