Londër, rrëzohet lozha e teatrit, 40 të plagosur

cent

...Lontano
LONDثR-Një pjesë e lozhës së teatrit “Apollo” në Londër u rrëzua ditën e sotme gjatë një shfaqjeje, duke bllokuar shumë njerëz brenda.
nvpfgn.jpg
Një nga spektatorët e teatrit, që arriti të dilte prej godinës e cilësoi si tmerruese shembjen e lozhës. Një zyrtar i policisë tha se deri më tani numërohen rreth 40 persona plagosur rëndë.
2qs44ep.jpg
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje nisën operacionin për nxjerrjen e njerëzve të bllokuar. Dëshmitarët thonë se panë njerëz që dilnin nga godina dhe që ishin të mbuluar nga pluhuri i inerteve.

Thuhet se lozha pësoi një shembje fillestare, duke shkaktuar edhe një zhurmë paralajmëruese, por spektatorët menduan se zhurma ishte pjesë e shfaqjes.

Pjesa më e madhe e spektatorëve kanë marrë lëndime, por nuk raportohet për viktima. Operacioni vazhdon dhe ka ende njerëz që kanë mbetur brenda.

/Shekulli
 
Titulli: Londër, rrëzohet lozha e teatrit, 40 të plagosur

LONDثR - Raportohen mës shumë se 80 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë nga rënia e çatisë në teatrin "Apollo" në Londër. اatia ka rënë mbi spektatorët gjatë një shfaqjeje, ku gjendeshin 700 spektatorë.

Lajmin e bëjnë të ditur shërbimet e urgjencës, të cituara nga SkyNews në Twitter. Siç tregojnë dëshmitarët rrëzimi ndodhi rreth 40 minuta pas shfaqjes dhe pas rrëzimit gjithçka u bë errësirë..

"Gjithë çatia ka rënë mbi publikun pikërisht përpara nesh – ka treguar për BBC një spektatore, Amy Lecoz - Ne ishim të mbrojtur nga galeria sipër nesh dhe kështu ia mbathëm. Njerëzit nisën të ulërinin. Na u duk si ujë…Menduam pjesë e spektaklit. Mora fëmijët dhe ia mbatha.”

Një tjetër dëshmitare të cilës i referohet BBC tregon se ka dëgjuar “një zhurmë të çuditshme krisjeje, thyerjeje” para se “çatia të rrëzohej”. Teatri u shndërrua në errësirë dhe me re pluhuri gjithandej..Të gjithë po vraponin jashtë".

Teatri në Shaftesbury Avenue ishte plot me njerëz për të parë shfaqjen e mbrëmjes, "Curious Incident of the Dog", bën të ditur BBC në sitin e saj.

Shërbimet e zjarrfikësese dhe policisë londineze gjenden në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve.

Pak qindra metra nga Piccadilly Circus, zemra e Londrës. E përuruar në 1901 në periudhën eduardiane, ndërtesa u rinovua plotësisht në 1932. Mund të mbajë deri në 796 spektatorë në katër nivele.

Në nivelin e tretë gjendej ballkoni, i konsideruar më i pjerrët i gjithë Londra. Pak para ngjarjes, Londra u godit nga një stuhi e fortë me shira të fortë. Por nuk është e qartë që kanë ndikuar kushtet meteorologjike në rënin e çatisë.
/Shqiptarja
 
Back
Top