Lajm i fundit: Turqia grumbullon ushtrinë në kufi me Greqinë, tensioni i “luftës”

PaTo_MiLaN

Antarë i Respektuar
Kohët e fundit situata Greqi-Turqi është shumë e tensionuar, duke u shënuar një sërë incidentesh shumë rënda, por orët e fundit situata duket edhe më serioze! Serioziteti i situatës dhe tensioni i madh është vërtetuar nga vetë zv/ministri i mbrojtjes së Greqisë Athanasioas Davakis, i cili ka deklaruar: “Nuk ka asnjë mëdyshje se eksiton rrezik aktiv i shfaqur nga fqinji, si dhe gjithashtu nuk zë asnjë mëdyshje grumbullimi i shumtë i forcave ushtarake të ushtrisë turke me të gjitha njësitë e saj, nga artileria e lehtë dhe ajo e rëndë. Këto forca ushtarake janë grumbulluar në Evro dhe në bregdetin e Azisë së Vogël. Gjithashtu, askush nuk mund të mohoj se ekziston një taktikë e përditshme agresioni sulmi dhe provokimi ushtarak si nga ajri po ashtu dhe nga deti. Kjo është vënë re dhe ditët e fundit ku Turqia po kryen kërkime si dhe një sërë stërvitjesh ushtarake shpëtimi, gjë e cila do të thotë se dhe vendi ynë duhet në çdo moment të ketë të dhënat përkatëse dhe të ngjashme, me qëllim që të mos zihet në mungesë ndaj këtij realiteti. Këtë realitet po menaxhojmë tashmë, po e menaxhojmë në të gjitha nivelet e planifikimi të mbrojtjes dhe të strukturave të reja, duke peshuar vlerësimin e duhur të kërcënimit real të strategjisë nacionale të vendit”. Ndërsa kaq, situata është rënduar edhe më tej nga deklarimet e një serë deputetëve grek që kanë folur ditën e sotme në parlament ku po diskutohet votëbesimi ndaj qeverisë së koalicionit të Samaras. Më shqetësues ka qenë deklarata e bërë nga ish-kryetari i parlamentit grek, njëkohësisht deputet i partisë së PASOK-ut, Apostolos Kaklamanis, i cili ka thënë se në çdo 10 vjet, fqinjëët provokojnë rezistencën Greqisë.

“Të rinjtë e sotëm ndoshta do duhet të luftojnë për atdheun siç bënë baballarët dhe gjyshërit e tyre”, ka paralajmëruar ish-kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis.
lajmeflash.net
e65b2d5b775d4471d4c7635309da7474-300x231.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Lajm i fundit: Turqia grumbullon ushtrinë në kufi me Greqinë, tensioni i “lu

Turqia greqin e han per mengjes :p
 
Titulli: Lajm i fundit: Turqia grumbullon ushtrinë në kufi me Greqinë, tensioni i “lu

Jane te dy shtetet ne NATO dhe nuk e besoj se mund te kete lufte ne mes tyre!
 
Back
Top