Lehtësimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë

fshatari

Anetar
Një udhëtim më i lehtë drejt Bashkimit Evropian bëhet një realitet për qytetarët e Shqipërisë - ky është dhe qëllimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave lidhur mes BE-së dhe Shqipërisë. Qëllimi i regjimit të ri të vizave është që të lehtësojë lëshimin e vizave me afat të shkurtër për personat me kombësi shqiptare. Kjo duhet ta bëjë perspektivën evropiane të Shqipërisë më të prekshme për qytetarët e saj. Lehtësimi i vizave është hapi i parë konkret drejt një regjimi udhëtimi pa viza.
Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave ka avantazhe për gjithë shtetasit e Shqipërisë që udhëtojnë drejt BE-së në formën e një vize me tarifë të ulët (35 € në vend të 60 € që janë aplikuar kryesisht deri tani) dhe me një proces aplikimi për vizë më të përshpejtuar (maksimumi 10 ditë si rregull kryesor). Ka gjithashtu avantazhe për grupe të gjera që paraqiten në formën e një dokumenti më të thjeshtë kërkesash që duhet të plotësohen për qëllime udhëtimi, dhe rregulla më të qarta për vizat me shumë hyrje. Për kategori të caktuara të njerëzve të tilla, si studentë dhe pensionistë, vizat do të jepen falas.

Kjo broshurë jep informacion bazë për të gjithë aplikantët e interesuar rreth rregullave dhe parimeve për lëshimin e vizave me afat të shkurtër. Shtetet Anëtare të BE-së do të ndërmarrin hapa për të garantuar që të gjitha rregullimet ekzistuese të jenë në përputhje mepërmbajtjen dhe frymën e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave dhe do të japin informacione më të detajuara në faqen e internetit të shërbimit të tyre konsullor. Informacione më të hollësishme do të keni mundësi që t’i gjeni dhe në faqen e internetit të Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë http://www.delalb.cec.eu.int/en/visa_facilitation/ dhe të qeverisë së Shqipërisë (....................................)


1. Vizat me qëndrim të shkurtër

* A keni si qëllim që të qëndroni në një nga Shtetet Anëtare të BE-së apo në disa prej Shteteve Anëtare të BE-së për jo më shumë se 90 ditë brenda periudhës së 180 ditëve?

* A keni si qëllim që të udhëtoni tranzit në territorin e një ose disa Shteteve Anëtare të BE-së?


Atëherë, ju nevojitet një vizë me qëndrim të shkurtër, që nënkupton një autorizim të lëshuar nga Shteti Anëtar i BE-së për qëndrimin tuaj në të ose si tranzit nëpërmjet këtij vendi apo disa Shteteve Anëtare.

Informacion i rëndësishëm

Rregullat e reja të lehtësimit të vizave zbatohen për të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Danimarkës. Shqipëria ka si qëllim që të lidhë marrëveshje të veçanta me përmbajtje të ngjashme si marrëveshja me BE-në me këto vende sikurse dhe me Norvegjinë dhe Islandën.

Ku të aplikoni?

* Ju mund të aplikoni për vizë pranë shërbimit konsullor të Shtetit Anëtar të BE-së në të cilin keni si qëllim të qëndroni për një periudhë të shkurtër.

* Për një qëndrim të shkurtër në më shumë se një nga Shtetet Anëtare të BE-së, ju nevojitet që të drejtoheni vetë në konsullatën e vendit të destinacionit tuaj kryesor.

* Në rast se është e vështirë të përcaktoni destinacionin tuaj kryesor, ju duhet të shkoni në konsullatën e hyrjes së parë në zonën Shengen.



Cilat janë kërkesat minimale për të aplikuar për marrjen e një vize?


Ju duhet:

* Të plotësoni dhe të nënshkruani formularin e aplikimit për vizë.

* Të paraqisni një pasaportë që të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas skadimit të vizës së kërkuar.

* Të përcaktoni mjetin e transportit me të cilin ju do të udhëtoni.

* Të demostroni se zotëroni mjete të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja të qëndrimit si dhe ato të kthimit në vendin tuaj.

* Paraqisni një dokument të sigurimit shëndetësor të vlefshëm për udhëtimin.

* Përshkruani qëllimin dhe rrethanat e vizitës suaj.



Rregullat e reja të lehtësimit të vizave kanë lidhje dhe me këtë pikë të fundit:


Shembujt e treguar këtu e më pas japin një numër rastesh studimi për orientimin tuaj. Ju lutem të keni parasysh se kjo është një listë e dhënë vetëm për orientimin tuaj dhe nuk ka si qëllim që të jetë shterruese. Nëse ju i përkisni njërës prej kategorive të mëposhtme, vetëm dokumenti(at) e paraqitura më poshtë mund të kërkohen për të justifikuar qëllimin e udhëtimit tuaj; asnjë justifikim tjetër, ftesë apo tjetër lloj dokument është i nevojshëm. Megjithatë, të gjitha kërkesat e tjera për pajisjen me vizë të tilla, si paraqitja e dokumentave mbi mjetet tuaja financiare të përballimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit, mbeten të pandryshuara me marrëveshjen e re dhe kërkohen që të kontrollohen me konsullatën në të cilën ju keni si qëllim të aplikoni për vizë.



Qëllimi i qëndrimit tuaj të shkurtër në një shtet anëtar të BE-së Nëse ju jeni…: …pastaj ju duhet që të justifikoni qëllimin e udhëtimit tuaj duke paraqitur: Arsye profesionale ... biznesmen … një kërkesë me shkrim nga pala mikpritëse që mund të jetë një person juridik ose kompani ose autoritet shtetëror, e vërtetuar nga Dhoma e Tregtisë së vendit tuaj. … pjesëmarrje në ekspozita ndërkombëtare, konferenca, simpoziume,seminare...... … një kërkesë me shkrim nga organizata mikpritëse … nxënës, student apo kujdestar... … një kërkesë me shkrim apo çertifikatë të regjistrimit nga universiteti, kolegji apo shkolla mikpritëse.
…pjesëmarrje në veprimtari shkencore, kulturore, artistike ose sportive.... … një kërkesë me shkrim nga organizata mikpritëse Arsye private … i afërm-– bashkëshort, fëmijë, ose i afërm i një shtetasi i cili është rezident në një nga Shtetet Anëtare të BE-së … … një kërkesë me shkrim nga i afërmi që ju keni si qëllim ta vizitoni. … person i cili ka si qëllim që të vizitojë një Shtet Anëtar të BE-së për arsye shëndetësore ose kur personi shoqërues është i nevojshëm … … një dokument zyrtar të një institucioni shëndetësor dhe prova që ka mjete financiare të mjaftueshme për të paguar trajtimin mjekësor. …udhëtim për turizëm… …një dokument i rezervimit të hotelit dhe fluturimit i lëshuar nga një agjenci udhëtimi ose operator turistik. …të ndjekë një ceremoni varrimi... … një dokument zyrtar që konfirmon faktin e vdekjes, sikurse dhe konfirmimi nga familja apo nga të afërm të tjerë.



Informacion i rëndësishëm

Mbani parasysh se ligji i BE-së ose ligji kombëtar vazhdon të aplikohet për të gjitha rastet që nuk mbulohen nga Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave si: refuzimin e lëshimit të vizës, njohjen e dokumentave të udhëtimit, kërkesën për t’u paraqitur personalisht në rastin e aplikimit për vizë, mundësinë në rast dyshimi për të ftuar aplikantët për një intervistë personale në raste të veçanta, refuzimi i hyrjes dhe masat e dëbimit por gjithashtu edhe lehtësimet për udhëtarët e mirëbesuar.


2. Vizë me shumë hyrje dhe qëndrim të shkurtër


Një vizë me shumë hyrje por qëndrim të shkurtër në BE duhet t’ju lëshohet juve, e vlefshme deri në një vit, nëse:

1. gjatë vitit të mëparshëm ju keni marrë të paktën një vizë,
2. ju e keni përdorur atë në përputhje me ligjet e hyrjes dhe të qëndrimit të Shtetit Anëtar të BE–së të vizituar
3. ju rregullisht udhëtoni në Shtetet Anëtare në BE dhe jeni:

* biznesmen
* anëtar i profesioneve të tilla që ftohen të marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare , konferenca, simpoziume, seminare ose veprimtari të ngjashme;
* person që ka nevojë të vizitohet rregullisht për arsye shëndetësore ose një shoqërues i tij që është i domosdoshëm;
* person që rregullisht merr pjesë në aktivitete shkencore, kulturore, sportive ose artistike;
* student që udhëton rregullisht për qëllime studimi ose trajnimi.


Një vizë me shumë hyrje por qëndrim të shkurtër në BE duhet t’ju lëshohet juve, e vlefshme minimumi 2 vjet dhe maksimumi 5 vjet, nëse:

1. ju bëni pjesë në një nga kategoritë e personave të përmendura më sipër,
2. gjatë dy viteve të fundit ju keni përdorur viza me shumë hyrje por me qëndrim të shkurtër në marrëveshje me ligjet e hyrjes dhe qëndrimit të Shtetit Anëtar të BE-së të vizituar nga ju dhe;
3. arsyet për të kërkuar një vizë me shumë hyrje janë akoma të vlefshme.


3. Sa ju duhet që të paguani për aplikimin për një vizë me afat të shkurtër qëndrimi?
Tarifa për të përpunuar aplikimin tuaj për vizë është 35 euro. Kjo tarifë vlen për të dyja tipet e vizave me një dhe shumë hyrje.

Kategoritë e mëposhtme të personave përfitojnë nga vizat falas:

* Të afërmit e ngushtë
* Personat që kanë paraqitur dokumenta që provojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre për qëllime humanitare, duke përfshirë këtu rastet ku kërkohet trajtim mjekësor urgjent dhe për personat që i shoqërojnë ata, apo që ju duhet të ndjekin funeralin e një të afërmi të tyre ose të vizitojnë një të afërm të tyre që është i sëmurë rëndë;
* Pensionistët.
* Fëmijët nën moshën 6 vjeç;
* Personat me aftësi të kufizuar si dhe personat që i shoqërojnë ata, nëse është e nevojshme;
* Nxënësit, studentët dhe mësuesit që i shoqërojnë të cilët ndërmarrin udhëtime për qëllime studimi ose trajnime mësimore, duke përfshirë në këtë kuadër dhe programet e shkëmbimeve, sikurse dhe aktivitete të tjera shkollore.
* Persona që marrin pjesë në aktivitete shkencore, kulturore, sportive dhe artistike, duke përfshirë këtu universitetet dhe programe të tjera shkëmbimi.


4. Sa kohë kërkojnë proçedurat për përpunimin e aplikimit tuaj për vizë?

Misioni diplomatik dhe zyrat konsullore të Shteteve Anëtare të BE-së do të marrin vendimin për të lëshuar një vizë brenda 10 ditëve kalendarike që nga data e marrjes së aplikimit dhe dokumentave të kërkuara për të.

Kjo periudhë kohe mund të shkurtohet deri në 3 ditë pune ose në më pak në raste urgjente. Ajo mund të zgjasë deri në 30 ditë kalendarike në raste individuale, në veçanti kur shqyrtime të mëtejshme të aplikimit tuaj janë të nevojshme që të kryhen.


RREGULLAT E REJA MBI LEHTثSIMIN E LثSHIMIT Tث VIZAVE

Qث PREJ 1 JANARIT 2008



Qëllimi i Marrëveshjes është të lehtësojë, mbi bazën e reciprocitetit, lëshimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë për një qëndrim të synuar për jo më shumë se 90 ditë brenda periudhës së 180 ditëve.

Kjo marrëveshje nuk zbatohet për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash (lehtësirash) të thjeshtëzuara për lëshimin e vizave. Ato kanë të bëjnë me:


Dokumentat që kërkohen

Për kategoritë e personave të renditura më poshtë, kërkohen vetëm dokumentat e përmendura për të justifikuar qëllimin e udhëtimit.

Kërkesa e përgjithshme për paraqitjen e vetë personit për dorëzimin e aplikimit për vizë dhe të dokumentave mbështetëse do të mbetet e pandryshuar. Në raste individuale, kur ka dyshime në lidhje me qëllimin e udhëtimit, synimin e kërkuesit të vizës për t’u kthyer në vendin e tij/të saj të origjinës apo të provës së zotërimit të mjeteve të mjaftueshme për të përballuar jetesën në raport me zgjatjen dhe qëllimin e udhëtimit, kërkuesi për vizë mund të thirret për një intervistë më të detajuar në ambasadë/konsullatë. Kërkuesi i vizës mund të paraqesë vetë dokumenta shtesë ose nëse i kërkohen në mënyrë të posaçme nga zyrtari konsullor.

a)për anëtarët e delegacioneve zyrtare të cilët, në bazë të një ftese zyrtare drejtuar Republikës së Shqipërisë, duhet të marrin pjesë në takime, konsultime, negociata ose programe shkëmbimi, sikurse dhe veprimtari që mbahen në territorin e Shteteve Anëtare nga organizata ndërqeveritare:
një letër nga një autoritet shqiptar që konfirmon se kërkuesi i vizës është anëtar i delegacionit zyrtar dhe
një kopje të ftesës zyrtare të dërguar nga institucioni i Bashkimit Evropian ose Shteti Anëtar;

b) për biznesmenët dhe përfaqësuesit e organizatave të biznesit:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga pala mikëpritëse që mund të jetë një person juridik, kompani, organizatë, autoritet ose komitet organizativ, e vërtetuar nga Dhoma e Tregtisë së Republikës së Shqipërisë;

c) për gazetarët:
një vërtetim (origjinali) i lëshuar nga organizata e punës që vërteton se ai (ajo) është gazetar(e) dhe
një dokument nga punëdhënësi që deklaron se qëllimi i vizitës është ushtrimi i gazetarisë;

d) për personat që marrin pjesë në veprimtaritë shkencore, kulturore dhe artistike, përfshirë këtu programet universitare dhe programe të tjera shkëmbimi;
një kërkesë (origjinale)me shkrim nga organizata mikëpritësë ;

e) për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që udhëtojnë për trajnime mësimore, seminare, konferenca, programe shkëmbimi:
një kërkesë me shkrim (origjinale) të lëshuar nga organizata mikëpritëse, një konfirmim që personi përfaqëson organizatën e shoqërisë civile dhe një vërtetim që provon që një organizatë e tillë është e regjistruar në përputhje me legjislacionin kombëtar;

f) për nxënësit, studentët, studentët pas-universitarë dhe mësuesit që i shoqërojnë ata që udhëtojnë për qëllime studimi ose trajnime mësimore, programe shkëmbimi apo veprimtari të tjera që kanë lidhje me shkollën:
një kërkesë me shkrim (origjinale) ose
një vërtetim i regjistrimit (origjinal) nga universiteti mikëpritës dhe ai i origjinës ose
kartat e studentit ose vërtetimet e kurseve që do të ndiqen;

g) për pjesëmarrësit në aktivitete sportive ndërkombëtare dhe personat që i shoqërojnë ata në cilësinë e kapacitetit profesional:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga organizata mikëpritëse (federatat kombëtare të sportit ose Komitetet Olimpike Kombëtare të Shteteve Anëtare);

h) për pjesëmarrësit në programe zyrtare shkëmbimi të organizuara mes qyteteve të binjakëzuara:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga ana e Shefit të Administratës/Kryetarit të Bashkisë së këtyre qyteteve;

për të afërm të ngushtë të familjes – bashkëshort(e), fëmijë (duke përfshirë fëmijët e birësuar), prindërit (duke përfshirë edhe prindërit kujdestarë), gjyshërit dhe nipërit, që vizitojnë qytetarë shqiptarë që banojnë ligjërisht në territorin e Shteteve Anëtare:
një kërkesë me shkrim nga personi pritës duke përfshirë dhe dëshminë e marrëdhënies dhe të vendit të qëndrimit (origjinale);

j) për persona që marrin pjesë në ceremoni varrimi ushtarak ose civil:
një dokument zyrtar (origjinal) që konfirmon ekzistencën dhe ruajtjen e varrit dhe lidhjen mes kërkuesit të vizës dhe të varrosurit;

k) për personat e persekutuar politikisht gjatë regjimit komunist në Republikën e Shqipërisë:
vërtetim i lëshuar nga Instituti për Integrim i të Persekutuarve, dhe
një ftesë (origjinale) e lëshuar nga një autoritet, organizatë kombëtare ose ndërkombëtare (përfshirë dhe organizata jo qeveritare të një Shtetit Anëtar) apo një institucioni evropian;

l) për shoferët që kryejnë shërbime të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve për në territoret e Shteteve Anëtare me automjete të regjistruara në Republikën e Shqipërisë:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga shoqatat kombëtare (unionet) e transportuesve që përcakton qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;

m) për personat që udhëtojnë për turizëm:
një vërtetim apo rezervim (origjinal) lëshuar nga një agjensi udhëtimi apo një operator turistik i akredituar nga Shtetet Anëtare që konfirmon rezervimin e një udhëtimit të organizuar;

n) për personat që duhet të udhëtojnë për arsye mjekësore dhe personat e nevojshëm shoqërues:
një dokument zyrtar i institucionit mjekësor që konfirmon tre elementë (domosdoshmërinë e kujdesit shëndetësor në këtë institucion, domosdoshmërinë e të qënit i shoqëruar dhe provën e pasjes së mjeteve të mjaftueshme financiare për të paguar trajtimin mjekësor)

o) për anëtarë të profesioneve të tilla që marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare, konferenca, simpoziume, seminare ose veprimtari të tilla të ngjashme të mbajtura në territorin e Shteteve Anëtare:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga organizata mikëpritëse që konfirmon që personi në fjalë do të marrë pjesë në veprimtari;

p) për anëtarët e ekuipazhit të trenave, frigoriferëve dhe lokomotivave që udhëtojnë në territoret e Shteteve Anëtare;
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga kompania e hekurudhave që cilëson qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;

q) për personat që marrin pjesë në ceremoni varrimi:
një dokument zyrtar që konfirmon faktin e vdekjes, sikurse dhe konfirmimin e lidhjes familjare apo të ndonjë tjetër lidhjeje mes kërkuesit të vizës dhe të varrosurit;

r) për përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Republikën e Shqipërisë:
një kërkesë me shkrim (origjinale) nga një komunitet fetar i regjistruar në Republikën e Shqipërisë që cilëson qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve;


اfarë përmban kërkesa me shkrim?

Për personat e ftuar: emrin, mbiemrin, datën e lindjes, seksin, shtetësinë, numrin e dokumentit të identifikimit, kohën dhe qëllimin e udhëtimit, numrin e hyrjeve, dhe emrin i fëmijëve në moshë minore që shoqërojnë personin e ftuar.
Për personin që bën ftesën: emrin, mbiemrin, adresën dhe pikat e kontaktit.
Për personin juridik që bën ftesët: emrin, mbiemrin e plotë dhe adresën, emrin dhe pozicionin e personit që firmos kërkesën dhe numrin e regjistrimit për kompanitë me seli në Shtetet Anëtare.

Tarifa e marrjes së vizës

Tarifa për përpunimin e kërkesës për vizë është 35 €uro.
Nga kjo tarifë do të përfitojnë gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe është kjo është e vlefshme për të gjitha tipet e vizave Shengen, p.sh si për ato tranzit ashtu dhe për vizat me qëndrim të shkurtër, pavarësisht nga numri i hyrjeve.
Meqënëse kësaj tarife i korrespondojnë shpenzimet administrative për përpunimin e kërkesës për vizë, ajo duhet të paguhet kur dorëzohet kërkesa për vizë dhe nuk ka rimbursim në rast të refuzimit të dhënies së vizës.

3. Përjashtime nga pagimi i tarifës së vizës

Kategori të caktuara përfitojnë nga mospagimi i tarifës së vizës. Me qëllim që të përfitosh nga mospagimi i tarifës së vizës duhet të sigurohen prova nga kërkuesi për vizë që ai/ajo bën pjesë në një prej kategorive të personale të mëposhtëm:

të afërmit e ngushtë të familjes - bashkëshortët, fëmijët (përfshirë fëmijët e birësuar), prindërit (përfshirë prindërit kujdestarë), gjyshërit dhe nipërit, që vizitojnë qytetarë shqiptarë që banojnë ligjërisht në territorin e Shteteve Anëtare:

anëtarët e delegacioneve zyrtare të cilët, në bazë të një ftese zyrtare të drejtuar Republikës së Shqipërisë, duhet të marrin pjesë në takime, konsultime, negociata ose programe shkëmbimi, sikurse dhe në evente që do të mbahen në territorin e Shteteve Anëtare nga organizata ndërqeveritare;

anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatë së Lartë, në rast se ata nuk përjashtohen nga kërkesat për vizë të Marrëveshjes aktuale;

d) nxënësit, studentët, studentët pas-universitarë dhe mësuesit që i shoqërojnë, të cilët ndërrmarrin udhëtime me qëllime studimi ose trajnimi mësimor;

e) fëmijët nën moshën 6 vjeç;

f) personat me aftësi të kufizuar dhe personat që i shoqërojnë ata, nëse është e nevojshme;

g) personat të cilët kanë paraqitur dokumenta që vërtetojnë domosdoshmnërinë e udhëtimit të tyre për qëllime humanitare, përfshirë këtu dhe ata që kanë nevojë të marrin trajtim mjekësor urgjent dhe personat që i shoqërojnë ata, ose iu duhet të jenë të pranishëm në funeralin e një të afërmi të tyre, ose të vizitojnë një të afërm të ngushtë të tyre që është i sëmurë rëndë.

h) pjesëmarrësit në veprimtari sportive ndërkombëtare dhe personat që i shoqërojnë ata në cilësinë e kapacitetit profesional;

i) personat pjesëmarrës në veprimtari shkencore, kulturore dhe artistike përfshirë këtu dhe programe universitare dhe lloje të tjera programesh shkëmbimi;

j) pjesëmarrësit në programe zyrtare shkëmbimi të organizuar nga qytetet e binjakëzuara;

k) personat e persekutuar politikisht gjatë regjimit komunist;

l) pensionistët;

m) përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që udhëtojnë me qëllimin pjesëmarrjen në takime, seminare, programe shkëmbimi ose kurse trajnimi;

n) gazetarët;

o) përfaqësuesit e komuniteteve fetare të regjistruara në Republikën e Shqipërisë që vizitojnë diasporat e Republikës së Shqipërisë në territorin e Shteteve Anëtare;

p) shoferët që kryejnë shërbime të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe të udhëtarëve për në territoret e Shteteve Anëtare me automjete të regjistruara në Republikën e Shqipërisë;

q) pjesëtarët e ekuipazhit të trenave, të mjeteve frigoriferike dhe të lokomotivave të trenave ndërkombëtarë, që udhëtojnë në territoret e Shteteve Anëtare;

r) anëtarët e profesioneve që marrin pjesë në ekspozita ndërkombëtare, konferenca, simpoziume, seminare dhe evente të tilla të ngjashme të mbajtura në territorin e Shteteve Anëtare.

Për më tepër, misionet diplomatike dhe konsullatat mund të heqin ose të reduktojnë tarifën e vizës në raste individuale.

4. Kriteret për lëshimin e vizave me shumë hyrje (për një qëndrim maksimal deri 90 ditë brenda 180 ditëve) të vlefshme për një periudhë të gjatë kohe

a) Vizat me shumë hyrje janë të vlefshme deri në 5 vjet për anëtarët e Këshillit të Ministrave, Parlamentit, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, anëtarëve të përhershëm të delegacioneve zyrtare dhe bashkëshortët, fëmijët (përfshirë të birësuarit), të cilët janë nën moshën 21 vjeç ose janë në vartësi të shtetasve shqiptarë që banojnë ligjërisht në Shtetet Anëtare, për kohëzgjatjen e lejes së tyre të ligjshme të banimit apo të mandatit të tyre, nëse këto janë më pak se pesë vjet.

b) Vizat me shumë hyrje janë të vlefshme për 1 vit për anëtarët e delegacioneve zyrtare, biznesmenët dhe përfaqësuesit e organizatave të biznesit, pjesëmarrësit në veprimtari shkencore, kulturore, artistike përfshirë programet universitare dhe programe të tjera shkëmbimi dhe veprimtari sportive, gazetarët, pjesëmarrësit në programet e binjakëzimit të qyteteve, shoferët profesionistë, personat që udhëtojnë rregullisht për arsye shëndetësore dhe personat që i shoqërojnë nëse janë të nevojshëm, ekuipazhet e trenave, studentët dhe studentët pas-universitarë, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe anëtarët e profesioneve, për të cilët provohet se gjatë 12 muajve të mëparshëm kërkuesi i vizës ka marrë të paktën një vizë, dhe e ka përdorur atë në përputhje me ligjet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetit (ve) të vizituar dhe ka arsye për të kërkuar një vizë me shumë hyrje.

c) Nga 2 vjet deri në 5 vjet për kategoritë e përmenduara në pikën (b) nëse provohet se gjatë 24 muajve të mëparshëm ata kanë përdorur dy viza 1-vjeçare me shumë hyrje në përputhje me ligjet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetit (ve) të vizituar dhe arsyet për të kërkuar një vizë me shumë kalime janë akoma të vlefshme.

5. Kohëzgjatja e procedurave për përpunimin e aplikimeve për vizë

Një vendim mbi një kërkesë për vizë do të merret brenda 10 ditëve kalendarike që nga data e marrjes së kërkesës së plotë për vizë dhe dokumentave mbështetës. Për misionet diplomatike dhe zyrat konsullore që kanë një sistem takimesh, periudha e kohës për të lënë një takim nuk llogaritet si pjesë e kohës së përpunimit të kërkesës për vizë.
Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 30 ditë kur kërkohet një hetim i kujdesshëm. Në rastet urgjente, periudha për të marrë një vendim mund të reduktohet deri në 3 apo dhe më pak ditë.

6. Largimi në rastin e humbjes apo vjedhjes së dokumentave

Kategoritë e personave të interesuar mund të lënë territorin mbi bazën e dokumentave të vlefshëm të identitetit të lëshuara nga misionet diplomatike ose nga zyrat konsullore pa asnjë lloj vize.

7. Zgjatja e vizës në rrethana të jashtëzakonshme

Për arsye të forcës madhore, vizat do të zgjaten falas për periudhën e kohës së kërkuar për kthim.

8. Përjashtimet nga viza

Mbajtësit e pasaportave diplomatike shqiptare janë të përjashtuar nga kërkesat për vizë për afatet kohore deri në 90 ditë brenda 180 ditëve.

II. “VIZA SHENGEN”

1. اfarë do të thotë “Vizë Shengen”?

Një total prej 24 shtetesh zbatojnë Rregulloren Nr 539/2001 dhe kanë një politikë të plotë të përbashkët vizash, e cila shkon përtej listës së vendeve të treta shtetasit e të cilëve janë subjekt i detyrimit për t’u pajisur me vizë. Këto janë “Shtetet Shengen”: Austria, Belgjika, Republika اeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Në parim, një vizë e lëshuar nga një prej këtyre 24 shteteve është e vlefshme, jo vetëm për shtetin që e ka lëshuar atë, por gjithashtu edhe për 23 shtetet e tjera.

Pulla e vizës që ngjitet, e cila është e njëllojtë për të gjitha Shtetet Shengen, mban fjalën “e vlefshme për Shtetet Shengen”. Kodet alfanumerike, gjithashtu të tregojnë shtetin në të cilin është lëshuar viza.

Procedurat dhe kushtet e lëshimit të vizave Shengen janë të përcaktuara në Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore, të botuara në Fletoren Zyrtare C 326 të datës 22 Dhjetor 2005.

Cilat janë kategoritë e vizës Shengen?

Llojet e ndryshme të vizave janë të përcaktuara në Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore (UPK).

Viza me qëndrim afatshkurtër (Tipi “C”, sikurse tregohet dhe në pullën e vizës). Viza lëshohet për një, dy ose disa vizita. Periudha e vlefshmërisë së saj varion.
Ajo lejon qëndrime që nuk zgjasin më shumë se tre muaj për një periudhë gjashtë mujore.

Viza tranzit (Tipi “B”, siç paraqitet dhe në pullën e vizës). Kjo vizë lëshohet për persona të cilët duhet të kalojnë tranzit në territorin e njërit ose më shumë Shteteve Shengen para se të vijojnë udhëtimin e tyre në një vend të tretë. Kjo vizë mund të lëshohet për një, dy ose në rrethana të jashtëzakonshme, për disa kalime tranzit. Kohëzgjatja e çdo kalimi tranzit nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë ditë.

Viza tranzit aeroportuale (Tipi “A” i vizës , siç paraqitet në pullën e vizës ). Kjo vizë kërkohet për shtetas të disa vendeve të treta të cilët fluturojnë në një vend tjetër të tretë, por duhet të bëjnë një ndalesë ose të ndryshojnë avionin në një aeroport të Shtetit Shengen.

Gjatë këtij tranferimi ose ndalese, personat në fjalë duhet të qëndrojë në zonën ndërkombëtare të tranzitit të aeroportit pa hyrë në territorin e Shtetit Shengen në fjalë.

Shtetet që nuk përfshihen në zonën Shengen përdorin po ashtu tre kategoritë kryesore të vizave të mësipërme.

ا’mund të themi rreth vizave të lëshuara nga shtete evropiane të cilët nuk janë Shtete Shengen?

Qipro, Bullgaria, Rumania lëshojnë ende viza kombëtare. Kjo nënkupton se këto viza janë të vlefshme vetëm për një qëndrim të shkurtër në territorin e Shtetit Anëtar i cili i lëshon ato.

Shembull praktik: Një vizë me qëndrim afatshkurtër e lëshuar nga Qipro lejon qëndrimin vetëm në Qipro. Një qëndrim më mëtejshëm në një Shtet Shengen kërkon vetëm një vizë Shengen. Për një qëndrim në një Shtet tjetër Anëtar të Bashkimit Evropian i cili nuk i përket zonës Shengen, për shembull Bullgaria, kërkohet gjithashtu një vizë Bulgare.
Raste të veçanta në lidhje me kalimin tranzit në Qipro, Rumani dhe Bullgari (Shtete Anëtare që nuk janë integruar plotësisht në hapësirën Shengen).

Në vendimin e vitit 2006, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi që Shtetet Anëtare të cilat u bënë pjesë e Bashkimit Evropian në 2004-n të njihnin vizat dhe lejet e qëndrimit të lëshuara nga Shtetet Shengen dhe Jo-Shengen si ekuivalente të vizave kombëtare. Kjo ekuivalencë është e vlefshme vetëm për trazitin, për një periudhë që nuk i kalon të pesë ditët. Pas zgjerimit të hapësirës Shengen në Dhjetor të 2007-s, këto rregulla vazhdojnë të aplikohen vetëm për Qipron.

Komisioni ka paraqitur propozime legjislative për t’i shtrirë këto rregulla edhe për Bullgarinë dhe Rumaninë.

4. Ku mund ta marr një vizë?

Ju mund të bëni kërkesën tuaj për një vizë në shërbimin konsullor të Shtetit Shengen që është destinacioni juaj kryesor. Vizat lëshohen në kufi vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të justifikuara drejtë.

Një qëndrim në një ose më shumë Shtete Shengen kërkon pikësëpari paraqitjen në konsullatën e vendit që është destinacioni juaj kryesor.

Shembull praktik: Nëse ju doni të udhëtoni nëpër Evropë për tre javë, duke qëndruar dy javë në Itali dhe një në Francë, ju duhet që të paraqiteni në konsullatën Italiane.

Ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh destinacionin kryesor, për shembull kur udhëtari ka ndërmend të bëjë disa qëndrime të shkurtra njëra pas tjetrës që janë përafërsisht të së njëjtës kohëzgjatje në Shtete të ndryshme Shengen. Në këtë rast, ju duhet të shkoni në konsullatën e shtetit që është hyrja e parë në zonën Shengen.

Shembull praktik: Një biznesmen planifikon një udhëtim në Evropë për të takuar partnerët e tij të biznesit në kryeqytete të ndryshme evropiane, ku në secilin prej tyre ai do të qëndrojë për një ose dy ditë. Ai ka rezervuar një biletë fluturimi për Frankfurt, prej nga ai do të vazhdojë më tej udhëtimin e tij. Në këtë rast, konsullata e përshtatshme për t’u paraqitur është konsullata gjermane.

Për një qëndrim në një ose më shumë Shtete që nuk janë në zonën Shengen, ju duhet të shkoni në konsullatat e secilit prej vendeve që ju planifikoni të vizitoni.

5. اfarë duhet të bëj për të kërkuar një vizë?

Kërkesat minimale janë përcaktuar si më poshtë. Ju duhet të:

* të plotësoni dhe firmosni aplikimin tuaj për vizë. Shtetet Shengen përdorin një formular standart, i disponueshëm në të gjithë gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian. Formulari jepet falas. Ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar këtu;
* të paraqisni pasaportën aktuale e cila duhet të jetë e vlefshme të paktën deri në tre muaj pas afatit të skadimit të vizës;
* përshkruani qëllimin dhe rrethanat e vizitës suaj - shih pikën I.1-lista e dokumentave që duhen dorëzuar për kategori të ndryshme personash në lidhje me qëllimin e udhëtimit;
* specifikoni mjetet e transportit;
* tregoni se zotëroni mjete të mjaftueshme jetese për të përballuar shpenzimet e udhëtimit në fjalë dhe ato të kthimit në Republikën e Shqipërisë (për shembull: vërtetim të mjeteve finaciare, qëndrim në një banesë private ose ftesën nga një firmë apo një institucion);
* tregoni se keni sigurim shëndetësor për udhëtimin me një mbulim minimal prej 30 000 €uro.



Në konsullatat e Shteteve Shengen në fjalë ju mund të merrni informacion mbi hollësi specifike për dokumentat mbështetës që duhet të paraqisni në varësi të situatave të ndryshme dhe llojit të vizës.

6. Mbi cilat kritere bazohet shqyrtimi i kërkesës për vizë dhe vendimi i konsullatës?

Konsullata shqyrton dhe verifikon dokumentacionin mbështetës të paraqitur nga kërkuesi i vizës. Aty ku është e domosdoshme, mund të kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë. Nëse ka dyshime, një intervistë kokë më kokë me kërkuesin e vizës mund t’i qartësojë të gjitha ato. Në shqyrtimin e kërkesës për vizë, është e rëndësishme të krijohet binda se kërkuesi i vizës ka për qëllim të kthehet në vendin e tij të origjinës. Konsullata kontrollon gjithashtu nëse kërkuesi i vizës është i regjistruar apo jo në Sistemin e Informacionit Shengen (SISH) si person të cilit i është hequr e drejta e hyrjes dhe ai ose ajo nuk përbëjnë një kërcënim për rendin publik.

7. Pse konsullata i vulos pasaportat gjatë procesit të kërkesës për një vizë Shengen?

Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore përcaktojnë se konsullata e cila merr kërkesën për vizë duhet të vulosë pasaportën e kërkuesit. Vula përcakton, nëpërmjet kodeve alfanumerike, tipin e vizës së kërkuar nga Konsullata, Shtetin Shengen të cilit konsullata i përket dhe datën.

Arsyeja kryesore për vulosjen e pasaportës është që të informojë konsullatat e tjera që një kërkesë për vizë tashmë është dorëzuar, për të evituar aplikime vizash të njëpasnjëshme në konsullata të ndryshme.

8. A mundet të refuzohet hyrja edhe kur ke një vizë të vlefshme?

Kodi i Komunitetit mbi rregullat që qeverisin lëvizjen e personave përgjatë kufinjve (botuar në Fletoren Zyrtare L 105 të 13 Prillit 2006) përcakton kushtet për hyrje në territorin e Shteteve Anëtare. Mbajtja e një pashaporte të vlefshme dhe vize (në rastet e shtetasve të vendeve të treat për të cilët kërkohet vizë) janë vetëm dy prej kushteve të hyrjes.
Kushtet e hyrjes kontrollohen fillimisht nga konsullatat të cilat shqyrtojnë kërkesat për vizë. Lëshimi i vizës presupozon që konsullata mori në konsideratë faktin se kushtet e hyrjes u plotësuan në momentin e dhënies së vizës.

Kushtet e hyrjes kontrollohen për herë të dytë kur personi paraqitet vetë në kufirin e jashtëm (tokë, det ose aeroport) të Shteteve Anëtare. Nëse policia kufitare vendos që personi mbajtës i vizës nuk përmbush kushtet e hyrjes (për shembull: personi nuk ka mjete të mjaftueshme jetese për kohëzgjatjen e qëndrimit të tij), ai do ta refuzojë hyrjen, megjithëse ai ka vizë në pashaportën e tij.

E rëndësishme: Mbajtësit e vizës duhet të mbajnë me vete dokumenta mbështetës për të provuar se ata i përmbushin kushtet e hyrjes, kështu që mund t’i paraqesin ato nëse lind nevoja gjatë kontrolleve në kufinjtë e Bashkimit Evropian.

9. A ka ndonjë proçedurë të veçantë që duhet të ndiqet pas mbërritjes në territorin e Shtetit Shengen ose Jo-Shengen?

Kohëzgjatja e qëndrimit në territorin e Shtetit Shengen është periudha e përcaktuar në pullën e vizës (në ditë, që llogariten nga data e hyrjes në pullën e pasaportës). Në këtë periudhë nuk është e nevojshme të bëhet kërkesë për leje qëndrimi sepse kjo mbulohet tashmë nga viza.

Disa Shtete Shengen dhe shtete që nuk janë pjesë e zonës Shengen kërkojnë që mbajtësi i vizës të raportojë prezencën e tij në një autoritet administrativ brenda një periudhe të caktuar.

ثshtë e këshillueshme të kërkoni nëse kjo është e nevojshme kur aplikoni për vizë dhe kur paraqiteni vetë në kufi.

10. A të jep viza të drejtën për të punuar?

Viza Shengen Tipi "C" është një vizë me qëndrim afatshkurtër, e vlefshme për periudhën e specifikuar gjatë kërkesës për vizë.

Nëse ju keni si qëllim të kryeni një aktivitet ekonomik gjatë këtij qëndrimi të shkurtër, ju duhet që të plotësoni një seri formalitetesh për të marrë një leje pune.

E rëndësishme: Nuk lejohet që të kryeni një aktivitet ekonomik kur udhëtoni me një vizë Shengen të tipit “C” e cila është lëshuar për arsye private ose familjare, apo për qëllime të turizmit. Kryerja e një aktiviteti të tillë do të çonte në sanksione.

11. A mundem unë ta zgjas vizën në Evropë?

Një vizë Shengen Tipi "C" me qëndrim afatshkurtër mund të shtyhet në Evropë vetëm në raste të jashtëzakonshme. Shtyrja nuk mundet asnjëherë ta kalojë maksimumin e kohëzgjatjes së vizës së Tipit "C" (tre muaj brenda një periudhë gjashtë mujore).

Nëse një shtetas Shqiptar shikon se ai/ajo nuk është në gjendje të largohet prej territorit të Shtetit Anëtar në datën e përcaktuar në vizën e tij për shkaqe të forcës madhore, afati i vizës së tij do të zgjatet pa pagesë në përputhje me legjislacionin e aplikuar nga shteti pritës për periudhën e kërkuar për kthimin në shtetin ku banon (shih pikën I.7).

12. A mundem të siguroj leje qëndrimi në Evropë?

Tipi “C” i vizës Shengen lëshohet për një qëndrim të shkurtër. Përdorimi i një vize të Tipit “C” kur je në Evropë, për leje qëndrimi, përbën një abuzim për vizën e Tipit “C”. Në raste të tjera, përveç atyre të jashtëzakonshme, leja për qëndrim/rezidenca do të refuzohet.

13. Nëse kërkesa juaj për vizë refuzohet:

A mundem unë të gjej arsyet e refuzimit të vizës?

Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore nuk i detyrojnë Shtetet Shengen të informojnë kërkuesit e vizeve për arsyet e refuzimit të vizës. Dhënia ose jo e arsyeve rregullohet nga legjislacioni i secilit Shtet Anëtar. Në rastin e një Shteti jo-Shengen, është gjithashtu legjislacioni kombëtar i cili mund të japë një përgjigje mbi arsyet e refuzimit të vizave.

A mund të apeloj?

Udhëzimet e Përbashkëta Konsullore nuk i detyrojnë Shtetet Shengen të ofrojnë mundësinë e apelimit përkundrejt refuzimit të vizës. اështja rregullohet nga legjislacioni i secilit Shtet Shengen.
Për Shtetet jo-Shengen, është gjithashtu legjislacioni kombëtar i cili drejton apelimet e mundshme përkundrejt vendimit të refuzimit të vizave.

A mund të aplikoj përsëri pasi aplikimi im është refuzuar?

Në parim, vendimi i refuzimit të vizës nuk ka pasoja për të ardhmen. Një kërkesë për vizë shqyrtohet në bazë të formularit të aplikimit, dokumentacionit mbështetës dhe informacionit të dhënë nga kërkuesi i vizës, veçanërisht gjatë intervistës kokë më kokë.

Megjithatë, arsyet të cilat kanë çuar konsullatën të refuzojë vizën herën e parë mund të bazohen në rrethana të cilat nuk do të ndryshojnë gjatë një periudhe të caktuar kohe (të tilla si rrethana specifike të aplikantit, duke përfshirë situatën shoqërore, profesionale, ekonomike, familjare ose personale), duke bërë që personi të gjykohet si një rrezik për emigrim. Ka të ngjarë, si rrjedhojë, që konsullata tjetër Shengen e cila merr një formular aplikimi nga personi në fjalë të nxjerrë të njëjtat përfundime si e para, pra, se viza duhet të refuzohet.


Per me shume informacione shkoni tek Ministria e Puneve te Jashtme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top