Lirohet nga burgu aktivistja saudite Loujain al-Hathloul

Lauri

Anunnak

Lirohet nga burgu aktivistja saudite Loujain al-Hathloul​

fd477127-69ea-4935-a8b8-fa3424fa9c42_w1080_h608_s.jpg
Aktivistja saudite, Loujain al-Hathloul.
Aktivistja e shquar e të drejtave të grave në Arabinë Saudite, Loujain al-Hathloul është liruar nga burgu. Ajo qëndroi për tri vjet në paraburgim dhe rasti i saj kishte shkaktuar zemërim të bashkësisë ndërkombëtare.

"Loujain është në shtëpi", shkroi në Twitter, motra e saj, Lina al-Hathloul.
Hathloul, 31-vjeçare, është aktiviste e njohur e Arabisë Saudite e cila zhvilloi fushata të gjëra për të drejtën e grave për të vozitur makinën dhe për t'i dhënë fund sistemit të kujdestarisë nga burrat.
Në vitin 2018 ajo u arrestua së bashku me disa gra tjera.
Disa javë pas arrestimit të tyre ky vend vendosi të lejojë gratë që të drejtojnë makinat.
Në dhjetor të vitit 2020, një gjykatë e dënoi aktivistën Hathloul me gati gjashtë vjet burgim mbi akuzat për lidhje me terrorizmin, por një pjesë e dënimit ishte pezulluar duke hapur rrugën për lirimin e saj të parakohshëm. Edhe pse është lënë e lirë ajo ende është në vëzhgim dhe i ndalohet largimi nga Arabia Saudite.
Lirimi i saj nga burgu ndodhë në kohën kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po i rishqyrton raportet me Arabinë Saudite, në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen saudite në luftën e Jemenit.
Gjatë një fjalimi në Pentagon, presidenti Biden e mirëpriti lajmin për lirimin e aktivistes saudite. Organizatat e të drejtave të njeriut gjithashtu e mirëpritën lirimin e saj, por kërkuan që edhe aktivistet tjera të lirohen.
Sundimtari de fakto i Mbretërisë, Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, është përpjekur të marrë vendime të cilat do ta paraqisnin atë si reformator. Megjithatë kritikët raportojnë për masa të vazhdueshme ndaj aktivistëve dhe rivalëve brenda monarkisë.
(Radio Europa e lirë)
 
Attachments

  • fd477127-69ea-4935-a8b8-fa3424fa9c42_w1080_h608_s.jpg
    fd477127-69ea-4935-a8b8-fa3424fa9c42_w1080_h608_s.jpg
    62.4 KB · Shikime: 0

Ore un nuk arrij të konceptoj se si arrihet të nxjerrin ligje të kësaj natyre nga shteti ?

Ai miku loverboy na mbushi me mburrje "Andaluzia e perjudhës islame", që shndritën Europën në vitet 1000 ?
 
Aman se kto kunjat pa lidhje nuk i shkojne askujt! lool

Fakti i gjendjes se Saudise sot, nuk ul nivelin e Andaluzise dje!
Zhvillimi I Andaluzise Islame eshte studiuar nga historian e arkitekte me dhjetra vite eksperience me 100dra publikime. Ajo sot e kesaj dite deshmon zhvillimin e asaj kohe! Arti Islam (urbanistike, arkitektura etj) i cili eshte me shume se Andaluzia nuk zbeh ate evropian apo indian, apo amerikan. Ashtu sic dhe ai perendimor nuk eshte superior karshi te tjereve! Boll me kto ulje e ngritje. ka ardhur koha tashme qe te gjithe te kuptojne vlerat e tjetrit dhe ti pranojne ato.

Sa absurde! Imagjino sapo kthehesh nga 1 konference internacionale disa ditore, me profesore nga e gjithe bota, duke degjuar e diskutuar mbi filozofi fetare si krishtere dhe islame qe ndikuan ndertimtarine, ne menyre marramendese te shekujve me radhe dhe pastaj log in ketu ne forum, e lexon nencmime per Andaluzine islame? Qe edhe emrin kur ja permend duhet me mbajt qendrim gati tu!

Ah, vetem po qe i paditur. Aty nuk ke faj. Kur nuk di nuk di. Zaten ata qe tallen jane perher ata qe nuk dine! Por jo kur e di dhe perdor perde per te pare te verteten.

Nejse,
sa per vajzen me behet qejfi! Muhabet saudije. Shpresoj qe gjendja e botes muslimane te ndryshoje 1 dite, per mire, dhe ti rikthehet ajo periudhe glorifikuese qe ka patur dikur dhe qe studiuesit perendimor akoma e studiojne dhe habiten sot e kesaj dite!
 
Redaktimi i fundit:

"Ohh injorancë, kush vdes më e lumtur se ti " :)
Nuk të riferohem ty Soul, se je femer inteligjente, por injorancës që është në ty e kush gjykon në këtë mënyrë.
Si i përzieni materiet shkencore me besimin ?? ??
Çfarë lidhje ka stil i arkitekturës me besimin religjoz lol?
Shko e lexo pak postimet e mia tek tema e Andaluzise, Ke ca detaje.
Ju shikoni ca ndertime të 1000 vitëve më pare dhe e lidhni si meritë islame. Ku islami s'ka asnjë lidhje.

Ndërsa ligjet idioteske sot të shtetit beduin Arab, ku dhe ka origjinën islami, nuk na pasken lidhje me islamin ??
Allahu as Muhamed nuk kanë thënë asgjë për patentat e grave ? por këto ligje i nxjerrin nga teologjia e besimit islam. Me bazë Kur'an ;)

Ndërsa ata konferencat internacionale me filozofi fetare, unë shoh një hipokrizi të pashoq.
Të shoh bashkë tre klerik, krishterë islam e hebre, që flasin për paqe universale, shoh tre përsona që kanë koshencën e pistë me gjak njerzish që nga origjina e fillimit të historisë së tyre.

Secili ka një libër përkatës, që flasin për një Zot, njëkohësisht secili libër është blasfemi për tjetrin që në faqet e para të këtyre librave.
Torah, Vangjel, Kur'an, janë blasfemi për njëri tjetrin. Dhe paqe ku ka blasfemi nuk do ketë.
Për paqe flitet mbrenda komunitetit të secilit, dhe jo jashtë tyre.

Kështu që, konferencat për paqe mirë se të vijnë, mbase janë bazat e një besimi të ri Universal. Mbi këta besimet aktuale ?
 
Une nuk ofendohem pa merak se jam e vetedijshme ne cfare Zoti me ka dhene. Te pakten perpiqem qe cdo dite te mesoj e lexoj dicka te re.
Kur fola per konferencen nuk e pata tek toleranca fetare se une skam lidhje. por tek Religjioni dhe Built environment. Tek kjo fushe studioj.
Islami si fe apo si filozofi nuk ka nevoje per fjalen time, sepse eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe kontributin njerezor qe ai ka dhene ne te gjitha fushat; me arkitekture e me mjeksi e shkence. I ke me fakte o Lauri me emra real. Ndaj kjo me habit tek ty sinqerisht. Une fjalet nuk e nxjerr nga mendja ne hava. Por i kam studiuar. ? Lexo Fletcher, Titus Burtchard, Diana Darke, Valeria Gonzales, Oleg Grabar nga universiteti Yale(te permenda vetem emra perendimor se ata lindorit ndoshta nuk i beson). Etj etj... Jane me 100ndra volume te cilat e lavderojne civilizimin Islam. Dhe po, e cmojne sepse forca motorike e te gjithe zhvillimit nga viti 700 e mbrapa ka qene vete feja. Ne fakt kjo eshte dhe vetia me unike e atij civilizimi. Ne regjione te ndryshme ka te njejten gjuhe estetike. Mos e nevlereso ndertesen 1000 vjecare. Ne fakt jane ndertesat qe flasin me shume se cdo gje tjeter dhe reflektojne mbi historine. Po mir ti qe thua beduinet arab. Te duket gje e paket ty qe ai beduini atje me 1 shtepi me dhe 1 kateshe te areij e te shtrihet nga Azia ne Afrike e deri ne Europe?!?! Jo pra jo.

Ndoshta dikush edhe pyet: po ku jane sot ata?! Si cdo civilizim, ngrihet e bie. Ai civilizim filloi e te zbehej, te largoheshin nga principet themelore te tyre qe pas 1600tes. Edhe sot jane ku jane. Duke shfarosur Damaskun e Bagdadin(djep kulture)

p.s. Me kete une nuk mbroj ligjet e sotme te arabise. eshte absurde mos lejimi i vozitjes? Ajo nuk ka baza i nderuar. Sepse kur ne boten arabe sundonte ligji islam, gruaja ishte mjeke, dijetare, tregtare, i "jepte" devese e kalit(analogji e makines sot). Une nuk dua te te imponohem as ty e askujt. Je i lire ta quash c'te duash fene,profetin, Zotin etj. Ama, faktet mos i moho. Dhe me kaq e mbyll! Sepse aq here kemi folur per kte teme saqe kot qe shkruajme.
 
The nje thes mhb bosh.
Fjeja nuk ka sjell kurr perparim shkencor, aq me keq ajo islame. Prandaj mbaj te ndara keta dy gjera. Gje qe ju ja ngjeshni te gjitha meritat besimit.
Po te perdoret njejta filozofi mendimi, i takon qe Dubai sot qenka merite e civilizimit te krishter ?? qe arabe aty ka vetem shkretetiren per rreth.
Nuk e kuptoni qe gomari lidhet nga koka e jo nga bishti. Prandaj krenoheni me vitin 1000 ju, edhe se ai "zhvillim" i asaj kohe ka te beje vetem me perkthime leterature persiane, bizantine. E gjithe kjo eshte bere per te pasuruar ate gjuhe arabe te varfer te porsa lindur( edhe kjo nga dy te krishter arab). 3_4 shekuj vetem perkthime.......per ti thene botes qe ja.....dituria, shkenca eshte ne gjihen arabe. Qe arabe asgje nuk ka, por e hauzuar nga persianet bizanti.
Dijet e shkencat jane proces evolutiv, gje qe harruan ata elita islame qe pervetesoj keta dije nepermjet perkthimeve, qe ne fakt bota islame eshte gjithmone ne vitin 1000. Duket edhe sot qe i keni syte dhe zemren akoma ne ate epoke.
Klm diten soul :)
 
E vetmja gje boshe ne tere kete ketu eshte "kokefortesia" jote qe edhe po te te vijne perballe me Bonapart e me Vilhelm e me Anshtajn, apo te ngrihen nga varri me Avicena e me Biruni nuk ta mbushin mendjen, Lol.

Klm dhe ti Laur! :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top