Liga, Porto shkatërron Vilarealin, Benfica fiton derbin portugez me Bragën

eGo0sTyle

System Engineer
31215_1.jpg



Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin evropian, Liga e Evropës, zhvilloi mbrëmë dy takimet e para gjysëmfinale.

Skuadra portugeze e Portos hodhi një hap të madh drejt finales së Ligës së Evropës pas shkatërrimit 5-1 të Villarreal në ndeshjen e parë gjysmëfinale, me kolumbianin Falcao që shënoi katër gola në këtë takim. Cani shënoi i pari në minutën e 45-të për Villareal, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh për spanjollët, por në të dytën portugezët shpërthyen duke realizuar të pesë golat, katër nga Falcao (49’ 11-m, 67’, 75’ dhe 90’) dhe një tjetër nga Guarin (61’).

Ndërkohë në derbin portugez Benfica arriti një fitore të ngushtë 2-1 me Bragën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Vardel (50’) kaloi në avantazh Benficën, por tri minuta më pas Vandinho barazoi rezultatin në të 53’. Golin e fitores e realizoi Cardozo në minutën e 59-të.

Ndeshjet e kthimit të gjysëmfinaleve të Ligës së Evropës do të luhen më 5 maj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top