Lista e kandidatëve për “Topin e Artë” dhe trajnerin e vitit

Kresha

A pretty face can never trick me


France Futboll publikoi listën e reduktuar me 23 futbollistët që kandidohen për “Topin e Artë” që prej 3 edicionesh është bashkuar me çmimin e FIFA-s, lojtari më i mirë i vitit. Futbollistët që synojnë këtë çmim prestigjioz individual në botën e futbollit janë. Gareth Bale, Edinson Cavani, Radamel Falcao, Eden Hazard, Zlatan Ibrahimoviç, Andrés Iniesta, Philipp Lahm, Robert Lewandowski, Lionel Messi, Thomas Muller, Neymar, Manuel Neuer, Mesut Ozil, Andrea Pirlo, Franck Ribery, Arjen Robben, Cristiano Ronaldo, Bastian Schëeinsteiger, Luis Suarez, Thiago Silva, Yaya Toure, Robin van Persie dhe Xavi.
Ndryshe nga sa jemi mësuar në edicionet e mëparshme ku pjesa më e madhe e futbollistëve vinin nga Barcelon, këtë vit ndër kandidaturat dominojnë futbollistët e Bajernit të Mynihut falë suksesit historik me triumfin e trefishtë të sezonit të kaluar.
Kampionët e Evropës prezantohen me plot 6 lojtarë kandidatë, Lahm , Muller, Neuer, i cili është dhe i vetmi portier në listë, Ribery, Robben dhe Schweinsteiger. 4 futbollistë vijnë nga Barcelona që paraqet dhe dy spanjollët e vetëm të listës, Iniesta dhe Xavi bashkë me yjet e sulmit Messi e Neymar. Rivalët e përjetshëm të katalanasve, madrilenët e Realit përfaqësohen me dy kandidatura Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.
Në të njëjtën kohë u prezantuan dhe dhjetë kandidaturat për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, ku shihen emrat e Carlo Ancelotti (PSG dhe Real Madrid), Rafa Benitez (Chelsea dhe Napoli), Antonio Conte (Juventus), Vicente del Bosque (trajner i Spanjës), Alex Ferguson (Manchester United), Jupp Heynckes.(Bayern), Jürgen Klopp (Dortmund), Mourinho (Real Madrid dhe Chelsea), Scolari ( Brazil) dhe Wenger (Arsenal).
Raporti: Korneri.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top