Lufta ndryshon rolet gjinore në Siri, gratë bëhen lidere

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lufta ndryshon rolet gjinore në Siri, gratë bëhen lidere

lufta-ne-Siri-3.jpg


Fenomeni – Gjithnjë e më shumë gra siriane po i shtojnë përpjekjet e tyre për t’u përfshirë në vendimmarrje dhe procese të rëndësishme të vendit, pasi lufta ka prishur dominimin mashkullor

ثshtë thuajse e pamundur të gjesh ndonjë pasojë pozitive të luftës në Siri, por numri në rritje i grave që po marrin rolin e atyre që shtyjnë përpara ndryshimet në vendin e shkatërruar nga lufta mund të ofrojë një shpresë me potencial pasojash afatgjata.

Pasi në shumë shtete arabe, gratë siriane ishin lënë mënjanë dhe shpërfillur nga rolet tradicionale, përpara se të ndodhte kryengritja ndaj presidentit Bashar al-Assad dhe përpara se të shpërthente lufta.

Tani, megjithatë, gjithnjë e më shumë gra po dalin në ballë të përpjekjeve të reja për të zgjidhur problemet në vend dhe për të kundërshtuar dhunën thuajse të pambarimtë.


Kjo po ndodh pjesërisht sepse burrat janë angazhuar në betejë, janë burgosur apo janë larguar nga vendi dhe gratë po marrin role të reja, por gjithashtu, sepse kryengritja siriane ka përmbysur shumë norma dhe rregulla sociale.

Një nga mënyrat në të cilat gratë po marrin frerët e vendit është duke filluar faqet e tyre të pavarura të revistave dhe stacione në radio, si Jasmin Syria, Sayedet Souriya, Radio Souriyat dhe Radio Nasaem. Të gjitha platformat në internet operojnë brenda dhe jashtë Sirisë dhe përqendrohen në nënvijëzimin e sfidave të përditshme të grave siriane në konflikt.

Edhe në median alternative që u shfaq në fillim të kryengritjes, roli i grave në lëvizje ishte minimal. Kur gratë përmendeshin, ato portretizoheshin si nëna, motra dhe gra të të burgosurve politikë dhe luftëtarëve meshkuj.

Por tani kjo po fillon të ndryshojë, thotë Reem al-Halabi, drejtoreshë e Nasaem Radio, me bazë në gjysmën e mbajtur nga opozita në qytetin e ndarë të Alepos.

“Imazhi stereotipik i grave i prezantuar në media reflekton një shoqëri patriarke”, tha Halabi. “Interesat e grave nuk kufizohen te moda, bukuria, gatimi, familja dhe fëmijët. Ky imazh nuk reflekton shqetësimet reale të grave siriane dhe se sa shumë lodhen ato për të ndërtuar vendin e tyre”.

Më shumë gra po lançojnë iniciativa komunitare, si Gratë për Zhvillimin e Tanishëm, një qendër e formuar nga gratë në 2012 në qytetin e shkatërruar nga lufta të Hazzas në jugperëndim të Damaskut për të ofruar trajnime dhe aftësime të reja.

Iniciativa fokusohet kryesisht te gratë e reja që u detyruan të lënë shkollën për shkak të mungesës së sigurisë dhe te vejushat që duhet të gjenerojnë të ardhura për të mbështetur familjet e tyre.

Layla, menaxhere e programit, thotë se konflikti ka hapur në mënyrë paradoksale horizonte të reja për gratë siriane. “Ato kanë më shumë besim te vetja dhe nuk kanë më frikë të shprehin opinionet e tyre dhe kjo reflektohet në mënyrën se si rrisin fëmijët dhe si përballen me burrat e tyre dhe shoqërinë përreth tyre”, tha Layla.

Muzna al-Jundy nuk mundi ta përfundonte diplomën e saj të masterit apo të gjente një vend pune për shkak të dhunës dhe kufizimit të lëvizjes shkaktuar nga kontrollet ushtarake gjithnjë në ndryshim.

“Qendra më ofroi mua dhe shumë të tjerave mundësinë të dalim nga shtëpia dhe të fillojmë për projektet tona”, tha Muzna. “Kjo është e para gjë personale pozitive që më ka ndodhur në vite”.

Një tjetër iniciativë e ngjashme është Rrjeti i Gardianëve, që u themelua nga një grup i grave të reja në vitin 2012 dhe ofron trajnim për prindërit në kujdesin e fëmijëve gjatë emergjencave, si për shembull si të kujdesen për shëndetin psikologjik të fëmijës pas një bombe.

Organizata gjithashtu punon me mësues në qytetet e shkatërruara nga lufta për të marrë në konsideratë luftën dhe ndikimin e saj në mënyrë që kurrikula mësimore t’u shërbejë sa më shumë fëmijëve.

Projekti përfshin fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat publike, diçka që nuk është provuar kurrë më parë.

“Puna ime me Rrjetin e Gardianëve më ka ndihmuar të zhvilloj aftësitë e mia menaxheriale, që është diçka që nuk e mësova kurrë në kolegj”, thotë Hiba, një studente arkitekture në Universitetin e Damaskut që iu desh të hiqte dorë nga studimet e saj.

Hiba thotë se ajo qëndroi në shtëpi për pesë muaj përpara se të anëtarësohej në Rrjetin e Gardianëve. Ajo nuk ka parë mbrapa që atëherë.

“Konflikti aktual në Siri ka luajtur rol pozitiv në prishjen e stereotipit të grave si shtëpiake. Gratë sot kanë një mundësi të artë dhe ato duhet të përfitojnë prej kësaj, veçanërisht ndërsa shumica e burrave po humbin jetën në luftime, burgosje dhe rrëmbime në Siri”, thotë ajo.

Gratë po përpiqen t’i ndryshojnë gjërat përmes aktivizmit politik. Në qytetin Raqa në verilindje të Sirisë, Suad Nofal u bë një simbol i rezistencës pasi u përball me ISIS.

Kur ISIS pushtoi qytetin dhe burgosi njerëzit, ajo qëndroi për dy muaj përpara selisë së tyre për të kërkuar lirimin e tyre. Ndërsa shumë punë mbeten ende për t’u bërë, ky është një fillim i mbarë për të shpëtuar nga konservatorizmi.
g.shqip
 
Back
Top