Kush janë furnitorët më të mëdhenj të armëve sot në botë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kush janë furnitorët më të mëdhenj të armëve sot në botë?.

armet-1_1.jpg


Renditja – Rreth tre të katërtat e armëve që qarkullojnë sot në botë, e kanë origjinën nga vetëm pesë vende: SHBA-ja, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca.
Natyra e konflikteve sot në botë po ndryshon dita-ditës, por kjo listë ka mbetur e njëjta përgjatë 50 viteve të fundit Rreth tri të katërtat e armëve që qarkullojnë sot në botë, e kanë origjinën nga vetëm pesë vende: SHBA, Rusia, Kina, Gjermania dhe Franca. Natyra e konflikteve sot në botë po ndryshon dita-ditës, por kjo listë ka mbetur e njëjta përgjatë 50 viteve të fundit.

SHBA mbetet “mbreti” i padiskutueshëm në tregtinë e armëve. Ato zotërojnë 30 për qind të tregtisë së armëve në mbarë botën, duke pasur një bazë të hershme e të gjerë klientele.

Ato janë furnitori kryesor me armë për tregjet në Amerikën Qendrore, ku importet e armëve, qysh prej vitit 2007 janë rritur me 68 për qind, kurse eksportet në Lindjen e Mesme me 27 për qind — kryesisht në Irak e Afganistan.

Rusia nuk mbetet gjithashtu larg konkurrentes direkte. Vendi i stërmadh është përballur me kriticizëm të madh për furnizimin në masën 78 e përqindëshit të armatimeve për regjimin sirian mes viteve 2006 – 2011.



India, blerësi më i madh botëror


Megjithatë, 65 për qind e shitjeve të armëve ruse vijojnë të shkojnë për tregun aziatik dhe Oqeaninë, ndërsa India është klienti i saj më i madh, për të mos përmendur këtu faktin se ajo blerësi më i madh në edhe në rang botëror, pas rritjes së kërkesës së saj në 52 për qind në pesë vitet e shkuara.

Kina vjen e dyta pas Rusisë dhe e treta në rang global, dhe në vitin 2012 ia kaloi në këtë aspekt madje edhe Britanisë së Madhe në numrin e armëve të shitura. Ndërsa është gjithashtu blerësja e dytë në rang botëror, nga ana tjetër, eksportet e saj u rritën me 162 për qind mes viteve 2007 e 2012, në shumicën e tyre të drejtuara në tregjet aziatike (74 për qind) dhe në Afrikë (13 për qind).



Konfliktet i kushtojnë Afrikës sa ndihma ndërkombëtare


Konfliktet e armatosura vlerësohet se i kanë kushtuar Afrikës 18 bilionë dollarë në vit — thuajse e njëjta shumë që ajo merr si ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

Edhe në Burundi, mund të blesh një granatë për çmimin e një birre. Importet e përgjithshme të “kontinentit të zi” u rritën në 104 për qind në pesë vitet e fundit — dhe me 350 për qind në Afrikën Veriore, falë konflikteve ekzistuese në Egjipt e Libi dhe frikës nga e ardhmja e njëjtë në Algjeri e Marok.



Eksportet nga Europa njohën ulje

Ndërkaq, në Europë, tregu po njeh ngadalësim e ulje. Qysh nga viti 2007, dy furnitorët më të mëdhenj me armë — Gjermania dhe Franca — i kanë parë shitjet e tyre të bien, respektivisht me 8 dhe 18 për qind.

Debatet e kundërshtitë e brendshme politike kanë ndikuar tregtinë e Gjermanisë me Arabinë Saudite, vendi që blen thuajse një të katërtën e të gjithë armëve që ofron tregu gjerman, duke e bërë monarkinë sunite kësisoj importuesin e dhjetë më të madh sot në botë.

Kërkesa për armë në Europë është rritur me 20 për qind në pesë vitet e fundit, shumica falë krizës ekonomike. Në vitin 2011, Spanja kryesoi renditjen me bërjen pronë të vetën, të një kontingjenti prej 24 helikopterësh shumë modernë luftarakë në vlerën e 1.4 bilionë eurove, megjithëse Greqia e anuloi porosinë e saj për të blerë më shumë se 400 mjete luftarake nga Rusia.



Biznes obskur e jotransparent

Megjithëse kjo lloj tregtie shtyhet përpara kryesisht nga shtetet, tregu i armëve është shpesh një biznes shumë obskur e jotransparent. Rreth një milion e shtatë prej 8 milionë armëve të zjarrit të prodhuara çdo vit, vidhen ose humbasin.

Korrupsioni në industrinë globale të mbrojtjes, përllogaritet të kushtojë 20 bilionë në vit dhe se qysh nga viti 2000, ka lejuar armë me një vlerë me më shumë se 2.2 bilionë dollarë për t’u importuar nga vendet që ndodhen nën embargo për armët.

Kjo është arsyeja se përse prillin e fundit, komuniteti ndërkombëtar vendosi të ndërmarrë një aksion. Pas më shumë se gjashtë vitesh negociata, Kombet e Bashkuara adoptuan Marrëveshjen apo Traktatin mbi Tregtinë e Armëve (Arms Trade Treaty), duke vendosur rregulla të qarta për të gjitha transferatat globale të armëve dhe municioneve.



Marrëveshja, implementimi i pashpresë

Por kjo marrëveshje nuk është implementuar akoma. Deri më tani, tetë prej 115 nënshkruesve të marrëveshjes, e kanë ratifikuar atë. Sipas dr. Giles Giaça, nga Instituti i Oksfodit për Etikën, Ligjin dhe Konfliktet e armatosura” (origj: Oxford Institute for Ethics, Law and Armed Conflict), “dy prej eksportuesve më të mëdhenj të armëve sot në botë — Kina dhe Rusia — si dhe importuesi më i madh i tyre — India — nuk ka shpresa ta nënshkruajnë apo ratifikojnë këtë marrëveshje as në vitet në vijim. Do të jetë një proces shumë i gjatë”.

Ndërkaq, çdo minutë një person vdes nga një konflikt i armatosur sot në botë.

Marrë nga: Ozy.com
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top