Kush janë Dëshmitarët e Jehovait.

Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit. Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra dhe prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), drejtohet nga disa persona në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York). A është ky sekt një organizatë terroriste dhe ekstremiste? Gjykata Supreme ruse vendosi se “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë ekstremiste dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit. Lajmi u dha mediet ruse, sipas të cilave, vendimi i gjykatës u konfirmua nga përfaqësues të kësaj feje në Rusi, të cilët thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Autoritetet ruse kanë vendosur disa nga materialet e publikuara të grupit në një listë literature ekstremiste të ndaluar dhe prokurorët në vend, prej kohësh e kanë cilësuar si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtje dhe kërcënon jetë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut. Ata thonë se, përshkrimi që i bëjnë autoritetet ruse është i rremë. Organizata është përhapur në botë dhe ka 8 milionë ndjekës aktivë, ndërsa në Rusi rreth 175 mijë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë përballur me gjykatat në disa vende, por Rusia është më e zëshmja në cilësimin e tyre si një kult ekstremizmi.
Lind pyetja a duhet të ndalohet me ligj edhe në Shqipëri kjo organizatë !?
Shiko fotografinë 1746450

Web.
 
Cdo fe ka praktikante qe e interpretojne doktrinen ne menyren e vet dhe ndermarrin veprime ekstreme, qe jane te cuditshme jo vetem per pjesen tjeter,por dhe per ata te te njejtit lloj.
Bejme gabim nese etiketojme nje grupim te caktuar ne baze te veprimeve individuale te disa njerezve te dobet dhe me probleme.
 
Ne disa vende deshmitaret e jehovait nuk lejohen fare te predikojne fene e tyre. Rusia biles ka kerku ta kaloje me ligj n'parlament denimin e kujdo qe predikon besimin e ktij sekti fetar.
 
andej ne USA dhe Canada thone qe eshte e praktikuar ne mase....
Shume easy jane keta Americanet:p

Overall me vjen keq per femijet qe rriten me prinder te ketij sekti... Nuk ju lejohet te festojne asnje feste
Mbaj mend ne shkolle dy tre Vajza qe Nuk mernin pjese ne asnje feste
Dhe dukej qarte qe deshironin Por kishin strict brain washed parents!
Mua Nuk me intereson shum se ne cfare besojne te rriturit, ka qe besojne ne lope ne mace ne peme and so on!
Por kur mer me vete dhe femijet duke ju mohuar femijerine ne njefare menyre, plus Kam lexuar nje rast qe nje teenage girl kishte nevoje per blood transfusion dhe prinderit e saj kundershtonin Sepse ishte against their religion! Crazy
 
Me sillnin shume libra te banesa. Nuk me dukeshin te dhunshem, perkundrazi.
Une mendoje se ceshtja primare eshte te jesh njeri(te te vije era njeri) pastaj me gjerat tjera, perfshi besimet fetare, ti je ne rregull.
Ne fakt, kujtoje, cdo gje e tepruar eshte e rrezikshme madje jo vetem ne besime fetare por ne teresi.

E rendesishme per ta kuptuar eshte se te gjitha besimet kur hasin ne erresire munde te duken xixe shpetimi dhe ne keso raste fatkeqesia behet jeta .
 
Ishin nja dy goca i dite ( i gru dhe i goce dmth ), me trokiten ne dere dhe donin te me flisnin per Jovanin.
I thashe urdheroni mrena por do hiqni kepucet ke dera se me fusni ne sherr me plaken, buzeqeshen dhe iken per te trokitur ke dera komshijes perballe.
Se kuptova pse u tremben dhe refuzuan te me tregonin parajsen. ?
 
Ishin nja dy goca i dite ( i gru dhe i goce dmth ), me trokiten ne dere dhe donin te me flisnin per Jovanin.
I thashe urdheroni mrena por do hiqni kepucet ke dera se me fusni ne sherr me plaken, buzeqeshen dhe iken per te trokitur ke dera komshijes perballe.
Se kuptova pse u tremben dhe refuzuan te me tregonin parajsen. ?
Mos ke qene duke krujt hunden ti ne ato momente?
 
Une kam komshi nje familje qe merren me keto te jehovait. Nuk di pse me duken njerez te cuditshem .kan 2 femije ato si shikon kurr duke los me femijet e tjere .si hapin kurr dritaret boo qe kur ndodhi kjo.ngjarja me japin pak.stres sa her nderrohem ne lagje me to
 
Me sillnin shume libra te banesa. Nuk me dukeshin te dhunshem, perkundrazi.
Une mendoje se ceshtja primare eshte te jesh njeri(te te vije era njeri) pastaj me gjerat tjera, perfshi besimet fetare, ti je ne rregull.
Ne fakt, kujtoje, cdo gje e tepruar eshte e rrezikshme madje jo vetem ne besime fetare por ne teresi.

E rendesishme per ta kuptuar eshte se te gjitha besimet kur hasin ne erresire munde te duken xixe shpetimi dhe ne keso raste fatkeqesia behet jeta .
Te dhunshem jane

Sidos kur te vijne ne orat dreke
Ose nuk kuptonin "jo faleminderit sjam i interesuar" ose troksije te njepas njeshme
Sbesoj se kane ndryshuar taktike


Keta duhen debuar :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top