Lëreni tregun rehat dhe…kujdes nga burokratët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, i cili mund të zëvendësojë me lehtësi ujin në organizëm. Por përveç se ka vetitë e tij ushqyese, shalqiri është një frut shuam i mirë për tu përdorur në maskat e fytyrës. Më poshtë po ju paraqesim dy maska të thjeshta, të cilat mund të pregatiten me lehtësi në kushtet e shtëpisë.

foto.php



Maska I- Maskë hidratuese për çdo lloj lëkure.
Përbërësit: - 2 lugë kos natyral; - 1 lugë çaji me lëng shalqiri.
Pregatitja: Përzieni mirë dhe aplikoni maskën në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të freskët.

Maska II- Për lëkura të holla, të lodhura dhe në moshë.
Përbërësit: - 2 lugë gjelle avokado të shtypur (kremoze); - 1 lugë çaji me lëng shalqiri
Pregatitja: Përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 20 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të freskët.

Indeks
 
Lëreni tregun rehat dhe…kujdes nga burokratët

Sa herë që ekonomia është në vështirësi, populistët lulëzojnë. Në fakt pikërisht tani në ekonominë shqiptare është e vështirë të gjesh ndonjë gjë që shkon mirë, por ajo që ka marrë vëmendjen kryesore të publikut javët e fundit është debati për çmimin e naftës.

Në gjithë këtë histori ka një të vërtetë të pakontestueshme. Shqiptarët po përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës, shumë më pak se shumica dërrmuese e qytetarëve në botë. Arsyeja sipas etatistëve që përgjithësisht gjenden në të majtë është tregu i lirë. Edhe pse numrat thonë se shkaku kryesor është një tjetër, për ta djalli është tregu dhe vetëm ai. Taksat? Jo. Ato nuk kanë asnjë ndikim.

Progresistët e kanë gjetur shkakun e madje kanë gati edhe zgjidhjen. I pari është tregu, e dyta qeveria. Në çdo rast kjo është receta e tyre e preferuar. Më shumë qeveri për të vendosur kontroll mbi tregun. Madje, tani po propozojnë edhe kontrollin përmes një Enti. Një komision burokratësh me pesë apo shtatë antarë që do mblidhen dhe të përcaktojnë sa duhet të jetë çmimi i naftës në treg. Monopolistët do nënshtrohen, çmimi i naftës do ulet dhe në fund të gjithë do jenë të lumtur. Madje pse të mos e ndërtojmë një Ent edhe për ushqimet?

Fundja ato janë edhe më jetike për qytetarët se sa karburanti. Kështu edhe Ministria e Bujqësisë do kishte mundësinë për të realizuar ëndrrën e saj, uljen e çmimit të vezëve në 15 lekë. Pastaj me radhë. Nga një Ent për çdo produkt që shitet në treg dhe abuzimi merr fund përgjithmonë. Zgjidhje e lehtë.

Por ka vetëm një problem. Në vitin 1998, kur filloi të ndërtonte industrinë e telefonisë së lëvizshme, Shqipëria ngriti Entin Rregullator të Telekomunikacioneve. Institucioni duhet të mbronte qytetarët nga abuzimi dhe për këtë ishte pajisur me të gjitha mekanizmat e pushtetit. Por për një dekadë, deri në vitin 2007, Enti i qeverisë që përcaktonte çmimet, u faturoi qytetarëve shqiptarë koston më të lartë në Europë e ndoshta dhe me gjerë për shërbimin telefonik.

Një faturë abuzimi ndoshta më e madhe se 1 miliardë dollarë, kur gjithë ekonomia e vendit nuk ishte më e madhe se 10 miliardë dollarë. Pak kohë më vonë, në vitin 2009, një tjetër Ent i qeverisë, ai i energjisë elektrike përmes një manovre tinzare, u grabiti qytetarëve 10 milionë dollarë, duke ulur me dy herë çmimin me të cilin kompania publike KESH i shiste energji privatëve të CEZ.

Morali është i dhimbshëm. Më shumë qeveri, çon në më shumë dhimbje për qytetarët. Pavarësisht ngjyrës, e kuqe, blu, mavi, rozë apo e zezë, burokratët korruptohen. Dhe madje mund ta bëjnë këtë pa patur frikën se do ndëshkohen nga ligji. Ky është korrupsion ligjor.

Asnjë nga zyrtarët e Entit të Telekomunikacioneve nuk u akuzua se për një dekadë të tërë i ngarkuan qytetarëve më të varfër të Europës një faturë marramendëse për shërbimet telefonike. Ashtu si askush nga Enti i Energjisë nuk u hetua për manovrën me çmimet mes kompanive. Ata thjesht bënë detyrën sipas ligjit edhe pse përmes saj u pasuruan në kurriz të qytetarëve, të cilët duhet ti mbronin.

Askush nuk mund të mohojë se kompanitë mund ti kapin tregjet dhe të abuzojnë me to duke penguar konkurrencën. Por në pjesën dërrmuese të rasteve këtë e bëjnë, jo përmes suksesit në tregun e lirë, por duke korruptuar zyrtarët apo institucionet publike.

Më shumë pushtet për ta vetëm sa do të zgjerojë hapsirat për më shumë abuzim. E vërteta e pamohueshme është se tregu i lirë, ai që sot është nën akuzë, i mbron qytetarët shumë më tepër se burokratët e çdo qeverie në botë. Madje, edhe se qeveritë më të pakorruptuarat në planet dhe sigurisht ajo e Shqipërisë nuk është një ndër to.

Miliarda njerëz në botë janë nxjerrë nga varfëria jo nga qeveritë, por tregu i lirë. Miliona shqiptarë, që vetëm dy dekada më parë jetonin në varfëri eksetreme sot gëzojnë një standard jetesë shumë herë më të mirë, jo sepse qeveritë që i kanë qeverisur ishin të pakorruptuara, por nga tregu i lirë. Historia e ka treguar rrugën. Por sërish progresistët nuk mund të pajtohen dot me të.

Ata duan kontroll mbi ekonominë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, edhe pse gjithmonë përmes kontrollit përfundojnë duke e përkeqësuar atë. Thjesht problemi nuk është tregu, por vetë institucionet.


(c) Pol.Al
 
Back
Top