Lirohen 3 gra, u mbajtën për 30 vjet si skllave

cent

...Lontano
LONDER- Tri gra, të cilat mbaheshin si skllave prej 30-vjetësh janë liruar sot nga një shtëpi në jug të Londrës.
Scotland Yard ka zbuluar po ashtu se dy persona, të dyshuar, një burrë dhe një grua jane arrestuar, të dy rreth moshës 67 vjeç.
Brenda në një shtëpi të zakonshme në një rrugë të zakonshme janë shpëtuar një grua malajziane, 69-vjeçe, një 57-vjeçare nga Irlanda dhe një 30-vjeçare nga Britania, e cila ka lindur ne shtepine ku mbahej peng.
Scotland Yard njoftoi se zbulimi është bërë nga një organizatë humanitare, e cila kishte marrë një telefonatë për ndihmë nga njëra prej grave që mbahej ne shtepi.
Ajo u kishte thënë atyre se mbaheshin të mbyllura kundër vullnetit të tyre prej më shumë se tre dekada.
Të tre gratë janë çuar në një vend të fshehtë dhe të sigurt, ndërsa policia e përshkroi gjendjen e tyre si ” shumë të traumatizuar”.
/Panorama
 
Titulli: Lirohen 3 gra, u mbajtën për 30 vjet si skllave

Grate e mjera ne cdo vend viktima t psikomanise mashkullore shyqyr tmerri per kto mori fund dhe pse pas nje kohe te gjate
 
Titulli: Lirohen 3 gra, u mbajtën për 30 vjet si skllave

Paska dhe keshtu .... Se kuptoj pse i mbanin
 
Back
Top