Lasgush Poradeci

CoNNecT

Administrator
Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.
Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit اollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë si Eqerem اabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.
 
maja e celur analize

Maja e اelur

Lulet lulëzuan
me të parë djellë
kushedi ç'duruan
që kur janë mbjellë:

që kur u përzien
me rër' e me ujë,
dhe u lagn' e u lyen
pa bujë e rrëmujë.

Pa zë psherëtimi,
zë e vaj të kotë,
i ngurroj thellimi
nënë dhen' e ftohtë.

Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyrë
i patnë përlotur
me ngjyrë e mënxyrë.

Ato piperonin
me një sulm i qetë
dhe mbinin e shkonin
që përposh përpjetë.

Që ngaj errësira
brenda në dhè thellë
ndillnin krejt të lira
dritën edhe qelltë.

Sa me rënd' i mbante
rrënj' e balt' e nxirë
dh' i tërhiqte e s'i ndante
për në fundësirë,

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtë
ishte sulm' i bukur
për në qiejt' e lartë,

aq më lirë e fshehur,
dh' aq më me ngadalë
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalë:

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimë!
Ja! qesh pranëvera
nëpër ngashërime!

Ja! sa lul' e qetë
çeli gjinë e sajë,
përmbi degë e fletë
atje lart në majë!
 
Lasgushi eshte burr i mire bashke me Mitrushin.
 
LASGUSH PORADECI

Poet modern I Shqiperise “VEPRA”
Hyrje , disa nga momentet me te rendesishme te jetes.
Lasgush Poradeci lindi me 27 dhjetor 1899 dhe vdiq ne 1987. Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh, e varfer por qe mbarte mjaft tradita atdhetare . Ne moshen 10 vjecare u largua per ne Manastir . Mbaroi studimet ne Grac te Austrise. Duke qene pa burse dhe pa asnje ndihme , ai u detyrua te punonte dhe njekohesisht te studionte
. Ne Bukuresht u njoh me shume atdhetare te tjere me te cilet pati lidhje teper te ngushta ne drejtimin letrar . Duke beshkepunuar me ta, Z . Poradeci u zgjodh sekretar i pergjthshem I Kolonise Shqiptare ne Bukuresht . Ne Shqiperi u emerua ne Insitutin e Shkencave dhe me pas ne ndermarrjen Shteterore te Botimeve. Lasgush Poradeci ka punuar edhe si perkthyes. Ka perkthyer disa nga kryeveprat e leteresise boterore si p.sh. “Eugjen Q njegin et Pushkinit , Lirikat e Lermontavit , te Bllokut , te Majakovskit , lirikat e jetes, poezi te Hygoit, Bajronit, Shellit, Emineskut etj. Lasgush Poradeci I perket periudhes se pavaresise te kesaj periudhe jane edhe poetet e shquar si F. Noli, Gj. Fishta , Migjeni . Ata jane krejt te ndryshem nga njeri tjetri si nga formimi , nga prirja e tyre , ashtu edhe nga interesat e synimet . Lasgush Poradeci vleresohet si nje nga romantiket e fundit ne letersine tone . L. Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhen e shperthimit te kryengritjeve te medha per liri . Ne vepren e tij jetoi shqetesimi atdhetar I mbrojtjes se kombit dhe te tradites se rilindjes, ashtu sikurse edhe deshira per triumfin e pikepamjeve demokratike , shqetesimi per nje amancipim te pergjithshem kulturor e shpirteror te shoqerise shqiptare . Ne vitin 1933 u botua vellimi I tij I pare “Vallja e yjeve” , dhe me 1937 u botua vellimi I dyte “Ylli I zmres”

2- Tek vellimi “Vallja e yjeve”, L. Poradeci I ka kenduar vashes se zemres . Poezia intime e Lasgushit eshte mjaft e ngrohte , e drejteperdrejte.
Poezia e L. Poradecit ka arritur nje shkalle te larte artistike. Vepra e L. Poradecit I perket atyre veprave te cilave koha nuk ua zbehu dhe humbi rendesine dhe ua bien me te pranishme ekzistencen. Por vepra e tij eshte shume jetegjate “poezia e Lasgush Poradecit eshte nje univers I tretur ne fjali”.
Lasgush Poradeci ka ambicjen qe te ngjise dhe te zoteroje sistemin e shprehjes . Ky mjeshter fonetekes poetike sa me shume mbeshtetet ne poezine popullore aq me shume I largohet poetit te stadit primitive. Poezia e tij ka nje unitet te brendshem te vecante e cila krijohet nga heshtja e vetes me veten.
Nga kjo lufte mund te dale I humbur poeti por jo poezia e tij . Ne poezine e tij eshte nderthurur bukuria me rigorozitetin e realizmit . L. Poradeci solli nje sere cilesish ne poezine Shqiptare te cilat lidhen me nje shkalle ndjeshmerie te larte , me vetedije artistike dhe me emancipimin e poezise shqipe . L. Poradeci eshte quajtur themelues I kesaj poezie duke e konceptuar ate te cliruar nga detyrimet e natyres te tjera politike dhe sociale dhe per kete quhet edhe zog I qiejve. Vepra e L. Poradecit eshte e paarritshme , megjithate nga shtypi zyrtar I kohes ai u la ne harrese dhe vepra e tij nuk u botua ne asnje reviste ose gazete te kohes.
l. Poradeci eshte poet modern I Shqipes . Dhe kjo vecori u vu ne dukje fill viteve 90 Pasi tani vepra e tij u vleresua nga studiuesit e kohes. Ne kohen kur ai shkroi vepren te vetmit qe e vleresuan ate ishin Eqerem Cabej , L. Luarasi . Ndersa te tjere kritike e keqkuptuan ose e e injoruan vepren e tij si Krist Moloku . Lasgush Poradeci nje nga liriket me te medhenj , I cili u shqua per sensualitetin , dhe embelsine poetike me te cilin I kendoi vashes dhe vendlindjes se tij .
krijimtaria e tij poetike ka shume zig-zage kontradita te cuditshme . Shpesh here eshte realist duke u ulur ne burimin e kulluar te poezise dhe pi me doren e fresket te fshataresise dhe here vargezues fjalesh e figurash abstrakte dhe kjo del me qarte tek poezia “Njeriu dhe zoti” .
BotekuptimiI tij eshte idealist dhe kjo le gjurme sado te vogla , ateher kur ai I kendon me embelsi vashes dhe natyres shqiptare . Shpesh here L. Poradeci I largohet realitetit sepse kishte nje pakenaqesi ndaj tij . Ne poezite e tij gjejme therrime nga rryma idealiste filozofike te ndryshme , skepticizem , agnosticizem , te cilat gershetohen me njera-tjetren . Idete e tij formaliste e shkepusin nga tradita . Ne poezite e tij vihet re rutina ne mendime , formalizmi , vargezimi, dhe lodra e fjaleve.
 
Sipas deshires se tij, ai u varros ne qytetin e Pogradecit me 14 nentor te vitit 1987.

Udhetonte serish drejt qytetit te vogel qe e deshi aq shume. Kete here per te mbetur perjete atje. E kishte shprehur vete deshiren qe trupi i tij te prehej perkrah njeriut qe i ndenji afer per vite te tera. Ishte vjeshta e vone e vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te poetit te madh kishte fluturuar shpejt. Miqte e pakte te tij u pikelluan, te tjere thane: e prisnim. Ndersa makina mbante mbi "shpine" vetem trupin e pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit fluturonte ende mbi liqenin pa kufi. Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e kishte pershkruar kush e di sa here me idene fikse te nje legjende dashurie dhe feminore per qytetin e tij te lindjes. Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te kendonte kenget e djalerise, te cilat i tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar te syve. I madhi i letrave shqipe qe i mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i mori famen e madhe te tij, po kthehej serish ne vendlindje, atje ku kish shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel me liqenin e kalter do te mbante keshtu perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te madh.

Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe deshiren per t'u kthyer serish ne Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij, te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje. Per te gjetur prehje perkrah shoqes se tij te jetes, se ciles i thuri aq shume vargje. Do te mbetej perhere aty per te shijuar deboren e pare, lulen e pare, lajmetare te pranveres, qetesine qe mundi te gjente vetem atje. Vargjet e tij jane nje skene hyjnore pa dekor, ndersa filozofia e tij e jetes dhe e vdekjes i klasifikon ende te bertiturat qe bene qe ai te mos flase ne kategorine e heshtjes. "Ato perbejne nje substance qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga ajo kodra qe i qendron mbi shpine liqenit te futur ne nje varr modest, i harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga plasaritja e te nxehtit.

Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre, edhe pse shume e deshironin nje gje te tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur gdhendeshin cdo dite e me shume ne permendoren e madhe te letersise. E, megjithate, te shumte ishin ata qe deshironin harrimin per te.

I dhane te perkthente me faqe, ia sterholluan vendimin duhet te marre apo nuk duhet marre leje kriuese, duhet te kete apo nuk

duhet te kete pension, dhe pastaj i gjeten pune ne perkthimin e me te medhenjve te koherave per te prekur shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes njerezve te familjes se tij.

Vetem nje titull honorifik i dhane, kur ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e ulur vetem ne fronin e poezise, e cila krijonte dhe do te krijoje lexuesin me sekretin e mosdhenies se ideve te zakonshme. Ai trianguli poet, poezi, lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe te jetegjatesise ndaj shekujve indiferente.

Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare, ndersa ende shume te tjere rrotullohen rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve dhe mjegullen e dendur te veprave te tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter, vargjet per te cilin diti t'i thurte vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje aty, mes dallgeve te kaltera, per te fluturuar se bashku me eren e liqenit nepermjet poezive qe shkroi vete ai.
 
Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci
 

Attachments

  • u1_LasgushPoradeci.jpg
    u1_LasgushPoradeci.jpg
    14.2 KB · Shikime: 89
Titulli: Lasgush Poradeci

SHPIRTIT

Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym' e Zotit, vete Zot!
Me hirin t'end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!

Ti botes s'one-i prure lajmin
E nj'enderimi te pafaj:
Per mallin t'end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.

Kur del mi male yll'i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s'ime
Dh'i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M'i cfaq ylberin e nje rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!

Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im te perveluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?


Kur në Flakë


Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret
Prej skëterrës se pa matë më del bot' e ëndërruar,
vetëm ti, o im-e dashur net-për-net më rri larguar

Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund
çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund,
Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate
T'i përshkohet për-së-thelli bukuris' së qenies sate.

T'i përshkohet mes-për-mesi dlirësis' së shpirit tënd,
Ta merr pamjen e fytyrës, bëhet shkronjëz e kuvend.
Ai del prej shkretëtire ment' e mi të m'i stolisë
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisë,

Ndrin i kthjellët e i pastër si pasqyrëz' e një kroj
Pa nëm fytyrën tënde ta vështroj... nuk ta vështroj...

O! fytyr' e vjershëruar që më mbush me dëshërime!
Q'i fal gaz përjetësie dashuris' së zemrës sime!
Që më bën kur ment' e mia regëtijnë varg e varg
Të të ndjej aq fare pranë, të më jesh aq shumë larg...
Ku shtrohet Vala...

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q'aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...

Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.

Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

DREMIT LIQERI

Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi ,
Ai ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.


Posi me flake - u ndez e kroj ,
E vetetiti plot magji ,
E yll` i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri.


Tashti po shuhet nene mal
Qytet` i ngrysur ne te zi.
Po ndizen yjte dal - nga - dal
Plot bukuri plot fshehtesi !


Ne kete cas perendimor ,
Ndaj po me dehen syte - e mi ,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
Ma frymezon nje mall i ri.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

ZEMRA E LIQERIT

Dirgjet shpesh liqeri - i kalter
E pushon ne mes te dites ,
Siper ti bucet prej fundesh
Pasqyrim`i ti shendrites.


Val` e urte` i shtrohet javes
Dal - nga - dal e fashe - fashe ,
Qe prej zallit te perbujshem
Nisen lundrat levorashe*.


Po atje ku nisen lundrat ,
Siper valave paqtore ,
Me rrembim te zemeruar
Uji hap nje gjeratore * :


Hap me gjeme llaftarie
Plage - e hon ne kraharuar
Ndaj largohet sere - sere
Qe prej zallit te shkretuar.


*
levorashe - e shpejte
gjeratore - vorbull , shtjelle uji
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Ri me shendet.


Që sot, një vënd i huaj më ka thërritur pas:
Vënite, motër, buzën, e mos e bëj më gas.
Nga bot' e lumtërisë vështro nër syt' e mi
Me shpirt të zembëruar e plot me dhëmshuri.
O, pse kaq ëndr' e bukur më s'lumtërovi dot!
Përse m'a njom qipallën kjo valle pikash lot!
Tani shënden' e fundit kam dashur të t'a fal-
Posi një perëndeshë afro-m'u dal-nga-dal,
Me flokë përmi supe, me robe gjer përdhe,
Do të pushtoj nër krahë me një magji të re,
T'a dish sesa 'sht'i valë ky mall që po më tret,
Sesa m'u pate dhemshur t'a dish me të vërtet.
As eja! eja! eja! në zjarr te gjirit t'im!
Vrapo si fill rrufeje!ckëlqe si vetëtim!
M'a ndrit me një të parë fytyrën që m'u mvrejt:
Më shih me sy pëllumbi në zemër drejt-per-drejt.
Te rite-e zemrës s'ime , greminë pa kufi:
Si do t'i mbushnje anët vec ti, ah! vetëm ti:
Sesi do të më ritej, nër kohë paskëtaj,
Një yll përjetësije drejt që nga fund' i saj!...-

Që sot mjerim' i vjetër në shpirt m'u përtëri,
Po m'a zembron të pritmen një fat shumë m'i zi,
Dhe ah! e desha veten prej teje t'a kem plot!
Kjo dashurija jonë do ndriti me të kot?
Vrapo me hap të letë e mos u ndal aspak,
T'a nisim dyke pshuar mërgimin zemërak,
Të qajmë shoqi shoqin së bashku që të dy,
Të puthemi në flakë, në ball' edhe në sy:
Sa dhëmb mërgim' i largë që do na lerë pas
Më pranë njëritjatrit të dehemi në gas...
E sa të jemi dehur në gas e lumtëri,
Më hidhur të na dhëmbi largimi jon i zi...
Sepse ky malli jonë më s'pati shëmbëllim,
Se na 'shte vaj një kengë, dhe kënga nj'ëndërim,
Pa cmallje, pa të sosur, pa nojmë kurrëkund,
Sic ish , sic do te jetë - një dashuri pa fund.
---------------------------------
Kur nuk ndihesh afre mire.

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri
-------------------------------------------------------
U patme nisur.

U patme nisur un' e ti:
Un' hijemvrejturi-ne-zi,
Ti flokendritura-flori

Dhe ikm'! e ikme perseri,
Large - e me -large n'arrati,
Prane - e me prane - e gji-per-gji.

Dhe me nje vend nje bukuri,
Dhe me nje ças nje shenjteri,
Na zu nje mall, nje dashuri.

S'ish dashuri, po fshehtesi
S'ish fshehtesi, po llaftari
S'ish llaftari, po çmenduri
----------------------------------------------------
Kush ta fali bukurine.

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashë për te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe,
Dic, m'ju flisje,diç m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne ballë,
Të me vesh ne dhe te gjallë.
---------------------------------------------
Mengjes

Si shpirt` i zi ne kraharuar,
U mbyll liqeri nene male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me – nga – dale.

E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt` e saj dyke pulitur ;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit te venitur.

Tashi dh` agimi llambarites
Po svagullon ne fund liqeri,
Po tretet tinez yll` i drites
Posi nje sumbull prej sheqeri.

Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…
----------------------------------------------
Dora jote ledhatare

Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...
-------------------------------------------------------
Ti po vjen prej qe se largu

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.

E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj' e dëshirim.

Të m' a shkelish hije- letë ! të m' a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes
---------------------------------------------------
Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qete.
Ne shpirtin t'end ti mban
Nje faj per jete.

Nje dashuri me gas,
Sic fryri era,
E zure shpejt ne cas,
E le perhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shume-as pake,
S'te ndriu perdrejt ne fund
E bardha flake:

Me ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarresh un'i ziu
MI buze varri!

E nuk me dhemb aspak
Nje vdekje-e gjalle,
Ndaj qava lot me gjak,
Si ne perralle;

Ndaj hoqa rende-ashtu,
Gjer ne gremine,
Llaftaren qe me zu
Per dashurine;

Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;

Qe lind e ndritur krejt,
Bukuriplote!
Me driten drejt-per-drejt
Nga drita jote!

Qe qesh e qan e zjen,
E s'jep te qete,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes perjete.

----------------------------------------------
Prandaj

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prpae,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prnadaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Kamadeva

Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithemone,
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone


Atje ku ma ringjall
Aq lete e qete,
Ne gjirin tim nje mall
Te mjeren jete;


Ku silleshim te dy,
Me te baritur,
Me desherim ne sy,
Me shpirt te ndritur;


Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjeme-plot
I zemres sime.


Bucimi durimtar,
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne krahruar.


O mall!O dashuri!
O yll!O djelle!
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle!


Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg
Vetetimtare!


Me shfaqi perandej
Sa yj qe jeni,
Sa vasha qe ju ndjej
Ndaj vini e veni,


Ndaj derdhni aq pergjerim,
Dyke kundruar,
Ma tundni shpirtin tim
Te ngashruar,


…Dh`ashtu , posi dikur
Nga largesira,
Me del plot hir e nur
Ajo m`e mira.


Ner shoqe perseri
Si ne vegime,
Ngarkuar me stoli
Del shoqja ime.


C`kundron ashtu kur del,
Ti moj e mira
Kur hapalete shkel
Mi lartesira?


Permi kodrine atje
Menjanur bote,
M`u shfaq plot hare,
Fshehtesiplote.


Sodisnje ne vegim,
Ndaj mbremehere,
N`at afsh e kuqerim
Permi lugjere;


N`at afsh perendimor,
Dyke vershuar
Si pluhur qiellor
I peraruar;


Fermonte nje fermim
Ner dege e flete,
Vengonte nje vengim
Nje kumb i fshehte;





Dh`aq enderr` e vasheri
Dyke percjelle.
Jehonte pyll` i zi
Me duf te felle.


Mes pyllit bucimtar,
Gjith mugetire,
C`u ndje mi leshnje e bar,
N`at celtire?


Ne mbremjen q`u perflak,
Si prush magjije
Ku zbardhoje si zembak
Plot drite e hije.


…Kush erdh e kush filloj
Te kuvendoje?
Kush pak sa belbezoj,
E mbet pa goje?


…Pa goje, o zemer ti,
Kjo fjala jote!
Pa fjale, o dashuri,
O gojeplote!


Dhe n`ate mugellim
Ti hijendritur
Tu dhims aq desherim
Aq ze i nemitur.


Dhe qeshe miturisht,
Moj miturore
Dh`u skuqe virgjerisht,
Moj virgjerore ;


Dhe skuqur qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy-nder –sy
Zemer-vale;




Dhe ngrire, o dashuri,
pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per- gji
Sy- perenduar.


U shquan hene e yll
Ne mug te vone,
Ndricuan n`at pyll
Takimin tone;


…Dhe pyll i ndezur n`ar,
Q`u tund nga vendi
Gjemoj tingellimtar
Si gjeme ergjendi.


Ja , shoqeze tashi,
Dhe mbremja vate,
Po ndehet nj`ag i zi
Nji cipe nate.


Limeri u mbush perplot
Me shkrumb e hije
Ne t`ikim s`ikim dot
Prej kaq magjije.


Dhe ja po mbreteron
Nat` e nxiruar,
Dhe nata na mbulon
Dyke kenduar.


…O nate!O embelsi!
Limer i fshehte!
O mall!O dashuri!
Pergjithejete!


…Dhe terr` i madh si ra
Mi male e fusha,
Ne zbritem ca-nga-ca
Neper legusha.




…Shendrinin permi ne
Yjet e larte,
Na puthnin plot hare
Me puthje t`arte,



…Dhe dridheshin perposh,
Mi vese nate,
Nen` hapin vogelosh
Te kembes sate.


Nen` hapin miturak,
Mbi vrage e flete,
Zembaku vjeshtarak
Anohej lehte;


…Leshonte myshk e afsh
Najazm` e shtruar,
perkulej si mendafsh
I dritheruar;


Dhe binte therori
Permi lendine
Rigoni fill qiri
Per dashurine.


…Lendine e lule e bar,
N`ato lugjere,
Ne valthin blerimtar
Plot dumbushere;


Dhe leshnje e push i ri,
Dhe gjeth i holle,
Qe bij si flauri
Dhe posi fjolle,


…Nen` hapin dashuror
Ishin nemitur,
Nen` hapin dashuror
Kishin dremitur.


…Dhe s`dilte as pipelim
Nga pylli i qete,
Dhe s`dilte as regetim
Nga zemr` e nxehte;


Dhe puthej me cdogje
N`aq hije e nate,
Pushtuar pergjithnje
Zemr` e pamate.


…Po ja se qielli i tund
Enderrat e qeta
Prej heshtjes se pafund
Ku flinte jeta;


Dhe ja, se per nje cas,
Si pa kujtuar,
C`jehoj qe lart me gas,
Me kumb te shuar.


Ja pasi n`enderrim
Lumturi-dehur,
Ne qiell nje murmurim
Zu papandehur.


Dhe n`ate qetesi
Te vetemuar
N`aq heshtje e harmoni
Te pambaruar,


Nje keng` e larte u ndje,
Me plot jehona:
Kendonin permbi ne
Dy shpirtrat tona.


Kendonin qiellorisht
N`at` hof te vone,
Levdonin lavderisht
Takimin tone,




Dhe ne nje melodi
Te dy te tretur,
Prej nimfave n`ajri
Te pershendetur,


Bashkuam keng` e gas
E ngazellime
Me serafime pas,
Kenge sublime.



Plot endje, plot hare
Dore-per-dore,
Kenduan permi ne
Cetat qiellore.


Gjemuan yj` e qjej
Nga gung` e larte,
Kumbuan tejpertej
Me tinguj t`arte :


Si dy qirinj n`altar,
Flakebashkuar,
Q`i djeg e tret me zjarr
Drit` e pashuar,


Dy shpirtat, ne valim
Dyke soditur,
Kenduan me adhurim
Flakezhuritur;


Himnuan si n`altar,
Me himn te dlire,
Plot afsh e mall e zjarr
Tretur e shkrire.


Dhe tretur Dashuri
Perposh ne fare!
Ah, shkrire, o Dashuri,
Pervelimtare!


Dhe prape qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy nder sy,
Zemer-vale!


Dhe prape , o zemer ti,
Pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per-gji,
Sy-perenduar.





…Dhe qeshte dashurisht,
Moj dashurore,
Dh`u skuqe nuserisht,
Moj nuserore.


…Dhe n`ate perqafim
Te lumteruar,
qe zjen ne shpirtin tim
Dyke valuar;


Ne dufin qe buqet
Me dritherime,
Qe zbriti mun ne det
Te qenies sime;


Rremovi me rremim
Ne kraharuar,
Trazovi me trazim
Te shenteruar;


Qe me kurore i thur
Zemrat bujare-
Ah c`beme ashtu sikur
S`beme gje fare?


…Ah, c`beme ashtu,ashtu
Kaq neme e gjeme?
Cfar beme ashtu, bubu!
Sikur gje s`beme?


Si ndrite, o lumturi,
Per dashurine!
Si zbrite, o dashuri,
Per ne gremine!


Si na largoj aq shpejt
Nat` e nxirosur,
Dhe s`mbetme krejt-e-krejt
Ngrire e ngurosur!


Ngurrosur qe te dy
Pergjithemone
Me shpirtin tone aty,
Me trupin tone!


O ndarje!Peshtjellim!
Pishtar i shuar!
O Kamadeva im
Shigjetehelmuar;



Demon me sy si zjarr,
Qe jep shkendija,
Shkelqen vezellimtar
Nga bukurija,


Dhe si nj` efeb i ri,
Plot rreze e hije,
Leshon mi syte e mi
Verbim-magjije;


Shtje syte e na persysh
Me sy te nxehte,
Na copton me dysh
Te bardhen jete;


Veren e buzeqesh
Fort i zilisur
Ze peshperin ne vesh
Dyke shastisur.


…Zili, Demon!Demon!
Thumb e perone
Tmerrisht ty te pershkon
Prej endjes sone!


…Dhe mjaft!Demon, Demon;
Zili-perskuqur,
Tmerrsisht ti urdheron :
Mjaft buze-puqur!




Dh`e josh me ledhe e vrer
Zemren e ngrate,
Na zbret perposh ne terr,
Neper mesnate;


Per ne gremine e hon
Na zbret per-dore
Atje ku rri mi fron
Ndarja mizore!



Ku prehet e na grish
Nema dhe gjema
Ne bazen kineserish-
Neserej mbrema-


Do vemi posi sot
N`ate kodrine,
Ku ngopet zemra plot
Me dashurine.


Dhe zbritme e beme fli
Te madhen shije-
Nektar e ambrozi
Prej gjithesije


Dhe s`ardhme perseri
S`u pergjeruam
Ne britme e dhemshuri
Humbme e u shuam.


…Dhe britme e peshtjellim
Shpje lart jehona :
Tronditen me tmerrim
Dy shpirtrat tona.


Sikur ra qiell` i zi
Qe lart me buje
Sikur me lemeri
Leshoj nje kuje.


Keputen larg e larg
Yje dhe bote
Vershojne varg e varg
Lumenj me lote;


Gremisen qiell e dhe
Si na kundrojne;
Dy shpirtrat permi ne
Zen` e renkojne…


……………………..

……………………...

Dhe ne po shtrydhim lot
Deshperimtare,
Ndaj vame e s`ardhme dot
Dh` u patme ndare


Shendrijme n`arrati,
Te ngasheryer
Ngjerojme vrer e zi
Zemere-thyer.


…Ku je q`ashtu me ndjell
Me ato kujtime,
Me ngreh perdrejt ne qiell,
O motra ime!


Me shfaqesh n`engjellim
Si dikurhere,
Zembak plot kundermim
I pamarr`ere ;


Me sy me vetullon
Sy vetullushe,
Ne krah me fluturon
Krah-fluturushe;


…Perhap ergjend e ar
Ne cipe nate,
Me jep te pi nectar
Prej lules sate


…Klepit me sy palloj,
Posi ner gjume,
Vashe edhe nuse moj,
E embel shume,


Dhe me ate sy paqtor
Ma derdh ne duar
Ah, hirin vajzeror
Te pa cenuar

……………………..

………………………

Gremisen qiell e dhe
Ndaj na kundrojne!
Dy shpirtrat permi ne
Me pervajtojne;


Mahnitet me tmerrim
Krijes` e tere
Per t`embelin perqafim
Qe patme bere;





Oh laqe-derdhur haj!
Plot permi faqe
Si prill edhe si maj
Plot manushaqe!



Per ndarjen si mosgje,
Si per mandate,
Qe s`prehemi dot me
Dite dhe nate;


Qe s`me defren me dot
Me bukurine,
Me tret me mall te kot
Mua te zine.


Me mallin pergjimtar
Bej hap pas teje,
Te shfaqesh, fill llastar,
Si fill rrufeje:


…Kurm-holla si gargi
Per mesi thyer,
Shtat-hedhura-selvi,
Vaj-ere-lyer;



…E hepuara si bar
Llere-kulluar,
E qruara si ar,
Gji-qumshtuar


Je vese a menje a je
Bryme a debore,
Hirploteja mi dhe,
Vetull-kurore.


…Je hene a djelle a yll
Vetetim-nalte,
Kaprolleja ne pyll,
Rritur me mjalte.


…Sic hithnje shkrepetim
Kur ta sodita
Te ndezurin veshtrim
Me shtat drita,


…M`hedh syte kur-e-kur,
sy-qengjerushe,
Fatijeza plot nur,
Oh fat-mirushe!


U happen per cudi
Qiell e qendrese
Dhe posi perendi
Del nje krijese.


Dhe zbriti permi ne
Nje gjeraqine,
Te prishe bote e dhe
Me bukurine.


Dhe zbrite e re perposh,
Ti moj cudia,
Qe driten t`ua verbosh
Syve te mia.


Me c`gaz e me c`magji
Me pate ndritur
Ne t`errtat fellesi
Kur pate zbritur;


Kur zbrite n`ate terr
Te zemres sime
Qe rridhte vaj e vrer
E sheremtime


Me petk per kremterim
Me pate veshur,
Me zulm e me shkelqim
Te buzeqeshur.


Perndrite me lavdi
Shpirtin e nxire
Qe breng e dhemshuri
Pat psheretire;




Qe ndezi yj e djej
Te dashurise,
Dh`i vari neper qjej
Te gjithesise;


Qe fjalet mjeshterisht
Me radhe i stisi
Dhe kaq cuditerisht
Per ty i stolisi.


…Po sot as dhe me s`di,
Jam a s`jam gjalle,
Se mua kurrsesi,
S`ma nxore malle.


…Perpiqem e lengoj
Me mall te trere,
Kerkoj e ligjeroj
Dere me dere;


Per gushen te kendoj
Per supe e llere,
Per krahet si vargoj
Thurur tertere,



Per afshin n`ate gji ,
Ku qan bilbili,
Ku del nje merudhi
Prej trendafili.


Si fshihesh nene dhe
Ne varr mbuluar
O drita qe nuk ke
Te perenduar!


Si s`mund ah, si nuk mund
Ta them me emer,
Nje breng qe mun ne fund
Duroj ne zemer!


Si tingull me godet
Zemr` e zhuritur,
Leshon tallaz si det
Dyke bucitur.


Me shpate mes-per-mes
Jam i pershkuar,
Me zjarr qe kurre s`vdes,
I perveluar.


S`e merrja dot mi dhe
Me ment` e mia,
Qe shpate e prese e teh
Kish dashuria.


Zu dera kercellin
Dole, te pashe-
M`u muarr ment` i ziu
S`u mbajce e rashe.


Ty faqja t`u perflak
Si zere maji
Te dy s`u puqme aspak
Na mori vaji.

Dh`as qasemi me dot
Nga mardh` e fshehur,
As puthemi me dot
Nga vaj i skrehur.


Soditemi me sy,
Me goje s`flasim,
Nemitemi te dy,
Durojme e s`plasim.




Se nj` ang me gjeme plot
Ne zemr` e kemi,
Dhe njeri-tjetrin dot
Nuku i-a themi.




O zemer!O durim
I padegjuar!
O shpirt!O pervelim
I patreguar!


Do qaj mallin tim
Dyk` e soditur
Te shoh me ngasherim
C`drite e ka ndritur;


Mos ay nimb i ri,
Si pah debore,
Mos ajo dlirtesi
Pareverore;


Mos ay perendim
Kur e takova,
Mos ai dritherim
Kur e pushtova;


Mos ajo mituri
Plot hije e shije,
Mos gjith ajo magji
Prej cuperie.


Ti s`vjen, o mall, ti s`vjen
Per te-dyte-here,
Dhe zemra ime zjen
Si ne sketerre;


Perplasem si tallas
Tere trazire
Gajasem e bertas
Ne shkretetire:




Ku je, ti mall!Ti mall!
O jeta!jeta!
Sa larg qe zall me zall
Mezi te gjeta!





Ah, ku `sht` ajo perri,
Qe kam takuar,
Qe me dhuroj ne gji
Zjarr te pashuar!


Ah, ku `sht` ajo, ajo,
Qe dashuroja,
Dhe llaftaroja, ah,
Kur ta shikoja!

……………….

Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithmone
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone.


Atje ku ma ringjall,
Aq lete e qete,
ne gjirin tim nje mall
te mjeren jete;


Ku silleshim te dy
Me te baritur,
Me desherim ne sy
Me shpirt te ndritur;


Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjemeplot
I zemres sime.


Bucim durimtar
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne kraharuar.



O mall!O dashuri !
O yll! O djelle !
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle !


Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg,
Vetetimtare !
-----------------------------------
Lamtumire

Me del e ze pshon me te fshete
Nje breng hije-rende mi sy;
Perbrenda ne zemren e shkrete
M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy

E loti prej syve te tua
Rrengjethet valome perdhe:
M`j-a ndjen veshtrim-bukur-pallua
Ti zemres greminen e re…

Po kenget qe sot me nuk jane,
Stolisen me mall ne megrim.
Permbytur mjerimesh pa ane,
Ndrin Yll`i te riturit t`im.


LAMTUMIRE

Variant- I

Me vjen edhe pshon me t`u qasur,
Nje breng hije-rende mi sy.
Perdrejt mun ne zemren e plasur
M`i shtje llaftarisht qe te dy.

Bje loti prej syve te qare,
Venitet rrembyer perdhe:
M`j-a ndjen zemerimin e pare,
Ah!moter ti dhembjes se re…

Sot kenget qe vane-e me s`jane
Bucasin me mall ne megrim,
Pa-i mbytur mjerimesh pa ane
Zbret Yll`i te riturit t`im.


LAMTUMIRE

Variant- II

Me del perkundrejt dyke pshuar,
Nje breng hije-rende mi sy,
Pa felle ne shpirt te shkretuar
M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy.

Dhe loti prej syve te thata
Gremiset si vale mberdhe,
Qe sot iku dita,vjen nata
Me yj qe me s`ndrijne si dje.

Pra kenget qe vane-e me s`jane,
Permbyten me mall ne megrim.
I ngrysur mjerimesh pa ane
Vdes Yll`i te riturit t`im.


LAMTUMIRE

Variant- III

Me del me-ate hir te zemeruar
Nje breng hije-rende mi sy,
Qe sot kur po ish i merguar
T`i shoh drejt-per-drejt qe te dy.

Ra loti prej syve te tua
E vate kulloj gjer perdhe:
Ne piken q`u tret nene mua
Qan zemra vajen e re.

Ju ditet e mallit prej flake!
Ju nete me endera plot!
Sesi m`ju pushton varfanjake
Ky det i nje sumbulle lot!-

Sot pikave lot qe m`u thane
J-u ndjeva te parin kullim,
Pa dridhet liqeri pa ane
O vashe-e te riturit t`im.
-------------------------------------------------------------
Ere trendeline

Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im!

Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!

As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :

Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…

Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…

Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.

Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…

Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…

Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?...

Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!...
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes
 
Pe: Lasgush Poradeci

Zemra...

Bëj e ri mendohem,

Të mos t'afërohem,

Bën e ri mendohesh

Të mos m'afërohesh.



Dhe ri bëj e bëjnë

Mos të shkoj andejnë,

Dhe ri e bën bejnë

Mos të shkosh këtejnë.



Ha! tek bëj kështuzë,

Hop! të shoh këtuzë!

Ha! tek bën ashtuzë,

Hop! buzë-për-buzë.



Pa me puth një herë,

Pa të puth dy herë,

Pa më puth tri herë,

Të puth tridhjet herë,



Uf! moj zemrë-e mjerë...



Zemër-lule-e-verë,

Gas-e-vrer-përherë,

Zemër-kopsht-me-erë,

Zemëra-skëtere.
 
Pe: Lasgush Poradeci

Vdekja e Noisit

Me zjarr ju flas... me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpresë- edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemërak
Fatlum dh' i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin për një ças...
Dh'i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë
Më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë...
Ky gjir'i em që të pat pjellë...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...


Pamja

Sot u pamë-e sot u ndamë
Dhe nuk thamë njëzë fjalë;
Kur u ndamë vamë-e qamë,
Qamë shpejt ca lot me valë.

Edhe shpejt kur me të dalë,
Vamë-u pamë-e shumë thamë,
Thamë fjalë, fjalë, fjalë,
Pastaj kurrë më s'u ndamë.

Nuk u ndamë-e vetë thamë:
ç'këto fjalë? ç'këto lotë?
ا'ky vajtim q'u vramë-e ramë
Shkrumb e pluhur nënë botë?

Ah kur ramë, kur u dhembmë,
Ndritej dhembja dritë-e artë...
Kur u dhembmë, kur u shembmë,
Shkrepej yll në qjell të lartë...

Yll e dritë bukurija,
Qjell i lartë perëndija,
ç'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.




Syt' e tu Vetëtimtarët

Syt'e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rëndë të paçmuarat stoli.

Kur i pash'oh! Në nat'helmi, hën'e largë-ish derdhur n'ar.
Kur i pashë në nat'helmi, ar i derdhur m'u bëj zija:
M'u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt' hijen e tija:
Mi shtrat fletë sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu- enigm' e kohës; syt' e tu-çudi pa çmim;
Syt'e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.

Syt'e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Lasgush Poradeci



Kujtimi im qe me s'me jep te qete,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Ne qetesi esht' isker prej rrufeje,
Ne cas llaftare zjarr e flake vete.

Ckelqen si prush kur sketerrohen rete,
Kur mall' i dhembshur ze bucet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'ate hof m'a ndrin ah! zemr' e shkrete.

Kaq mot-me-mot shkendijat m'j-u shperndane
Gjith permi kulm te bimes me se gjate...
M'j-u pereluan gjith me tjeter ane...-

Je ulur fort, po syt' e mi te pane:
Plot me stoli kjo lul' e zemres s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.
 
Pe: Lasgush Poradeci

Dimer

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...
 
Pe: Poezi te ndryshme

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Zog'i qjejve


Këng'e lasht'e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t'j-a marr q
ë sot e tutje si bilbil parëverak,
Q
ë nga fund'i vetëvetes do kendoj një mall të ri:

Brenda tuf
ës së junapit që mbleroj me aq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq z
ë qan nër fletë,
K
ëng'e ti më ngjan kulluar posi këng'e Zotit-Vetë.

E prendaj, dyke filluar, ay Lart i shpie kryet
Dh'i ngreh sip
ër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet me nj
ë zë pa shëmbëllim
Asohere-e ndjej si foli: T
ë jam falë, -o Zoti im!

E pastaj i ulet gusha m
ë-përposh-e-më-përposh,
I venitet me-nga-dale syri-i qar
ë-e bukurosh.
Ay sheh q
ë nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çk
ëlqen nër mijë gjyra Vënd'i ti ku pati sbritur,
E ja pra q'i mbylli syt
ë, e që gojezen e hapi:
Tungjatjeta! tungjatjeta! V
ënd o Vënd ku çel junapi.

Haj! bilbil, se Vendi jon
ë ka liqere-e anë detesh,
N
ëpër bimëzat e tyre po vërrej si qan e tretesh;
Po d
ëgjoj prej largësire, si nër male-e si nër fusha.
Si n
ër kopshte jargavanësh dhembshurisht të fryhet gusha;

E çdo lis q
ë mban të gjelbër, e çdo pemë-e çdo rakite,
E çdo bar i lul
ëzuar ças-për-ças t'i ndjen çuditë...
Ti k
ëndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë,
pa pushim t
ë del nga zemra vaj e tingëllit të mjerë;

Ti vajton me z
ë të fshehur, se një zjarr kupton në gji:
Dheut! Ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri!
E si rron në gji të dherit dit-për-ditë e nat-për-natë,
Gjir i dherit ku rreh jeta të fal breng e përgjëratë.

Se prej mallit, që të thyen përmes pamjeve të tija,
Mun në fund të zemrës s'ate ritet fshehur dashurija.
E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë
Kënga jote-e papandehur q'është fjal'e dashurisë.

Ajo ngrihet, ngrihet, ngrihet... dhembshurisht e duke qarë,
pastaj zbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë.
E kështu ti qan pa rreshtur bukuritë-e dashuritë,
prej qëpallës së përlotur të pikon një pik'e ngritë.

Asohere kënga jote shuhet dyke psherëtitur;
Ti fillon t'a rrahish mëndjen, e buçet me shpirt të mitur:
Se ç'gëzim përjetësie! E se ç'mall! E ç'dëshpërime
Të pat falur dashurija, në të qarët e një grime!

Prej dëshirës së zhuzhitur q'i dhe këngëvet, o zog,
rrodhi vesa mëngjezore përmi lule borzikog...
Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti,
Zjarri fërfëllon e ngrihet ne djelli, gjer ne Zoti...

Ti e sheh... dh'aq fort të tundet fund'i zembërës së gjorë,
aqe fshehur të thëthijnë lartësirat qiellore,
Sa t'u ngritur me vetijen më përpjetë e më përpjetë,
si mendim me hov të letë valon qiejve ti vetë.

Ha! ç'të zotërovi Drita! ç'te përshkoi një gaz i ri!
Seç të ndjell një Frym-e largë tej nëpër paanësi!...
Nër paanësi të ndrijnë yjt'e ndezur varg-e-varg:
Ti me mall të paqetuar fluturon larg-e-më-larg.

Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! se po afrohet Zog'i qjejvet, o Zot!
Fal-i K
ëngëtor-finoshit Gas të thjeshtë mun në gji:
Posi lot në reze djelli ndrit-e në përjetësi.

 
Titulli: Lasgush Poradeci

Shpirtit


(Odë)

T
ë lus, o Lajmës qielluar!
O Frym'e Zotit, Vet
ë Zot!
Me hirin t'
ënd të pashteruar
Q
ë ka mburim përjetësie,
Hirplot, o Shpirt, n
ër gaze Ti-je.
Dhe n
ër mjerime je hirplot!

Ti bot
ës s'onë-i prure lajmin
E nj'
ëndërimi të pafaj:
P
ër mallin t'ënd me të pastajmin
Ti kuv
ëndon që përmi botë,
dhe n
ë gëzim i bije lotë,
I bije gaz n
ë zi të saj.

Kur del mi male yll'i dit
ës
E shuhet nata prapa ti,
Ti me v
ështrimin vetëtitës
Ck
ëlqen në fund të zemrës s'ime
Dh'i b
ën prej këngës së një grime
Nj
ë të përjetshme-harmoni.

Kur del mi male yll' i dit
ës
E shuhet nata prapa ti,
Ti me v
ështrimin vetëtiës
Ckelqen n
ë fund tv zemrës s'ime
Dh'i b
ën prej këngës së një grime
Nj
ë të përjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet'e dherit,
Kur syr'i lodhur m'u pergjum,
N
ë shkendijim të kandilerit
M'i çfaq ylberin e nj
ë rruàze.
Fatlum, o Shpirt, ti je n
ër gaze,
Dhe n
ër mjerime je fatlum.

Sot hapa syt
ë që-me-natë
E po k
ëndoj si kurrëkush:
Drejt lart
ësirës së pamatë
Ah, mish
ërٍ të ngjitë-i çmuar
Prej gjirit t'im t
ë përvëluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.

Poradec, VI 1921
 
Titulli: Pe: Poezi te ndryshme

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


“Perse te dua?!

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prape,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prandaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.”


― Lasgush Poradeci
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Rri mbështetem në tryezë


Ri mbështetem në tryezë
Ndaj m
ë shpesh e ndaj më rrallë,
Pa vjen malli t
ë më ndezë
Zjarr n
ë zemër zjarr në ballë.

Asohere dyk pritur
i marr t
ëmbëlat në duar
E q
ëndroj krye-venitur
M
ë vështrim në kraharuar.

Sbret nj
ë yll prej lartësije,
Nj
ë të ndritur shkrepëtimë-
Posi flak
ë e posi hije
Ajo ryn n
ë zemrën t'ime.

E kuptoj me shpirt t
ë sosur
Si kullon dale-nga-dal
ë,
Dhe si fjal
ës së palosur
M'i hap kind
ën e një pale...

Un
ë qit një psherëtitje,
thyem pak e z
ë të shkruaj,
Dhe m
ë shkon me një pulitje
Kur nj
ë ditë e kur një muaj.

M
ëndjen t'ime-e merr dëshira,
Ndjej n
ë gji një këngë gjaku,
M'i fal syrit plot çudira
K
ëjo odë varfanjaku:

K
ëjo oda s'ka mënyrë
Ku t
ë kryet, ku të nisë
Ndaj m
ë ndrin si në pasqyrë
Drita e p
ërjetësisë.

Po çudi tani mv fal-ti,
Zjarr', q
ë djeg në shkrepëtimët!
Dyke ngjitur p
ër së nalti
F
ërfëllon një flakë-e himët...

Me kullim t
ë pashteruar
Ajo del prej vetes s'ime,
Del nga shpirt'i p
ërvëluar
N
ër një mijë shkëndijime.

Dhe si shkoj q
ë prej së felli,
ç'm'u verbosn
ë-o! syt'e mija?
U nxi dheu?... U shua qielli?
U b
ë natë gjithësija?...

S'
është gjë: veç yll'i vetë
M
ë s'më djeg në kraharuar:
Un
ë shoh me gas të qetë
K
ëngëzën e përvëluar.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Kënga Pleqërishte


O këngë pleqërishte! Ti vjersh'e Vëndit t'em!
Ti fjal
ë që më dhimbsesh e që më bën ujem!
Tani jam d
ëshëruar së largu të më vish:
D
ëgjoju, as dëgjoju! Moj këngë pleqërish!

...N
ë hije të kasolles që nxin atje mi mal,
J-a nis me z
ë të shtruar... ja merr me dalëngadalë...;
J-a thua m
ë të dhemshur... j-a thua me të qarë...;
J-a dredh e p
ërvëluar... j-a zjen... e j-a heq qarë...,
J-a dreth e p
ërvëluar... j-a zjen... e j-a heq zvarë...;
Pastaj fillon t
ë ngrihesh, e nis e j-a thërret:
dh'aq leht
ë e ngre së poshti... dh'aq fort e shpje përpjet...
Aq dyke m
ërmëruar me zë të përpëlitur
r
ënkimi-i zemrës s'ate ronitet me të ngjitur...,
Sa... q
ë nga lartësira ku vate fluturoj..,
Me sulm e ulurim
ë këputet si përroj...
E rrjeth p
ër tatëpjetë prej kulmit qielluar
Si breshër i thërmuar... si lot i përvëluar..;-
Pastaj të shuhet zëri... e rrihesh...edhe vdes:
Mjerimi-i vetëvetes të thevi mes-për-mes:
Së felli-e pa mëshirë të thevi dhembja jote,
Dëshir'e varfëruar e këngës magjiplote!

O këngë pleqërishte! O vjersh'e vendit t'em!
O fjalë që me dhimbsesh, e që më bën ujem!
O mall! O psherëtimë! O vajë! O lot i zi!
O shpirt i përvëluar që qan nër sytë e mi!
Si ngrihet që nga deti një valë e dëshëruar:
Nga fund'i zemrës s'ate ti ngrihesh dyke vuar;
E prapë posi vala, që bje sërisht në det:
Ti bje në fellësirën e zembërës së vet.

 
Titulli: Lasgush Poradeci

Syt’e tu vetëtimtarët

Syt’e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt’e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
Si t’i fshesh qipall’e rëndë të paçmuarat stoli.

Kur i pash’oh! Në nat’helmi, hën’e largë-ish derdhur n’ar.
Kur i pashë në nat’helmi, ar i derdhur m’u bëj zija:
M’u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt’ hijen e tija:
Mi shtrat fletë sapo shtruar…na shij qjelli zilitar…

Syt’e tu- enigm’ e kohës; syt’ e tu-çudi pa çmim;
Syt’e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
Kish durim yll’ i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.

Syt’e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht.
Syt’e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
Syt’e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Poradeci


Perëndim përmi Qytezë,
Mbret
ëroj dhe moti pas
Po p
ërhapet dal-nga-dale një pluhurë si një hije.
N
ëpër Mal e nër Lëndina, fryn një këngë fshehtësije:
Frym'e nat
ës shqipëtare tej-për-tej po rreh me gas...


E kudo krahin'e gj
ërë më s'po qit as pipëllim:
N
ë Katund kërcet një portë... Në liqer bje një lopatë...
Nj
ë shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-thatë-
Futet zemra djaloshare mun n
ë fund të shpirtit t'im.

T
ërë fisi, tërë jeta ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zot
ëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udh
ëtimin mes-për-mes në Shqipëri,
Drini plak e i p
ërrallshmë po mburon prej Shëndaumi...
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Poradeci


Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir,
Po p
ërhapet dal-nga-dal një pulhurë si një hije.
N
ëpër Mal e në Lëndina shkrumb i natës që po bije,
Dyke sbritur q
ë nga qjelli përmi Fshat po bëhet fir...

E kudo krahin e gj
ërë më s'po qit as pipëlim:
N
ë katund kërcet një portë...në liqer hesht një lopatë...
Nj
ë shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-thatë...
Futet zem
ër e vetmuar mun në fund të shpirtit t'im.

T
ërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zot
ëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udh
ëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i p
ërrallshëm po mburron prej Shëndaumi.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naimit


Ku psherëtin dëshir'e djegur,
në shesh të kuq të Qerbelasë,
Mes trimërish stërgjyshërishte
Të shoh ndaj po m'i bje xhurasë.

E me të lum, me të përmallshmë
Të sjell në dritën e mejtimit
Ndaj fërfëllon si yll me flakë
Prej shkretëtirës së harimit.

Qëndroj në tmerr zili e botës
Se më s'u lodhe dyke ndritur,
Se më s'të treti prush'i vojtjes
Në kraharorin e zhuritur.

Po ti me vrap të piraustit,
Që fluturon në zjarr e flakë,
Therorësin' e vetëvetes
E pate dhembjen më të paktë...

O! sikur këng'e zemrës s'ate,
Që ligjeroj aq më të kotë,
Që veç me fjalë dhmbshurije
U pat dëgjuar përmi botë,
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naimit


​Në gji të çdo mëmëdhetari
T
ë mund t'a përtëritte mallë
Dhe nj
ë tërë varg dëshirash
Q'i thurri m
ëndja jote-e rrallë.

Me ç'z
ë të pastër lavdurimi
Do kish bekuar varf
ëritë!
Vaj'e nj
ë çasi-e këngës s'ate
P
ërjetësisht do dil në dritë.

po t'u pat th
ënë short'e verbër
T
ë përvëlohesh nër padije:
Me mij
ë rreze shkrepëtimi
Mezi t
ë ndritish po një fije...

Dh'aher'i dehur prej durimit
N
ë mall të math të këngës s'ate,
Kaq zilitar k
ëpute zemre
C'm
ë të paçmuarshmë ti pate.

Dh'u ngrite p
ër në të vërtetën
Me fluturim t
ë artit mjeshtër:
U drodh alltari jon
ë-i lashtë
Sapo t'a ndjeu t
ë shentën eshtër...

Se ngash
ërim'e vjershës s'ate
Ish malli i fell
ë-e pa të ngjarë,
Po si nj
ë krua pastërtije
K
ëndimi yt nër ne pat rarë.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naimit

U pat tërhequr shpirt'i kombit
N'at
ë vajtim aq të lënduar
Q'e thurri gjuha jote-e-zjart
ë,
dhe balli yt i drym
ëzuar;

Se bukurit
ë e-vetes s'onë
Mendimi yt desh t
ë na falë,
O! Fjal'e pikave qiriri,
E pika lot
ëvet, o Fjalë!

Q'ahere dyke shp
ënë sytë
Nga Tosk
ëri e Gegërija,
Shpesh e m
ë shpesh patm'ëndëruar
Si ndin me fam
ë Shqipëria.

Mes lig
ësish armiqësishte
Stolism
ë lulen e vullnetit,
Sbuluam gur margaritari
Prej fundit th
ërmitar të detit.

E m'i çk
ëlqyer sesa djelli,
M'i lum se koh
ët që më s'janë
Filloj p
ër ne ndryshim'i motit
M
ë një të pritme të pa anë:

Ti! Fjal
ëtor i mallëngjyer!
Ti! k
ëng'e ritur ndaj selvisë!
Ti o rapsod i lasht'i kombit,
Ti pate pjes
ë-urgjin'e zisë.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naimit


A! po n'u trete prej mendimesh
Me tëmbla t'ulura nër duar:
Në çqjell të larg pat gjetur prehje
Kjo zemra jote e përvëluar?

Ngà fluturoj bilbil-finoshi
Q'e fryri era posi fletë?
Kù vanë pendët e pëllumbit
Q'e shtiu në dhet mërgim'i shkretë?

....................................................
....................................................
....................................................
....................................................

Sikur të shoh, i tmershmë Frashër,
Ndaj po mban zi përgjithëmonë,
Ti: më besniku trashëgonjës
i dashurisë së vendit t'onë!

Athinë VI 1917
Ribërë Poradec VI 1921
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naim Frashërit


Në çetele të kujtmit që dhëmkoset pak-nga-pak,
J-a sh
ënova kohës s'onë fluturimin vraparak,
Se mi grop
ën e shkretuar ku dremit që kur ke rarë
Pas nj
ëzet-e-katër vjetesh sot po çfaqet mot'i parë...

Vall
ë dergjja jote-e-fellë pat pushim a lumtëri?
A t'j-u çduk dobare gjumit e p
ërjetëshmeja zi?
N'at
ë varr ku për së fundi mort'i keq të zu në rrasë,
T
ë çkëlqeu pakmos së largu fush'e ndriçm'e Qerbelasë?
T
ë këndoj me këngë malli Drini plak e i kulluar?--
Zot, o! Zot, t
ë qofshim falë që Naimi pat pushuar!

Sepse Hije-e shent
ëruar nër të gjallët sikur t'ishte...-
...Sikur t'ishe n
ër të gjallët, Ti, Xhuraja dhembshurishte.
Ti rapsod q
ë pranë shqipes dit'e nat' i lodhe ballët,
Ball'i sbet'e-i adhuruar sikur t'ishe n
ër të gjallët;
Q
ë nga tumb'e përmivarrshme ku do shihnje për-m'at'anë.

Vall
ë-a mos u ndreq të folët në Devoll e në Bujanë,
do t
ë dukej e skëterrur më një mjergull zembërate
Horizont'i madh
ërishmë nër kufi të Tokës s'ate;
Bukuri e M
ëmëdhethit do të ngjante-e pashijuar...
E atje, ku z
ër'i kthiell s'diti ç'është fjalë e shkruar,
Me d
ëgjimin t'ënd fisnik e me vërrejtjen e pasharë
Gjuh'e
ëmbël e stërgjyshëve do të dukej gjuh'e vdarë.
 
Titulli: Lasgush Poradeci

Naim Frasherit


Humbi rradhën çdo të folur, çdo kuvend e ndyti shijen,
Ligj
ërata pleqërishte sot ka vrarë vetëdijen.
Aq, sa me t'u mish
ëruar në kaq helm e kaqe prishmë,
M
ë të kot do të vrrente veshi yt i harmonishmë
A mos gjej
ë-i tepërlumtur midis fjalëve barbare
Ting
ëllimin q'i dha zërit frym'e gojës shqipëtare...

Nuk e di
është fshehtësira që kalon me fat në duar;
është njollë e zezë e qiellit që le pas një yll i shuar;
është krismë e vetëtimës kur fundet në fund gremine,
Heshtj'e k
ëngës që pat qarë me një harmoni divine:
Po n
ë bijt'e mëmës s'ate-yll i ndritur!yll me zjarr
Vet
ëtim'e harmonishmë që pushove nënë varr!-
Po n
ër bijt'e mëmës s'ate, me gjyrmashë e me stërnipër,
Shkat
ërrimi i shpejt'i gjuhës sot qëndron në vepr'e sipër;
Sot po humb kuvend i zogut ç'gjith
ë bukuri që kishte
Pa l
ëngon e nis të shëmbet folja jonë pleqërishte,
E n
ë breng të kaq rremuje psherëtiu dh'u shua fare
Dyke r
ënë posi pika këng'e orës shqipëtare.

Kush u tall se pasurija
është rob e larë në ar?
Se nj
ë mendje e palëmpirë sbukuron një trup bujar?
N
ë fjalim të Shqipëtarit kush përqeshi? Kush gajasi?
Kush m
ë tha se gjuh'e sotme shëmbëllen me zë larasi?
O, t'a njoha prej s
ë largu buzëqeshjen e shëmtuar,
Ti demon i shkret
ëtirës, që kalon me vaj në duar.
M'i p
ërdredhur se zilija t'u pat çfytyruar shtati,
Mun n
ë fund të vetëdijës ty të ndrin një sy lugati;
Je njeri, e pà pandehur sikur ngjan me sprij
ë zalli
Flet me goj
ë, - e pa pandehur sikur ulurin çakalli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top