“Lotët e Shën Lorenzit”, kur yjet shkëputen nga qielli

ida angel

:)
V.I.P
Këtë vit “lotët e Shën Lorenzit” do të jenë të bollshëm, por ca të vonuar. Copëzat e meteorit do të arrijnë kulmin në datën 12 gusht. “Diçka u pa edhe në natën e shkuar, në 10 gusht”- thotë Paolo Tozzi, astronom në Arcetri (Fi).

Sipas të dhënave që këtë radhë jep një shkencë shumë interesante, ajo e astronomisë, maksimumi i yjeve që bien nga qielli do të jetë në datën 12 gusht nga ora 13.30 dhe 16.00, por do të jenë të padukshme nga syri ynë.

“Kështu që për gjithë ata që duan të shikojnë një spektakël nga qielli këshillohen të vrojtojnë mirë e të përqendruar gjatë natës, nga ora 23.00-24.00”- thotë ai.

Për të vrojtuar më mirë yjet që shkëputen dhe spektaklin që do të ofrojë qielli i gushtit duhet të pritet një pozicion i mirë i hënës, pas mesnatës dhe të drejtoni shikimin në drejtimin veri-perëndim.

Shumë njerëz e lidhin një natë të tillë me mendimin për një person të dashur dhe me plotësimin e dëshirave, kur shohin yjet që bien.
pppppppp.jpg
 
Top