Lufta e Tretë Botërore do të jetë diçka e mirë

LeVoyageur

Once upon a time...
Njeriu më i pasur i Kinës: Lufta e Tretë Botërore do të jetë diçka e mirë
ck_ma_clinton_global_initiative_sk_140923_16x9_992.jpg
Lufta e tretë po afrohet, por do të jetë diçka e mirë, sipas Jack Ma, themelues dhe president ekzekutiv i konsorciumit tregtar elektronik Alibaba Group dhe njeriu më i pasur në Kinë.

“Lufta e tretë do të ndodh. Por kjo luftë nuk do të jetë mes kombeve. Në këtë luftë do të punojmë së bashku kundër sëmundjeve, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike. ثshtë e ardhmja jonë”, tha Ma në një fjalim që mbajti të martën në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut.

Nga pikëpamja e tij, ushtarët e luftës kundër problemeve të shoqërisë do të jenë të rinjtë. Armët e tyre do të jenë interneti dhe platformat e ndryshme. Globalizimi i tregtisë elektronike gjithashtu do të kontribuojë. Por ai insistoi gjithashtu se “lufta” do të bashkojë Kinën dhe SHBA, që do të formojnë një ekip për të shembur të keqen e përbashkët, si ndotjen dhe varfërinë. /DITA
 
Titulli: Lufta e Tretë Botërore do të jetë diçka e mirë

Hajt qoft per hajer :p
 
Back
Top