LSI, oferta nga të dy koalicionet

Зngjεll

___________
Mbledhja e drejtuesve të LSI-së nuk përcakton drejtimin e ardhshëm të katër mandateve. Negociatat mes dy kampeve në rrugë jozyrtare, vendimi pas daljes së rezultateve. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka vendosur ende se me cilin kamp do të bashkoj votat për të krijuar qeverinë. Mbledhja e djeshme e kryesisë së kësaj partie është ndalur vetëm në rezultatin e zgjedhjeve dhe analizën e gjithë procesit zgjedhor. Të paktën zyrtarisht vendimi që do të përcaktojë dhe fatin e kësaj force politike është lënë për t’u përcaktuar pas daljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë, burime nga kjo forcë nuk e fshehin faktin se ofertat nuk kanë munguar nga të dy kampet politike. Nga njëra anë është Partia Socialiste, e cila me 66 mandate që ka aktualisht shpreson të bllokojnë ngritjen e qeverisë se bashku me 4 mandatet e LSI-së. Përveç një solidariteti brenda së majtës, Partia Socialiste ka bërë dhe oferta konkrete në drejtim të kryetarit të kësaj partie për poste ministrash, me synimin e vetëm për të përmbysur rezultatin dhe për të ndërruar drejtimin e pushtetit. Por, ndarja e qartë mes dy forcave para zgjedhjeve dhe refuzimi i përsëritur i PS-së për të bërë koalicion me LSI i kanë dhënë kësaj të fundit kartën morale për të refuzuar parimisht. Përveç parimeve zhvillimi i zgjedhjeve dhe përplasjet mes forcave, akuzat për vjedhje të votave dhe manipulime në dëm të LSI-së i japin partisë së Ilir Metës argumentin tjetër për të mos iu përgjigjur pozitivisht ftesës së PS-së. Por, edhe sikur bashkimi i dy koalicioneve të quhet i përfunduar, përsëri bëhet fjalë për nisjen e një tjetër beteje elektorale, pasi të dy kampet arrijnë në barazim mandatesh, duke mos e lënë qeverinë në dorën e askujt. Nga ana tjetër në të gjitha komunikimet e kryesocialistit Edi Rama nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për LSI-në, duke i lënë të gjitha negociatat në nivele jozyrtare. Nga ana tjetër, ofertat nuk kanë munguar edhe nga Partia Demokratike. Deklarata e Kryeministrit Berisha për koalicion më parti dhe jo me individ, natyrshëm konfirmon negociata me koalicionin e LSI-së. Por, nëse do të këtë një koalicion mes dy forcave, duket se negociatat nuk do të përqendrohen vetëm në çështje që kanë të bëjnë me ndarje postesh, por edhe çështje të parimeve politike. Gjë që, duke parë historinë e marrëdhënieve mes Metës dhe Berishës, duket disi e largët.

LSI akuzon Ramën si përgjegjësin kryesor. Organizimi i gjithë strukturave të PS-së për të ulur peshën elektorale të LSI-së, sipas LSI-së është bërë nga kryetari Edi Rama. Në komunikimin e djeshëm pas mbledhjes së kryesisë, drejtuesit e saj u shprehën se kryetari i PS-së nuk mund të flas më për katër mandatet që ka LSI. Sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili, në emër të kryesisë kërkoi dje përgjegjësi dhe reflektim nga ana e PS-së për, gjithë procesin zgjedhor ku u dëmtua LSI-ja. Duke e cilësuar si një krim gjithë procedurën e aplikuar gjatë zgjedhjeve. “Rama s’ka asnjë të drejtë as politike, as publike, as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së. Përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, Rama ka konsumuar veprën e dirigjimit të një informacioni me elemente policorë dhe financiarë më qëllim asgjësimin e LSI-së”, tha ai./G.Libertas/
 
Sa patetik janë bërë këta të LSI ncncncnnc tani do shohin kush do paguaj më shumë dhe me atë do venë ncncnncncn hajde qeveri hajde që do kemi ne .
" Nga inati vjerrës do fle me mullaxhinë " - thotë një shprehje
 
Зngjεll;163441 said:

Ca ben mi????Pse po burri ku eshte??? LOL se ka pasur fajin vjehrra jo...po burri LOL LOL
 
Gjithmone historikisht na ka prish pune LSI.....Po tja japin mandatet Sali Berishes do t ishte skandal sepse do te tradhetonin parimet e tyre

Gjithsesi ne te gjitha aspektet me mire PS sesa tja japin PD
 
LOL ka mbet Shqiperia ne dore te LSI ....sa te rendesishem po behen .
 
E Ida e shikon ku kemi ngelur hahahaha ja kë do kemi në qeverinë tonë tipa dhe politikanë si ky ncncncnncncn
 
kte rralle me duket do kemi nje qeveri (LESHI)si fitoj njera si fitoj tjetra.
por ishalla foton e djthta.
 
Gjithsesi cilado parti qe do te fitoje nuk do te jete e qendrueshme pasi bazat e ps edhe te pd jane gati te njejta
 
Pershendetje,
Sipas opinionit tim Levizja socialiste per integrim nese gjate ketij mandati qe ka per kater deputet eshte e rrezikuar totalisht ne zgjedhjet e ardhshme nese ben kualicion me partin demokratike. Vota qe ka Ilir meta eshte vota e shume socialisteve edhe jo vota e demokrateve. Nga nje vendim i gabuar i LSI mund te fitoj vetem per 4 vjet bashkqeverisje me partin demokratike dhe pas kater vjetesh kjo forc politike mund te mos perfaqsohet me ne parlamentin e shqiperise.
 
Bashkohem me mendimin e parafolsit :)
 
Pikerisht ashtu po e mendoja dhe une , por ka dhe diçka tjeter.
Nuk eshte e thene qe elektorati i Lsi jane te gjithe ish socialist ,
ndoshta ka shume te tille por perseri jo ne nje mase aq te konsiderushme sa te thuhet qe do zhduket .
Simpatizantet e Lsi jane shumica simpatizant te Ilir Metes si person dhe te punes qe ai ka bre ,ne ato zona qe ka bere me shume kur ka qene kryeminister , dhe kjo duket po te shikosh shperndarjen gjeografike te votusve te saj , pastaj ka dhe te zhgenjyer nga e djathta qe principi nuk ua lejon te votojne PS dhe votojne Lsi .
Gjithsesi duke pare realitetin politik shqiptar mune te themi se nje kualicion i se djathtes me Lsi eshte politikisht i logjikshem.
 
ka dale ne ankand tani ky mandat
vdiqe per pak kryeminister ky meta
 
Pershendetje,
Sipas opinionit tim Levizja socialiste per integrim nese gjate ketij mandati qe ka per kater deputet eshte e rrezikuar totalisht ne zgjedhjet e ardhshme nese ben kualicion me partin demokratike. Vota qe ka Ilir meta eshte vota e shume socialisteve edhe jo vota e demokrateve. Nga nje vendim i gabuar i LSI mund te fitoj vetem per 4 vjet bashkqeverisje me partin demokratike dhe pas kater vjetesh kjo forc politike mund te mos perfaqsohet me ne parlamentin e shqiperise.

Totalisht dakord , vec desha te shtoj dicka me shum , persa i perket faktit , qe elektorati i kesaj partie ka qen me parrulen kunder saliut e kur te shohin liderin te shkoje me te ne koalizion do te zhgenjehen totalisht e , ndoshta pritet dhe ndonje proteste , gjithesesi un i uroj te bashkohet me saliun , keshtu te pakten pas 4 vjetesh sjan me as saliu dhe as ilir idiot meta qe ne 2005 e solli saliun ne pushtet e tani ne 2009 po ben te njejten gje , kur vota me orientim te majt do ishin 56 % nese iliri sdo te ishte ne vete ...
 
Pershendetje,
Sipas opinionit tim Levizja socialiste per integrim nese gjate ketij mandati qe ka per kater deputet eshte e rrezikuar totalisht ne zgjedhjet e ardhshme nese ben kualicion me partin demokratike. Vota qe ka Ilir meta eshte vota e shume socialisteve edhe jo vota e demokrateve. Nga nje vendim i gabuar i LSI mund te fitoj vetem per 4 vjet bashkqeverisje me partin demokratike dhe pas kater vjetesh kjo forc politike mund te mos perfaqsohet me ne parlamentin e shqiperise.

ndoshta dot jet e kunderta ? do shtohen votat ? ma shum per LSI-n sepse ka shum votus qe merr LSI-ja vetem pershkak te personav ne parti ndoshta per shkak te Ilir Metes ose ndonjerit tjeter te partis dhe nuk jan qe perkrahin pergjethsisht krahun e majt socialisto-komunist !
 
Pikerisht ashtu po e mendoja dhe une , por ka dhe diçka tjeter.
Nuk eshte e thene qe elektorati i Lsi jane te gjithe ish socialist ,
ndoshta ka shume te tille por perseri jo ne nje mase aq te konsiderushme sa te thuhet qe do zhduket .
Simpatizantet e Lsi jane shumica simpatizant te Ilir Metes si person dhe te punes qe ai ka bre ,ne ato zona qe ka bere me shume kur ka qene kryeminister , dhe kjo duket po te shikosh shperndarjen gjeografike te votusve te saj , pastaj ka dhe te zhgenjyer nga e djathta qe principi nuk ua lejon te votojne PS dhe votojne Lsi .
Gjithsesi duke pare realitetin politik shqiptar mune te themi se nje kualicion i se djathtes me Lsi eshte politikisht i logjikshem.

Mua me kujtohet rruga Berat Skrapar qe nisi ne kohen e tij si kryeminister e nuk perfundoj kurre.
Me kujtohet vjedhja e floririt Shqiptar kur qeveriste ilir meta, ku kohet e fundit u arrestuan 2 vet nga skrapari me pllaka floriri te vjedhura dhe te identifikuara si pjes te floririt te vjedhur ne shqiperi.
Gjithesesi une e shof kshu, Ne grupin shoqeror timin ku normalisht eshte i ndare sipas bindjeve te tyre dhe interesave partiake ne realitet simpatizant te Lsi Jan te revoltuar dhe te penduar per voten e lsi normalisht jo te gjithe por pjesa derrmuse te cilen mund ta quaj popull i thjesht.
Kjo eshte nje levizje politike qe vetem koha do ta tregoj nese funksionon pozitivisht apo negativisht.
Mendoj se kto zgjedhje jan zgjedhjet te cilat do te sjellin zhvillimin e Shqiperise cilido qe do te qeverise gjat ketyre kater viteve sepse numri i mandateve qe perfaqesojn parlamentin forcat e medha eshte i ngushte dhe nese do kemi nje opozit te reflektueshme do te kemi edhe nje pozit te reflektueshme.
 
Pershendetje,
Sipas opinionit tim Levizja socialiste per integrim nese gjate ketij mandati qe ka per kater deputet eshte e rrezikuar totalisht ne zgjedhjet e ardhshme nese ben kualicion me partin demokratike. Vota qe ka Ilir meta eshte vota e shume socialisteve edhe jo vota e demokrateve. Nga nje vendim i gabuar i LSI mund te fitoj vetem per 4 vjet bashkqeverisje me partin demokratike dhe pas kater vjetesh kjo forc politike mund te mos perfaqsohet me ne parlamentin e shqiperise.

ky esht nje opsjon i mundshem qe mund te ndodh,,,por njeriu ska perse te jet kaq optimist,,,Ilir Meta nese esht i shkathet i ka te gjitha hapsirat ligjore qe te ndodh e kunderta e ksaj qe thua ti,,,

duke pasur mundesi qe te kontriboj ne ato fusha te cilat i ka prekur ne fushat LSI,,per punsim dhe integrim,,,ai jo vetem se do mund te fitoj elektorat majtas,,,por dhe djathtas,,,besoj se ka ikur koha qe shqiptaret u ndanin vetem ne Pro apo Kunder,,,opozit nuk do te thot bllokim,,,sepse pa mar parasysh ecjen politike vendi duhet te hec perpara,,,

kurse partia socjaliste ne te vertet ne kodin zgjedhor te fundit,,ka kontribuar haptazi per zhdukjen e ksaj partie,,dhe ne kto zgjedhje se besoj qe kjo parti te ket pasur elektorat te partis socjaliste,,,elektorati i majt shqiptar bashkohet ne nje bindje dhe jo ne nje lider,,,ata qe kan votuar ilir meten nuk jan as demokrat as socjalist,,,por jan bashkim socjalist per integrim,,,integrimi duhet te jet edhe praktik se boll me me ose djathtas ose majtas,,,,

mua personalisht me gezon shum raliteti i krijuar ne parlamentin Shqiptar!!!
 
Dhe shpresoj qe kjo qeveri te zgjedh rrugen e bashkpunimit te sinqert per Shqiptaret,,

sepse nese e ka rradhen dikush ne bot qe te shlirohet nga vuajtjet dhe padrejtsit,,,tani esht Koha e Shqiptarve!!!!

Un do ju kisha drejtuar atyre si shqiptar,,,,qe ju lutem mos e humbisni rastin per sa koh keni nje pist te hapur ne shum aspekte,,,sepse koha dhe natyra jan ne krahun tuaj!!!!!
 
Titulli: LSI, oferta nga të dy koalicionet

Zoti Ilir Meta,

Patriotat e veretet kane qene dhe jane ne sherbim te Atdheut pavarsisht se ku ndodhen. Vigjilente, neve nuk na ka shpetuar dhe shpeton asgje kur behet fjale per inetresat madhore te Shqiptareve. Neve e dinim se si flinte dhe c'fare hante Enveri. Neve veshgojme cdo milimeter dhe cdo sekond te trojeve shqiptare. Gjaku i martireve shqiptar dhe plaget e mija nga atentatoret e kuq nuk kane per te shkruar dem. Eshte Partia Shpresa Demokrate ajo qe vendos dhe vulos per fatet e Shqiperise dhe jo ambasadoret e huaj pavarisht se ciles ngjyre i perkasin. 40 vjete te jetes time jashte Atdheut kane qene ne sherbim te kombit dhe fitores se demokracise ne rang nderkombetar, e keshtu do te jete deri sa ta kemi frymen. Fajtoret do ti veme para pergjegjesise.

Zoti Meta!

Nje milion shqiptare, te rinje te reja intelektuale, shpresa e kombit iken me lote ne sy duke kapercyer malet me bore, care detet me gomone. Gomonet qe i perkisnin dhe i perkasin halabakeve qeveritare e politikane. E ndersa foshnjate qanin per buke, dallgat ja rrembenin foshnjat nenave te pa ngrena e te pafuqishme. Te fatkeqat perfundonin ne fund te detit si ushqim per egersirat.

Mos keni ndermend te mirni persiper keto krime dhe tragjedi zoti Meta? A mos ndoshta e harruat 1997-ten dhe Gerdecin e qellimshem? Dhe sa shqiptare do te vriten zhduken maleve dhe deteve?

Pyetje te elementare zoti Meta; A keni stomak te gelltisni dhe supe te forta te mbani te zeezat dhe te hidhurat e 19 viteve te Sali Berishes? A mendoni se Jozefina Topalli ju a ka harruar perleshjet mbi tavolina dhe Sali Berisha ju ka harruar prangat qe i vute? A nuk e dini juve se serbet jane ulur kembekryq ne shtepi, oborin e qeverise se emeruar nga Sali Berisha? A harruat juve shitjen e teritoreve shqiptare per nje euro familjes Fazllici, po faljen e 225 km/katror grekut a e harruat apo mos kini ndermend ti mirni te gjitha keto persiper?

Kasapana e Gerdecit ishte e qellimshme.., a mos eshte ajo prelud e nje simotre e 1997-tes ne ditet e sotme, por me te hidhur se ajo ?) Po sikur te ndodhi, c'fare do ti thoni simpatizanteve te LSI-se?

Ku shkoi lufta juaj pa kompromis e dhembe per dhembe e deklarateve anti Berisha e Nano? Ciles periudhe i perket hipokrizia e LSI-se dhe tuaja personale? Juve dilni anti Berisha e anti Nano i djeshem por pro Berisha dhe pro Nano i sotem?!!! Cili eshte morali dhe parimi qe ju drejton juve dhe LSI-ne?

Zoti Meta!

Une ju keshilloje te mos u merrni me disa copra ambasadoresh e copra te tjere ballkanik e europian qofshin. Ata jane hici. Ata jane vetem per miliona eurot e xhepave te tyre qe nuk jane pasuria e Berishes, Nanos, Mediut... por jane gjaku i shqiptareve kudo qe ndodhen. Per 19 vjete milirda euro, sakrifice, mundi shqiptar kane shkruar ne xhepat e serbit, grekut, frengut juve kete duhet ta dini mire, ashtu sic duhet ta dini mire se qeveria e emeruar Berisha duhet dhe do te dali ne banken e te akuzuarave te drejtesise dhe historise. Juve ne cilin krahe do te gjendeni zoti Meta?

Juve zoti Meta dhe koalicioni te cilit kerkoni ti beheni pjese nuk munde te shuani endren e te pareve tane, Shqiperine ne kufijt e saj natyror ne zemer te Europes. Shqiptaret nuk do te lejojne qe nje kope te shiturish, pa parim e moral ti shuajne ata nga faqja e dheut. Ata do te cohen dhe do ta bejne fakt Shqiperine e Vertet.

Realiteti shqiptar se shpejti imponon qeveri teknike, me shqiptar me gjak shqiptari, me intelektual, patriota te vertet dhe jo me qeveritar te emeruara nga serbo-greket. Pas gjashte muajsh, ne zgjedhjet e reja qe do te organizohen dhe kontrollohen nga shqiptaret vota e tyre nuk do te vidhet, griset manipulohet. Fjala e tyre do te jete ligj. Ata do te votojne per veten e tyre, familjet e tyre, per Atdheun, per bijte e bijat e tyre. Qeveria e dale prej atyre zgjedhjeve do te sjelle ndryshimin e vertet, ndryshimin ne dobi te Shqiperise dhe shqiptareve ku do qe ndodhen. Ne cilin kamp do t'ju gjeje ai moment historik zoti Meta?

Kryetar i Partise Shpresa Demokrate

Prof. Pellumb Pilinci
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top