Kuvend, miratohen tre ligjet për statusin...

Darius

DENY IGNORANCE
Kuvend, miratohen tre ligjet për statusin

Enjte, 30 Maj, 2013 | 14:05 pm

UPADATE- Kuvendi i Shqiperise ka votuar me konsensus paketen e ligjeve te kerkuar nga Brukseli.

Pas shume diskutimesh e replikash mes palesh, me 108 pro asnjë kundër, 1 abstenim, ligjin për Gjykatën e Lartë.

Me 107 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin e dyte te kerkuar nga Brukseli per statusin, ate per “Për nëpunësit civilë”.

I treti ne radhe u miratua edhe projektligji per “Ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit”.

Berisha: Ku e latë Fierin? Votimi investim për kreun e PS. Votoni amnistinë. Tahiri: E çliruam

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, pasi ka perseritur akuzen ndaj Rames per bllokim te statusit ka apeluar qe bashke me tre ligjet te votojne dhe amnistine.

Kryeministri Berisha ka sqaruar se ka therritur seancen e jashtezakonshme me qellimin qe parlamenti pas 235 dite bllokim nga kryetari i PS-se, per 3 ligjet, pasi nxori vendin jashte statusit kandidat, pasi iu mohoi shqiptareve nje vit status, shpreh deshiren qe me ne fund te votojne tre ligjet.

“Shkaku themelor i thirrjes se Kuvendit eshte votimi i tre ligjeve per te cilat PD ka bere thirrje cdo dite per votim”- ka thene Berisha.

Sipas tij shqiptaret duhet ta dine se ata qe shkelmuan e hodhen ne kosh tre ligjet per statusin krijuan nje pellg te zi me ujin e te cilit po lajne sot fytyren.

“Nese i kerkoni te falur shqiptareve per 335 dite shkelmim te interesave te tyre une nuk kam asnje koment. Nese ju e votoni kete ligj per shkak te rivaliteteve te tmerrshm te brendshme te jeni te sigurte se ky votim ju pervelon, por ju do ta beni se besoni se mund te lani syte me ujin e pellgut te zi”- tha ai, duke i kujtuar opozites, ‘ku e kane Fierin’, per te cilin protestuan aq shume.

Berisha, apel PS: Votoni amnistine

Berisha ka kerkuar nga opozita ta mbyllin Kuvendin me nje akt dinjitoz, si eshte sipas tij votimi i amnistise. “Kryetari juaj është politikan kioskë, ai thotë do fal gjobat e 1 marsit e këtej, pse të 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Të votojmë dhe amnistinë si një akt të denjë dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni amnistinë, cfarë do u thoni atyre që kanë punësuar mijëra vetë, biznesmenëve të Elbasanit, bashkim cfarë do u thuash biznesmenëve të Korcës që nuk voton amnistinë, s’ka asgjë partiake, kryetari yt premtoi të heqë gjobat e 1 marsit e këtej, t’i bëjmë qytetarët të drejtë para ligjit, pse vini me paragjykime. ثshtë kollaj të futesh në fabrikat e tyre për ndonjë votë, doni konsultime mes tuaj, merrni kohën që ju duhet”- tha Berisha.

Bushati: Ja pse jemi per kompromis

Deputeti i PS-se, Ditmir Bushati ka sqaruar se PS eshte për kompromis per tre ligjet. “Duam t’i miratojmë ligjet që të mos bëjmë gabimin që bëtë ju që e futën vendin në një kurs antiperëndimor, që mashtroni opinion me cështjet e fondeve. Ju mashtroni se cështjet e punësimit, lëvizjes së lirë nuk janë pjesë e statusit, sa i takon fondeve ato janë aty, vendi nuk ka mungesë fondesh por mungesë aftësie për të përthithur fondet, ju kurë të jenë në opozite do e bëni dallimin. Amnistia që doni t’i ofroni bizneseve me grupet e interesit me opozitën, me tre aktet, kemi mundësi, bota na ka mbështetur të jemi lider në rajon. Kjo nuk është për të kënaqur Fyle, as për premtuar viza me Amerikën, si të premtosh qiqra në hell, fokusohemi te cështjet e ditës, tre ligjet si kompromis i ofruar nga Meta që e falënderoj, zgjedhjet do e japin verdiktin për të gjithë ne”- tha Bushati.

Berisha: Do liberalizojme vizat me Ameriken

Kreu i qeverise, ka perseritur edhe ne kete seance premtimin se do te liberalizohen vizat me Ameriken. Duke replikuar pas deputetit Bushati, qe e ka cilesuar kete premtim si qiqra ne hell Berisha ka thene se te njejten gje kane thene ata edhe kur ai prematoi heqjen e vizave me BE, apo anetaresimin ne NATO.

Tahiri: Je shërbëtor i femijeve te tu. Rivaliteti me LSI? Nese karrigen do e marresh falas apo 1 euro

Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, duke i kujtuar Berishes deklaraten se eshte gjysh e baba i plote e jo gjysme, ka thene se ai eshte shërbëtor i fëmijëve të ti.

“Vulen e mbajnë ata, ti punon për ta, je baba full time se punon për fëmijët e tu full time, një gjë të jesh i sigurtë, po ke merakun e Fierit ta shuaj unë këtë merak, është cliruar Fieri, qarku i Durrësit s’të përket me, Elbasanit po ashtu, këshilli bashkiak i Tiranës s’të përket më. Ne i rikthyem legjitimitetin pushtetit vendor në të gjitha qarqet, në shumicën dërrmuese, mos qaj hall, nëse ke hallin e kryetarit të PS do e shohësh kryeministrin e ardhshëm, nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi”- tha Tahiri.

Patozi: Meta nxori ne prite Ramen, e falenderoj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi falënderoi kreun e LSI-së, Ilir Meta që u bë shkak për mbledhjen e seancës së sotme parlamentare.

“Ju falenderojmë se në mesin e fushatës elektorale, tani ju kanë rënë të gjitha akuzat. Faleminderit Ilir Meta që e nxore ne pritë Edi Ramën, me dashje apo pa dashje. Të kemi kundërshtar, por ti u bërë shkak për të mbledhur këtë seancë ku cdo shqiptar do të dalë i fituar përvec Edi Ramës. Ilir Metën mund të akuzoj për 1 mijë gjëra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur të njëjtin qëndrim si para dhe pas ‘darkës së ngjalave’ dhe marrëveshjes së 1 prillit”, tha Patozi.

Sipas tij, Shqipëria nuk bëhet as më e mirë as më e keqe pas votimit të 3 ligjeve, ajo mbetet vendi i halleve të pazgjidhura, por edhe e arritjeve më të mëdha gjatë mandateve të kësaj mazhorance.

“Jemi tmerrësisht të votuar, por nuk ka një rast të dytë kur fajtori shkëlqen me mungesën e tij. Sot është dita për të kuptuar se për shkak të paranojës së një njeriu PS është rreshtuar kundër interesave me jetike të shqiptarëve. Sot është dita të njohim Ramën ‘lakuriq’, jo atë të fitove të vitit 2007, pasi nuk janë asgjë krahasuar me ditën e sotme. Sot është dita për të parë se cfarë është në gjendje e të bëjë mendje e fiksuar e një drejtuesi i cili është fiksuar me karrigen e kryeministrit. Tani kanë rënë të gjitha alibitë e sforcuara të kreut te PS-së. Nuk flitet me për Fierin as për zgjedhjet”, tha ai

Seanca

Fillimisht Kuvendi vendosi te beje disa minuta pushim pas kerkeses se deputeteve te PS-se, per nje mbledhje te grupit.

Kerkesa eshte bere nga deputeti i PS-se, Taulant Balla, per nje mbledhje te grupit te PS. Me heret kryeparlamentarja ka njohur deputetet e pranishem me rendin e dites.

Palët politike kanë rënë dakord dhe janë shprehur publikisht se do të votojnë tri ligjet e cilësuara si kyç për marrjen e statusit të vendit kandidat, me kushtin që këto nisma ligjore që kërkojnë 84 vota të hyjnë në fuqi në muajin shtator, kur do të konstituohet dhe qeveria e re pas 23 qershorit.

Parlamenti ka botuar dje në faqen zyrtare axhendën e seancës së 30 majit, dhe krahas tri nismave, projektligjit “Për nëpunësit civilë”, projektligjit “Për Gjykatën e Lartë” dhe ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përfshirë në listën e projektligjeve për votim kërkesën e kreut të qeverisë, që ka të bëjë me faljen totale të gjobave dhe kamatëvonesave që nga viti 2011 deri në qershor 2013.

Ndryshe nga tri ligjet e marrjes së statusit që kanë marrë miratimin në parim nga palët, amnistia fiskale është kundërshtuar nga Partia Socialiste. Socialistët kanë premtuar një falje të të gjitha gjobave politike që nga marsi deri më 23 qershor, ndërkohë që propozimi i Kryeministrit Berisha shkon më tej, teksa ofron votimin e amnistisë fiskale që nuk u miratua dot në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

Panorama
 
Titulli: Kuvend, miratohen tre ligjet për statusin...

U dorezua me ne fund ... Rama

Humbem 1 vit nga anetarisimi ne BE per mustaqet e çelos ... apo mjekrren e Edvinit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top