Kush ishte Rauf Fico

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Aty ku nuk çan dot demokracia, liria e shprehjes, vota e lirë, kinemaja apo muzika hyn…pornografia.

“Scan Eye”, një kompani që monitoron shkarkimet nëpërmjet shërbimit të ofruar nga “BitTorrent” publikoi disa të dhëna mbi aktivitetin lundrues në internet të koreano-veriorëve.

korejaveriutinternet.jpg


Në vendin më të izoluar të botës, që vuan bllokadën ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor, por njëkohësisht që u ka vendosur bllokadë ndikimeve perëndimore në shoqërinë e tij, “Scan Eye” thotë se është vërejtur një aktivitet i madh në shkarkimin e filmave pornografikë kryesisht prodhim japonez dhe amerikan.

Por jo vetëm porno. Mes shkarkimeve të koreano-veriorëve janë edhe të gjitha episodet e “Top Gear”, programit të famshëm të BBC kushtuar automjeteve dhe aventurave ekstreme me to. Shkarkime në masë ka patur edhe të video-lojërave të ndryshme.

Ekspertët e teknologjisë thonë se shkarkimet duhet të jenë vepër e një kaste të ngritur dhe pjesë e elitës politike të vendit që nuk preket nga çensura e internetit. Koreja e Veriut nuk është pjesë e rrjetit global të internetit dhe si alternativë përdor një sistem të brendshëm të cilin në janar të 2013-ës u bë kurioz dhe e vizitoi edhe vetë ish-kreu i Google, Eric Schmidt.

/ Top Channel
 
Titulli: Aty ku nuk hyn demokracia, hyn…porno

kjo eshte te ja fusesh kot.
 
Kush ishte Rauf Fico

Faik Konica “Rauf Fico ishte shqiptar kur nuk kishte Shqipëri!”.


Rauf-Fico_zps66029231.jpg


-Rauf Fico lindi në Sana të Jemenit, më 13 mars të vitit 1881, në një familje me origjinë nga Gjirokastra. Pasi u arsimua në në mejtepin e Shkodrës, më pas në shkollën Volksschule të Vjenës, e më pas në Stamboll, ku vijoi edhe studimet e larta për Shkenca Politike e administrim në Shkollën Civile “Mülkiye-i-Sehahané” të Administratës Mbretërore në Stamboll, Fico i përfundoi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera dhe hyri në librin e artë të asaj shkolle. Më 1903 u emërua nëpunës pranë valiut të Janinës. Në prill të vitit 1906, u emërua kajmekam në Konicë. Më pas ushtroi detyra të rëndësishme në administratën osmane. Në nëntor të vitit 1908 ishte një nga përfaqësuesit e Gjirokastrës në Kongresin e Manastirit.

-Rauf Fiço, politikan e diplomat shqiptar shumë i shquar (vitet '20 - '30). Kur e takoi Hitleri në 1938-ën, tha: "Sot takova dy diplomatë. Një diplomat të vogël të një vendi të madh (ambasadorin japonez) dhe një diplomat të madh të një vendi të vogël (Rauf Fiçon, ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Berlin)".

-Gazeta hungareze “Pester Lloyd” në datën 18 mars shkruante:
“Rauf Fico, njeriu më i kulturuar i atij vendi, kur u desh të krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbulluan njerëzit më të aftë që organizuan Shqipërinë e sotme. Ministër Rauf Fico është njeri me kulturë të shquar të përmsave evropiane, ai zotëon gjashtë gjuhë të huaja. Ai është një diplomat nga më të zotët”

“The Near East and India“, në 4 dhjetor 1930 shkruante:
“Me personin e zotit Fico, kabineti ministror humbi anëtarin më përparimtar dhe më energjik”

Ministri fuqiplotë anglez, Sir Robert Hodgson, kishte relatuar në Forin Ofis (Foreign Office) se, “Rauf Fico është një nga personalitetet më tërheqës të jetës publike shqiptare dhe një burrë me një ndershmëri dhe atdhetarizëm të padiskutueshme. Me bindje republikane, ai ishte i bindur se monarkia i duhet Shqipërisë dhe i qëndroi besnik mbretit Zog”

Nderimet
Si një nëpunës i ndërgjegjshëm, i ndershëm dhe i aftë, ai dekorohet nga Perandoria Austro-Hungareze, me Urdhrin e Franz Josefit të kl. I. Për shkak të veprimtarisë shoqërore dhe personalitetit të tij, me propozim të Ministrisë së P.Jashtme Franceze, më 1922, Rauf Ficos i akordohet dekorata “Palma e Artë Akademike”, ndërsa Akademia Ndërkombëtare e Letërsisë dhe Shkencës së Napolit, më 16 korrik 1925, mbasi i ka dhënë gradën shkencore të Doktorit të Nderit, e zgjedh edhe anëtar korrespondent të asaj akademie. Po e asaj periudhe është edhe dekorimi italian me “Kryqin e Nderit për merita në letërsi e shkencë”, i akorduar nga Akademia Mbretërore Italiane. Rauf Ficoja ishte dekoruar nga mbreti bullgar me "Urdhërin e Borisit“ dhe nga Franca në vitin 1926, me medaljen e "Oficerit të Legjionit të Nderit“. Më 27 janar të vitit 1932, Rauf Ficoja u dekorua nga mbreti Zog me dekoratën e "Urdhërit të Komandarit të Skënderbeut“.

Permbledhje burime te ndryshme web
 

Attachments

  • Rauf-Fico_zps66029231.jpg
    Rauf-Fico_zps66029231.jpg
    13.8 KB · Shikime: 0
  • Rauf-Fico_zps66029231.jpg
    Rauf-Fico_zps66029231.jpg
    13.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Kush ishte Rauf Fico

Admin, mund ta shkepusesh kete temen e Rauf Fico nga pornografia..:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top