Lista e turpit, 10 nga liderët më të korruptuar të botës

fcbesia

Anëtar i Respektuar
1.Muhamed Suharto, Presidenti i Indonezisë (1967-1998)

I lindur më 8 qershor 1921. Një ndër presidentët më afatgjatë në botë. Ishte presidenti i dytë i Republikës së Indonezisë, njihet si një politikan që luftoi ndaj komunizmit. Mendohet të ketë vjedhur prej 15-35 miliardë dollarë gjatë viteve në pushtet. Qeverisi në kohën kur janë bërëprivatizime të shumta të resurseve natyrore, dhe fondacione të ndryshme nga perëndimi jepnin ndihma gjatë krizave të mëdha të Lindjes së Largët. Sipas BBC të datës 25mars 2004, ai posedon 40% të territorit të Timorit Lindor; ndërsa miliardat e tij ndodhen në banka të Austrisë.

2.Ferdinand Markos, Presidenti i Filipines (1972-1986)

I lindur më 11 shtator 1917. Sundoi për dy dekada në Filipine. Njihet si president despotik dhe akuzohet për nepotizëm gjatë qeverisjes së tij. Mendohet të ketë vjedhur prej 5-10 miliardë dollarë, ndërsa qeveria e sotshme akoma po i paguan borxhet që janë marrë në kohën e këtij lideri. Vdiq më 28 shtator të vitit 1989.

3.Mobutu Sese Seko, president i Zairesë (1965-1997)

I lindur më 14 tetor 1930, ai sundoi në Zaire, (sot Republika Demokratike e Kongos), për tri dekada. Sipas informacioneve ai ka abuzuar me 5 miliardë dollarë. Vdiq nga kanceri në kryeqytetin Maroken Rabat, pikërisht aty ku edhe u varros me 7 shtator 1997.

4. Sani Abaha, president i Nigerisë (1993-1998)

E vogël ishte periudha e qeverisjes së tij, por shumë e kushtueshme për vendin e tij. Në vetëm 5 vjet qeverisje ka përvetësuar nga paratë e popullit të vet, 2-5 miliardë dollarë. Nigeria posedon resurse të

mëdha natyrore, mes të tjerash dhe 'arin e zi'. Vdiq nga një atak në zemër më 8 qershor të vitit 1998.

5. Sllobodan Milloshevic, president i Jugosllavisë/Serbisë (1989-2000)

Kasapi i Ballkanit mbahet si lideri i pestë më i korruptuar në botë me 1 miliardë dollarë. I lindur më vitin 1941, lider i Partisë Komuniste. Ishte president i Serbisë në vitet 1989-1997, dhe president iRepublikës

Federale të Jugosllavisë 1997-2000. Pasuria u vu në kohërat e luftërave të njëpasnjëshme që startoi. Vdiq në mënyrë të papritur në burgun e Hagës më 11 Mars 2006.

6. Jean-Klaude Duvalier, president i Haitit (1971-1986)

Kur u bë president ishte vetëm 19 vjeç, pasi zëvendësoi babain e tij. Mësonte në shkollat me prestigjioze për drejtësi. Mendohet të ketë përvetësuar prej 300-800 milionë dollarë. Pas protestave të shumta në vend, ai largohet për në France ku jeton një jetë luksoze në rivierë. U divorcua në 1993 nga gruaja e tij e parë Mishele Pasket, për të bashkëjetuar më pas me Veronike Roy. ثshtë larguar nga atmosfera e politikës.

7. Alberto Fuxhimori, president i Perusë (1990-2000)

I lindur më 28 korrik 1928 nga prindër japonezë që kishin emigruar në Peru. Ishte president i këtij vendi për një dekadë. Studioi fizikën dhe bujqësinë në Strasburg, bëri po ashtu edhe masterin për matematike në Milvoki; Vendit të tij i mori 600 milionë dollarë. Rriti çmimet, taksat dhe inflacionin në vend; Opozita më në fund arriti ta largojë nga pushteti. U akuzua për korrupsion dhe u shpall në kërkim. U arrestua në 2005 në Santiago.

8. Pavlo Lazarenko, kryeministër i Ukrainës (1996-1997)

Ukraina prej vitit 1990 ka ndërruar gjithsej 17 kryeministra, kështu që çdo kryeministri mesatarisht i bije të ketë qëndruar 1 vit në pushtet. Lazarenko qeverisi pak më shume së një vit, por u korruptua me dikë të 114-deri 200 milionë dollarë. (mendoni të kishte qeverisur më gjatë)

9. Arnoldo Aleman, president i Nikaraguas (1997-2002)

I lindur më 23 Janar 1946, ai studioi drejtësi dhe punoi në Bankën Botërore. Nga luftërat civile, Aleman arrestohet me 1980 për të qëndruar 9 muaj në burg. Pas daljes nga burgu ai së shpejti do të arrijë një hierarki në politikë, ku më 1997 bëhet president. Akuzohet se ka bërë shpërdorim të parave me rreth diku 100 milionë dollarë. Më 7 dhjetor të vitit 2003 u dënua për vjedhje dhe korrupsion.

10. Josef Estrada, president i Filipineve (1998-2001)

Në dhjetë liderët me të korruptuar të botës, dy janë nga Filipinet. Josef Estrada është marrë me aktrim, politike, ndërsa ka studiuar inxhinierinë. Ka zhdukur 78-80 milionë dollarë gjatë qeverisjesse tij. Ishte presidenti i parë nga Filipinet, të cilit iu ngrit padi nga shteti. U largua para kohe nga pushteti nga pakënaqësitë dheprotestat në vend


Shekulli
 
PO Sali Berishen dhe Fatos Nanon pse se kane vene, apo s'kishte vend per ta aq shume te korruptuar jane ?
 
PO Sali Berishen dhe Fatos Nanon pse se kane vene, apo s'kishte vend per ta aq shume te korruptuar jane ?

Ai ka patur shifer Enorme te vjedhjeve ..prandaj :haha:
 
Problemi eshte se listat shfaqen kur nuk je me ne pushtet. Me siguri qe do kemi konkurence te forte.
 
Problemi eshte se listat shfaqen kur nuk je me ne pushtet. Me siguri qe do kemi konkurence te forte.

Akoma o Nostra do rrine ata ne pushtet
Po na moren shpirtin o aman ? C'bejne keshtu s'u ngopen ?
 
Akoma o Nostra do rrine ata ne pushtet
Po na moren shpirtin o aman ? C'bejne keshtu s'u ngopen ?

Per aq kohe sa ne mbetemi peshq te vegjel duke heshtur mbi fatin tone, akoma aty do jene sepse idhull ata kane xhaxhin Enver, ajo fryme jane edhe ata. Vuajne per lavdi dhe pretendojne pasuri perandoresh.

Te pakten Nano sikur doli fizikisht nga skena politike, ky gamori u be si Madonna qe i reziston cdo kohe :grusht3:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top