Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

Gi de Masha

Anëtar i ri
Loja ”Fjalë nga dy shkronjat e fundit...” tregoi kaq interesim sa i dhashë vetes zahmet për të shpikur diçka të ngjashme, pak më ndryshe, por argëtuese.

Ja dhe loja e re

Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

Shembull:

Jepet një fjalë, ta zëmë: paraprake

Sqarim:

1. Duhet të zgjedhësh tri shkronja të njëpasnjëshme të fjalës për të gjetur një fjalë të re.

2. Vendi i shkronjave të fjalës nuk është i caktuar, kështu ti ke mundësinë të zgjedhësh tri shkronjat e para të fjalës ose tri në trungun e fjalës, ose tri të fundit, të cilat do t’i përdorësh ti për fjalën e re. P.sh.

Te fjala ”paraprake” ke mundësi të zgjedhësh këto grupe shkronjash:par, ara, rap, pra, ake.

3. Po e zëmë se je përcaktuar për grupin e shkronjave „rap“. Tash ti je ai që vendos,d.m.th. sipas dëshirës tënde, se ku do ta vëndosësh këtë grup shkonjor në fjalën tënde të re: në fillim të fjalës, në trugun e fjalës apo në fund të fjalës së re: raport( në fillim të fjalës), krapuliq ( në trungun e fjalës) ose satrap( në fund të fjalës)

Rregullat e lojës:
1. Fjala e dhënë duhet të jetë e saktë gjuhësisht.
2. Gjithmonë duhet referuar përgjigjes së parë. (D.m.th. Nëse ka shumë përgjigje për të njëjtën fjalë, aktive është përgjigja e parë e saktë).
3. Je i obliguar që pjesëmarrësve të lojës t’u bësh të ditur se cilin grup nga fjala paraprake ke zgjedhur për fjalën tënde të re. Këtë do ta bësh kësi soji: duke shkruar para fjalës tënde grupin e përzgjedhur, p.sh. ”rap”: raport ose duke i bërë shkronjat e dallueshme teknikisht raport ose raport.
4. Përgjigja duhet të bëhet duke klikuar në ”cito”, d.m.th. duke treguar se cilës fjalë po i referohesh.

Shpresoj të kënaqemi edhe kësaj here.

Argëtim të këndshëm!

P.S. Përveç argëtimit qëllimi i lojës është:
1. Të mësojmë sa më shumë fjalë burimore shqipe,
2. Të mësojmë për të shkruar saktë gjuhësisht.
 
Lojën po e nisim me fjalën: virtual

Keni këto gruepe shkronjash: vir, irt, rtu, tua, ual.


Argëtim të këndshëm!
 
Redaktimi i fundit:
vir..
virtytet......
 
Teta
Etape
 
tap...
tapicier
 
........................................
E kam postuar dy herë. Në postimin pasues janë ndrequr gabimet.
Respekt për mirëkuptimin.
 
Redaktimi i fundit:
Teta
Etape

Një sqarim i vogël në fillim. Mjafton fjalën trishkoronjëshe që e merr ta bësh më të trashë, nuk ka nevojë dy herë të shkruhet; kështu unë nga fjala "etapë" po marr treshkronjëshin "apë". Ja si duket tani:

lapërushe

Argëtim të këndshëm.
 
Redaktimi i fundit:
var
varesi....
 
respekti :viol:
 
spe
spekulim.......
 
spektri :viol:
 
belhollë :dylbi:
 
lëm
lëmekët.....
 
Fas
Fasadat......
 
Paraprakisht një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju mike e miq.

për lojën:

dëmshpërblim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top