Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

ida angel

:)
V.I.P
young%20lovers%20at%20mall.gif

Ka nga ato që falin, të tjera që mendojnë se partneri nuk do t’i tradhtojë më kurrë dhe ato që ndahen menjëherë, pa pranuar kompromis. Pse thonë që tradhtia është një sëmundje, nga e cila nuk është e lehtë të shërohesh? اfarë duhet të bëjë një femër? T’ia fillojë edhe një herë nga e para apo të ndahet?

Nëse një person është gënjeshtar, i tillë do të mbetet përgjithmonë. Mos prisni që të përmirësohet, të ndryshojë, të jetë besnik dhe mos të ta thyejë kurrë më zemrën. Madje do ta bëjë sërish dhe ribëjë sa herë të ketë mundësi, në mënyrë më profesionale që t’i të mos e kuptosh. Joshja, shkeljet, rreziqet, ajo drithërimë që të përshkon trupin, emocionet, dëshirat, hormonet, gjahu: çdo mashkull ose femër do të dëshironte t’i provonte edhe një herë këto ndjesi.

Shpesh i kemi dëgjuar gjyshet të thonë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron” dhe kanë të drejtë, sepse ato e dinë mirë që meshkujve, më tepër se femrave, u pëlqen “të gjuajnë”. Le ta themi hapur, asnjë njeri nuk është i ndershëm deri në fund të jetës. Ajo që i mban të bashkuar dy persona deri në fund të jetës është dashuria. Por edhe në këtë pikë ka dyshime, sepse ka nga ata që e besojnë dhe të tjerë jo. Kjo gjë ndodh për arsye se edhe dashuritë më të mëdha dhe martesat më të gjata kanë periudhat e tyre të uljes dhe ngritjes, momentet e lodhjes dhe vështirësisë. Janë pikërisht këto situata që fillojnë të dobësojnë një lidhje. Kur nuk ndodheni në shtëpi, pra keni shkuar për të pushuar diku,

në zyrën e bashkëshortit vjen një kolege e re pune, elegante dhe shumë simpatike. Dihet që burrat nuk e njohin fjalën rezistencë në të tilla raste, sidomos kur një grua tregohet e gatshme dhe e edukuar kundrejt tyre, i admiron dhe i vlerëson. Gjërat fillojnë të shkojnë edhe më mirë kur kolegia është e re në moshë. Pra, pas atyre gjërave që ishin shkruar më lart, arrijmë sërish në përfundimin: kush tradhton një herë e bën rrugë.

Por jo të gjithë mendojnë kështu. Ka edhe nga ata që pas një tradhtie vendosin të falin, të hedhin gjithçka pas krahëve, të bëjnë sikur diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dikush tjetër mendon që një tradhti, ose një periudhë ndarjeje për të shkuar me partnerë të tjerë forcon lidhjen e çiftit. Pastaj të mos përmendim ato vajzat e lehta që mendojnë se partnerët e tyre mund të ndryshojnë, sepse ato zgjedhin strategji që t’i bëjnë për vete. “Ai e ka kuptuar se sa më ka lënduar dhe më është betuar se nuk do ta përsërisë më kurrë. Që nga ajo kohë më ka qëndruar vërtet besnik. Nuk ia ndaj sytë”, shkruan një vajzë. Por a është jetë kjo? ثshtë e drejtë të kontrollosh çdo lëvizje të partnerit? اfarë ndodh me besimin kur në një lidhje mbizotërojnë gjëra të tilla? Të gjithë e kanë të vështirë të ndahen nga njeriu i zemrës, por në një lidhje dashurie kësisoj gjërash nuk janë të pranueshme. اdo femër duhet t’i thotë jo partnerit të saj nëse zbulon që ai e ka tradhtuar. Nuk do të ishte e udhës të bënit pakt me të, sepse tradhtia nuk falet.

Sytë që na magjepsin më shumë janë ata që na shohin. Në një farë mënyre çiftet tentojnë të jenë të pandarë, pra të lidhen me persona të të njëjtit nivel tërheqjeje, inteligjence, bekgraundi, apo fuqie ekonomike. Kur njerëzit dalin jashtë të zakonshmes ndodh që të tjerët t‘i shohin me mosbesim për zgjedhjet e bëra dhe ua vënë në pikëpyetje motivet e vërteta të zgjedhjes. Një grua e re e bukur, për shembull, mund të vendosë që të mos kërkojë të çiftëzohet me një djalë të ri e tërheqës të së njëjtës sërë me të, por të vendosë që bukurinë e saj ta shfrytëzojë për t‘u lidhur me një burrë në moshë shumë më të madhe, por që të jetë i pasur. Sigurisht që bëhen zgjedhje të tilla, por ato nuk janë natyrore.

اiftet që kalojnë periudha të gjata krize nuk janë të lumtur. Duket sikur kanë frikë nga përballja dhe për të shmangur këtë gjë shtiren sikur gjithçka shkon mirë. Në fakt, krizat që kalojnë shumë çifte janë pozitive: duke analizuar të shkuarën, krijojmë një të ardhme të re për jetën në çift. Nëse partnerët nuk ndryshojnë, atëherë gjithçka prishet dhe merr fund. Përballimi i një krize jo domosdoshmërish mund të jetë i dëmshëm. Kush e pranon, mund ta kapërcejë duke fituar besim. Nga kjo eksperiencë do të mësojë se në rast krizash në të ardhmen i ka të gjitha mjetet për të reaguar pozitivisht. Mund të ketë momente në jetën e çiftit, ku njëri prej të dyve nuk është në gjendje të pranojë disa pohime. Thënia e së vërtetës mund të mos jetë gjëja e duhur, për shembull kur kalohet një periudhë e vështirë. Gjithsesi, është mirë që partnerët të mos i mbajnë sekrete njëri-tjetrit. Krijimi i një lidhjeje mbi gënjeshtra sjell vetëm shqetësim dhe ftohjen e partnerëve me njëri-tjetrin. Nëse partnerët nuk janë xhelozë për njëri-tjetrin, atëherë duhet parë se deri ku arrin interesi i tyre për njëri-tjetrin. Nuk po flasim për xhelozinë kronike ose patologjike, e cila limiton në maksimum lirinë e tjetrit. Në rastin e një xhelozie normale, kjo ndjenjë tregon një shenjë interesi. Mungesa e xhelozisë mund të kuptohet nga partneri/a si mungesë vëmendjeje dhe kjo mund të jetë thikë me dy presa.

Burimi: Gazeta Shqip
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Me se e drejte kjo gje se kam lexuar temen por me titull po pergjigjem .Jam plotesisht dakort,sepse i mer doren se te pelqen .
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Behet rruge pastaj ....ndaj eshte mire mos ta provosh fare tradhetine ....
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Epo ka njerez qe ndryshojme..pse ti fusim te gjithe ne te njetin these?
Mbase e kuptoj heren e pare qe tradhetoj qe beri gabim...dhe heren e 2 se perserit me...
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Sic duket kjo zonja ne fjale qenka tradhetuar e ster tradhetuar qe paska gjithe kete mllef ne shpirt dhe e tregon me ane te artikullit. Sikur tha edhe Zinna, nuk eshte mire te pergjithsojme edhe ti fusin te gjithe ne nje thes, gjithcka varet nga rrethanat.

:ciaoo:
 
:dong::dong::dong: nje mendje me ty,e plotesisht dakord!!
po flasim x njerez e njerez....nga ato tralala qe nuk u behet vone se vrasin,apo lendojne dike me kete veprim/tradheti,e x ata qe egabojne 1 here,e kuptojne,pendohen dhe e lene me kaq;)
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Nuk mendoj se eshte gjithmon e vertet kjo , por padyshim qe ka raste qe eshte e vertet.
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Jo gjithmone, por.. ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron!
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Tani kjo gazeta Shqip ja ka fut cik kot, i gjithe titulli del bosh po te shkeputesh ndonje fjali nga artikulli si prsh kjo........... Le ta themi hapur, asnjë njeri nuk është i ndershëm deri në fund të jetës, i bie qe c''do njeri vazhdimisht tradheton perderisa e beri nje here. Tani kush e ka shkruar kete artikull nuk mendoj se i ka te qarta idete e tij,ose e ka zene burrin me shoqen e saj te ngushte LOL
Ose une kam ikur per Kine me nje gote.
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Kush ësht pa mëkat të hedh gurin i pari...
Varet nga situata varet nga rrethanat etj ...
Unë per vete përdor kam njl shprehje falja ësh hakmarrja më e madhe...
Kur dikush tradhëton ndihet keq vdes diçka brënda tij e di që besimin tënd sdo ta ket më ... Nuk e di un për vete jam për falje nëse ai fal veten.
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

nje artilull eshte si shume te tjere qe dojne te mbushin gazeten.....varet pse vjen tradhetia
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Te gjithe burrat tradhetojne .ai qe eshte i ndershem eshte sepse nuk eshte zbuluar akoma ,,,,,,,,,,,,,,,,,
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Nje here mund te gaboje cdo njeri dhe nuk eshte per ta pergjithesuar se mund te gaboje vazhdimisht.Por hera e dyte nuk duhet falur se pastaj behet ves kjo pune.Pastaj ka edhe nga ata ose ato qe e kane huq dhe nuk e kane problem ta premtojne se nuk do ta bejne here tjeter,po sa kthejne krahet harrojne premtimin e marre.Keta lloj robesh hyjne ne kategorine e atyre njerezve qe jane mesuar me te pjerdhur dhe askush nuk mund tua heqe vesin e tyre.
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

dhe une ashtu si znj.Liza uki kimen e ndrron por zanatin se harro.
Me shume Rrespket nga Qendrimi Bosi..
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Varet si tradheton edhe nen cilat kushte si ps , i dehur etj.. por gjithsesi tradhtia quhet tradhti . Dhe nuk e dime a do tradhtoje gjithmone partneri ose partnerja , por ama ne do jetojme gjithmone me ate frike .. Sepse nuk do mund ti japim me ate besim qe i jepnim me pare !!
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Epo ka njerez qe ndryshojme..pse ti fusim te gjithe ne te njetin these?
Mbase e kuptoj heren e pare qe tradhetoj qe beri gabim...dhe heren e 2 se perserit me...

keshtu me pelqen dhe mua te mendoj,s`besoj ta ken seriozisht:(
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

100% Eshte e verte Se Kush Tradhton nje Her Tradhton qat gjithe jetsS qe Eshte nje Fjal e urt "Ujku Qimen e Nderron po Zanatin Se harron"
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Ket Fjalen ' Tradhteti ' Kisha pas deshir me provu vajzat me shum se keto i bejn keto gjera me shum edhe ti perjetojn edhe kto si ne Pse jo :D
 
Pe: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Varet kjo smund te thuash te sigurt 100% se po trahdtove nje her tradhton gjith jeten....
 
Pe: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Ne fakt do thoja qe jeta eshte nje test, dmth duhet ta provosh dhe me pas ta dimonstrosh dicka te tille qe ne te vertet eshte krejt relative dhe subjektive, sidoqe te jete mendoj qe nuk tradhetojne vetem ato qe nuk u jepet mundesia, sepse te tjetret te gjithe bien preh e nje femra provokuese.

Prandaj nuk jane gjera qe prehen me thike, dhe ky titulli kush tradheton nje here e ben gjithe jeten me duket shume acarues dhe superficial.
 
Pe: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

tradhetia... pse tradhetohet partneri? sepse sben per ne! Ateher cfare kuptimi ka te mos thuash asigje dhe te vazhdosh lidhjen?
Nese e ben nje her ke per ta ber dhe heren e dyt per te njejtin motiv...
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

keshtu me pelqen dhe mua te mendoj,s`besoj ta ken seriozisht:(
Ka 2 kategori njerzish, ata qe implikohen ne nje lidhje dhe ata qe e kane vetem per te kaluar kohen/argetim. Ata qe jane te implikuar, veshtire ta besoj qe do e perserisin gabimin, aq me shume nqs do jene te "kapur" ( parteneri jetes do e kuptoj per tradhetine) dhe nga kjo do kene pasoja te ndryshme - ndarje, divorce, mungesa femijeve apo varet nga rasti. Dicka qe te bene dem, nuk e perserit me, se askujt si pelqen te vuaj..
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Epo ka njerez qe ndryshojme..pse ti fusim te gjithe ne te njetin these?
Mbase e kuptoj heren e pare qe tradhetoj qe beri gabim...dhe heren e 2 se perserit me...

Pajtohem me ty sweety !
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Nuk jam dakort me kete!! Njeriu ndryshon dhe cdo njeriu i jepet nje shans i dyte mqs shpresa ekziston ateher bashk me te eshte edhe Ndryshimi.
 
Pe: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Jo domosdorshmerisht...Pastaj varet edhe nga rrethanat e tradhetise...Nese tradheton iher One night stand,ok ishte nje moment dobesie...Nese tradhetohet se ai tjetri qenka me i bukur,se partneri im,ose ai tjetri shih ben dhurata,esshte me i qeshur,me karagjoz,atehere kur e le partnerin per dike tjeter,nje dite do lere edhe ate te ''riun'' per dike tjeter,qe do jete me interesant se ai i tanishmi...
 
Titulli: Pe: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

Jo domosdorshmerisht...Pastaj varet edhe nga rrethanat e tradhetise...Nese tradheton iher One night stand,ok ishte nje moment dobesie...Nese tradhetohet se ai tjetri qenka me i bukur,se partneri im,ose ai tjetri shih ben dhurata,esshte me i qeshur,me karagjoz,atehere kur e le partnerin per dike tjeter,nje dite do lere edhe ate te ''riun'' per dike tjeter,qe do jete me interesant se ai i tanishmi...
E ketu varet, si ndodh "tradhetia", nqs ai/ajo njeh dike te ri, nuk ka me deshire te vazhdoj lidhjen ne te cilen ndodhet, dhe i ve pike asaj, per te filluar nje te re, nuk eshte problem ( jeta tij/saj, zgjedhja secilit).
Por nqs duke gjetur nje partener te ri, vazhdon te mbash dhe te vjetrin, dmthn ulje per te palet ( e reja dhe e vjetra), e reja sepse pranon te jete e 2, e vjetra se pranon te jete e tradhetuar ( aq kohe sa e dine, ose kur e marin vesh vazhdojne lidhjen per faktin qe e duan individin...).
 
Titulli: Kush tradhton nje here e ben gjithe jeten :(

ahhahaha,Jetmira ,po me femra moj tradhtojne meshkujt.
E keqe tradhtia.
Nuk duhet tradhtuar.
Teorikisht dhe parimisht!
Praktikisht eshte me fat ai/ ajo qe ka nje lidhje ,qe nuk njohu tradhti.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top