Luftë në Kajro, 43 viktima

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të paktën 43 persona humbën jetën, mes te cileve edhe dy pjesetare te forcave te sigurise, gjatë operacionit për të spastruar dy zonat, ku ndodhet kampet e mbështetësve te ish-presidentit Mohamed Mursi. Në tarracat e ndertesave ishin vendosur ushtarë që –sic raportojnë mediat ndërkombëtare- vunë në shenjestër sheshin.

Një gazetar i agjensisë France Press raportoi për 43 viktima pas numerimit te trupave te pajetë, në një morg të improvizuar në sheshin prane xhamise Rabaa al Adauija, I bllokuar fill pas rrëzimit të ish-presidentit. Televizioni Al Xhazira raportoi për 120 viktima, përfaqesuesit e “Vllazerise Myslimane” thonë se janë 250 persona të vrarë, ndersa Ministria e Shendetesise Egjiptiane hodhi poshte keto balance, duke folur për 6 viktima dhe 26 të plagosur. Ministria e Brendshme Egjiptiane kundershtoi se vdekjet mund te jene shkaktuar nga arme zjarri.

Autoritetet thane se sheshi Nahda, ne perendim te Kajros eshte spastruar nga protestuesit. Fillimisht u bllokuan te gjitha rruget qe conin prane sheshit, ku ishte ngritur njeri prej kampeve dhe me pas forcat e sigurise nisen te kontrollinin tendat, ku jane gjetur arme dhe municione. Forcat e sigurise arrestuan 150 persona te armatosur, mes te cileve edhe disa udheheqes te “Vllazerise Myslimane”, identetitet e te cileve nuk jane bere publik.

Përkrahësit e Mursit nuk kanë ndaluar për asnjë ditë, përgjatë 6 javeve protesten e tyre. Qeveria egjiptiane- për të shmangur protesta të tjera- në qytete të tjerë egjiptiane pezulloi trafikun hekurudhor nga Kajro apo drejt kryeqytetit egjiptian. Në Aleksandri, dhjetera njerez zbriten ne shesh, duke bllokuar qendren.“Vllazeria Myslimane” i drejtoi nje thirrje popullit për të zbritur në rrugë kundër kesaj masakre.

Mohamed Mursi, presidenti i pare i Egjiptit i zgjedhur ne menyre demokratike u rrezua dhe arrestua ne fillim te muajit korrik nga ushtria, e cila pas nje faze tranzicioni kërkon zgjedhje të reja. Prej kohës se rrezimit te mursit, te pakten 300 persona kane humbur jeten.
Top Channel
 
Titulli: Luftë në Kajro, 43 viktima

Uroje te merren vesh dhe te krijojne nje marreveshje. Gjithsesi me lufte apo pa lufte ne fund do ulen e te mirren vesh. Atehere me mire tash se kur te jete vone. :gat:
 
Back
Top