Leverkuseni i bën ofertë Ervin Skelës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ervin Skela është gjithnjë e më afër klubit të Bajer Leverkusenit. Drejtuesit e skuadrës gjermane kanë vendosur t'i ofrojnë një kontratë fantazistit të Kombëtares shqiptare, i cili prej më shumë se pesë ditësh stërvitet me ekipin e "aspirinave". Burime të afërta pranë lojtarit, bëjnë të ditur se Skelës i është bërë një ofertë fillestare nga klubi gjerman, por ende nuk dihen detaje të hollësishme. Ndërkaq, futbollisti vazhdon të jetë në bisedime dhe po shqyrton me kujdes ofertën. Sigurisht që ky është një hap shumë pozitiv për sa i përket të ardhmes së lojtarit. Trajneri i Bajer Leverkusenit, Jup Heinks, ka pëlqyer nivelin e Skelës dhe ka dhënë OK-in për të hyrë në bisedime zyrtare me futbollistin. Për 32-vjeçarin kjo do të ishte një arritje, pasi aktualisht ai është pa ekip dhe ofertat e mëparshme nuk e kanë bindur, jo për aspektin financiar, por për nivelin e skuadrave që kanë dashur të kenë shërbimet e tij. Për vlonjatin ka pasur interesim konkret nga ana e Koblenzit, Bursasporit dhe Trabzonsporit, por asnjë prej këtyre ekipeve nuk e ka bindur Skelën. Ai dëshiron që të vazhdojë të luajë në nivele të larta dhe shpreson që të sigurojë një kontratë me një nga klubet gjermane të Bundesligës 1.
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top