Lufta e III Botërore në ajër/ Turqia tregon forcën, gati 12 avionë luftarakë F-16

Guest2

Antarë i Respektuar
f16-745736-500x297.jpg


Mediat britanike ngrenë dyshime për një prag Lufte të tretë Botërore. Express.co.uk shkruan sot se Turqia ka bërë një hap para, duke bërë gati 12 avionë luftarakë F-16 (6 cifte avionësh) këtë mbrëmje, një shfaqje kjo e fuqisë së saj ushtarake.

“Ata u ngritën nga baza ajrore e Eskisehir rreth orës 7:30 pm me orën lokale (16:30) me orën britanike”, tha një burim turk.
Levizja vjen vetëm një ditë pasi Ambasadori i Rusisë u qëllua për vdekje në kryeqytetin turk, Ankara, duke ringritur tensionet mes dy vendeve.
Polici i larguar nga detyra, Mevlut Mert Altintas ekzekutoi me një armë zjarri ambasadorin rus Andrei Karlovin të hënën pasdite në një galeri arti. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u tha një ditë më parë se e kishte telefonuar Presidentin Putin me urgjencë, i zënë në panik sapo kishte ndodhur vrasja.

(m.k/BalkanWeb)
 
Back
Top