Kush genjen me shume..??

Titulli: Kush genjen me shume..??

varet nuk eshte me gjini genjeshtra eshte me tip personi e vura te 2 sondazhin
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

sipas nje studimi qe eshte publikuar para 2 javesh ketu ne austri ka dale qe mehskujt genjejne me shume se femrat.
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

sipas nje studimi qe eshte publikuar para 2 javesh ketu ne austri ka dale qe mehskujt genjejne me shume se femrat.

ne austri mase po ne shqiperi genjejne me shume femrat :isterik:
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Kujt ti vi per mbare genjen e kush te jete me i zooti ahhahahah

Votova te dy njesoj...
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

VOTOVA DY PALET NJELLOJ,,,

por e verteta esht se djemt,,,ta bejn malin fush per 3 sekonta,,

kurse femrat ta bejn fushen mal,,,per 1 sekont
:pP:
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

varet nga personi..
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

dhe femrat dhe meshkujt...nuk mund ti ndash....
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Femrat jan shuuuuuuuume me specialiste te genjeshtres , dihet kjo .
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Femrat dhe meshkujt jane prinderit e genjeshtres. Keshtuqe s'keni pse i hidhni fajin njeri tjetrit. Genjen e te kenaqin me genjeshtra meshkujt , e te njejten gje bejne dhe femrat. (Kuptohet jo te gjithe)
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

LOL LOL LOL
po akuzojme nj-tj ketu....
vajzat x djemte,e anasjelltas!!
e ver8a è:djemte genjejne me shume,pa u hequr asgje vajzave:D:Dpor djemte me shume:D:D
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Femrat jan shuuuuuuuume me specialiste te genjeshtres , dihet kjo .

eh,ke te besh me femra intligjente LOL LOL LOL
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Une , Mendoje qe dy palet jon genje me shumti.
Me shume Respket nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Sipas nje studimi ketu ne Suedi mesohet se femrat genjejne 7 here ne ore, ndersa meshkujt vetem kur te ndihen te kercenuar...
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Ju cunat genjeni me shume, dhe sy me sy, qe nuk kupton hic gje.

Gjithmone ata qe flasin me shume genjejne me shume
Ne meshkujt si rralle here, ne kete pike jemi pak prapa juve sepse dihet qe femnat flasin 500 deri 600 fjale ne dite me teper se sa ne.
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Votova qe genjejne meshkujt me shume
Duke par parasysh se me shum genjej sesa me genjejne :p :p
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Genjeshtra,,,nuk duhet te mbatet nga shuma,,,por nga pesha.
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Ata qe genjejne veten. Por meq per genjeshtren thuhet: ''Kjo genjeshtra'', edhe nuk kemi pse shtyhemi se i eshte percaktuar gjinia! :ciaoo:
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Genjeshtrat kane gjithmon vetem nje hile . Ne momentin qe fillon te genjesh per dicka kurr mos jep detaje sepse ne momentin qe ke dhene detaje je i zbuluar sepse te nesermen do arrish te mbash mend genjeshtren po jo detajet
hihihihihi
Kujdesni kur genjeni si ju femrat si ju djemte. genjeni por kurr mos jepni detaje se sdo i mbani mend....

sa per kush genjen me shume? sigurisht meshkujt Femrat flasin shume jo genjejne....ndersa meshkujt flasin pak dhe genjejne shume
.
 
Titulli: Kush genjen me shume..??

Një studim anglez përmbys bindjen e krijuar deri më tani. Sipas tij, meshkujt gënjejnë më shumë se femrat. Ndërkaq psikologët kanadezë kanë zbuluar se mes fëmijëve, ata që gënjejnë, e kanë inteligjencën më të zhvilluar
Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat

E pranoj se po them të vërtetën, femrat janë më të sinqerta se meshkujt. Një sondazh i bërë nga “Science Museum” në Londër hedh dritë mbi botën e errët dhe misterioze të gënjeshtrave. Për më tepër, ndryshe nga sa mendohej, zbulon se femrat janë më të besueshme se meshkujt. Nga kërkimi i bërë në mbi 3 mijë persona doli se meshkujt thonë mesatarisht 3 gënjeshtra në ditë, e barabartë me 1092 të tilla në vit. Përkundrazi gratë ndalen në shifrën 728, duke e bërë këtë veprim jo më shumë se 2 herë në ditë. Për më tepër, pasi e kanë bërë, te 82 për qind e tyre rëndon ndjenja e fajit, shifër kjo që te meshkujt është 70 për qind. “Objekti” i preferuar për t’i thënë gënjeshtrat janë nënat. Një mashkull në katër dhe një femër në pesë pranojnë se ia fshehin rregullisht të vërtetën nënës. Këtë e vërteton edhe dhjetëshja e gënjeshtrave më të përdorura, ku në vend të parë për gratë dhe në vend të dytë për meshkujt qëndron shprehja: “Jam mirë, nuk ka asgjë”. Një frazë e thënë më tepër për siguri se sa për të gënjyer vërtet. Përballë temës tronditëse të thënies së gënjeshtrave ndaj partnerëve, të intervistuarit e deklarojnë veten të sinqertë 9 në 10 raste, pa diferenca mes burrave dhe grave. Këto të fundit mund të jenë më të sinqerta nëse marrin numrin e gënjeshtrave të thëna në një ditë, por besueshmëria e tyre minohet dukshëm nga pyetja e fundit e sondazhit, se cili nga dy sekset është më i aftë të fshehë të vërtetën. Këtu gratë fitojnë me shumë pak pikë. Por edhe pse gënjejnë më pak, gënjeshtrat e tyre janë zakonisht më të dëmshme dhe më të kamufluar mes së vërtetës. Ndërkaq, një tjetër studim kanadez tregon se fëmijët që gënjejnë janë ata që e kanë inteligjencën më të zhvilluar. Kërkimi i bërë nga psikologu Kang Lee, i cili drejton Institutin e Studimeve për Fëmijë në Universitetin e Torontos, i referohet fëmijëve të vegjël. Që në moshën 2-vjeçare, tregon Lee, një fëmijë në pesë është në gjendje të gënjejë. “Të mësuarit e të thënit të gënjeshtrave është një etapë e rëndësishme në procesin e zhvillimit konjektiv”, shprehet psikologu. Në fakt, truri duhet të kryejë dy veprime njëkohësisht: në fillim të vendosë mënjanë të vërtetën, pastaj ta zëvendësojë atë me një alternativë tjetër pasi ka manipuluar të dhënat e ambientit që e rrethon. “Fëmijët që mësojnë të thonë gënjeshtra herët, kanë më shumë mundësi që të kenë më shumë sukses në jetë”, përfundon kërkuesi. Në studimin e Torontos u përfshinë 1200 fëmijë nga mosha 2 në 16 vjeç. Pas eksperimenteve të bëra me fëmijët e këtyre grupmoshave, Lee arriti në përfundimin se nëse në moshën 2 vjeç përqindja e fëmijëve të aftë të gënjenin ishte 20 për qind, në moshën 3 vjeç ajo shkonte në 50 për qind, ndërsa në moshën 5 vjeç me 90 për qind. Piku i gënjeshtrave ishte nga mosha 7 deri në 12 vjeç për t’u rikthyer në shifrat 60 për qind në moshën 16-vjeçare. Parimi biblik thotë se nuk duhet të thuash gjëra të rreme. Ky "rregull" ekziston në fenë budiste për më shumë se 2500 vjet. Pra, feja bën dallim mes së vërtetës dhe së pavërtetës. Në gjuhën kineze gënjeshtra njihet si "zhi". Në Kinë dhe Tajvan gënjeshtra shihet si përbërëse mes lidhjes logjike e diturisë. Ajo shihet si një ndërthurje e moralit dhe kreativitetit.
Gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve

Meshkujt gënjejnë femrat dhe e kundërta. Pjesa më e madhe e njerëzve janë dakord se pak "gënjeshtra" janë të nevojshme në lidhjen në çift, por nëse do kalohej kufiri, atëherë ato do të bëheshin të rrezikshme. Ka ndryshime të mëdha mes gënjeshtrave që përdorin meshkujt dhe femrat. Një studim tregon se kur femrat gënjejnë, ato fokusohen më tepër te gënjeshtrat që i bëjnë të tjerët të ndjehen mirë, si gënjeshtra klasike kur gruaja i thotë vjehrrës se darka ishte shumë e shijshme, edhe pse mezi e kishte kapërcyer. Ndërsa në zemrën e meshkujve ekziston më tepër egoja mashkullore. Meshkujt gënjejnë që të duken superiorë. Një nga gjërat për të cilën gënjehet më tepër është ajo që ka të bëjë me seksin. Edhe në këtë fushë, meshkujt gënjejnë shumë. Në vrullin e parë të dashurisë është normale që një mashkull të flasë tërë kohën për bukurinë e së dashurës. Femrat, kur dëgjojnë komplimentin: "Ti je më e mira!", ndjehen të lumtura dhe të vlerësuara. Meshkujt e dinë dobësinë e tyre, kështu që këtë kompliment e kanë refren.

Gënjeshtra që përdoret më shpesh për ta bërë femrën të bjerë menjëherë në dashuri është: "Sigurisht që i pëlqej shoqet e tua!". Një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e femrave janë miket e saj më të mira. Një gënjeshtër që meshkujt përdorin shpesh. Pas pyetjes: si të duken shoqet e mia, ai përgjigjet: "Më pëlqyen" - edhe pse është e kundërta. Nuk dua të bëj seks, ajo që më intereson është të rri me ty, është një tjetër mashtrim i rafinuar mashkullor. Domethënë nuk do të isha këtu nëse nuk do të doja të bëja dashuri me ty. Objektivi është të qetësojë vajzën e gjorë dhe të mos e bëjë të ndihet një objekt seksual. Por domethënia e vërtetë e kësaj fraze është: do të gënjeja nëse do të thosha se nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja më vonë me ty, nuk do të isha këtu duke humbur kohë. Po ashtu do të telefonoj unë. Kjo është një nga gënjeshtrat më të zakonshme të meshkujve. Që nuk do ta bëjë është e sigurt, por për arsyet mund të diskutohet gjerë e gjatë: ndoshta nuk është plotësisht i bindur dhe dëshiron t’i japë vetes një mundësi, ndoshta nuk do të ta thotë në sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do të ketë një herë të dytë. Mos prisni me shpresë dhe mbi të gjitha mos nisni të mendoni me vete: ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta është shumë i zënë me punë, nuk ka kohë, apo është i sëmurë.
shqip
 
Pe: Kush genjen me shume..??

te dy palet dhe gocat e cunat jemi kur duhet icik genjeshtare :p
 
Pe: Kush genjen me shume..??

Genjeshtra nuk njeh gjini :p :p
 
Pe: Kush genjen me shume..??

....keto sondazhe jane te cuditshme...nuk arrije te kuptoje se si munde te behet nje sondazh i tille ?...gjera pa kuptim....
genjejne te gjithe, pa dallim gjinie...ne nje bote ku rivaliteti nuk njeh asnje lloj skrupulli, genjeshtra eshte gje e zakonshme....sepse perdoret si mjet vetmbrojtes ne rrethana te caktuara ( dhe ketu,munde te quhet e legjitimuar)....por ne rastet kur perdoret (keqdashesi, cattiveria )....genjeshtra mer permasa te tjera ,duke u bere e rende dhe e pa durueshme.....
...por dua te them se femra zakonishte e perdore genjeshtren ne nevoje ( ketu nuk dua te pergjithsoj, sepse ka raste te vecanta qe nuk eshte keshtu )...por vihet re qe meshkujt ,nuk kane asnje lloj skrupulli ne kete drejtim ( pa e pergjithsuar )
 
Pe: Kush genjen me shume..??

Ai qe eshte "mjeshter" ne kete "zanat"...... ( mashkull,femer,homo,hetero,bi,less,me gjini,pa gjini lol ) etj etj....
 
Pe: Kush genjen me shume..??

Femrat ,por,,,,,,,,,,,,,,(gjithmon nga situat e veshtira qe mund te gjenden) ndersa meshkujrt genjejn dhe per hobi
megjithate mendoj se s'ka te bej shume me gjinine,,,,,,varet nga karakteri i njeriut..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kush genjen me shume..??

personalisht nuk genjej.
per te tjeret nuk mbaj pergjegjesi :p
 
Pe: Kush genjen me shume..??

Te gjithe genjejne, si femrat dhe meshkujt, nuk e di perqindjen e sakte ndaj dhe votova njesoj :)
 
Pe: Kush genjen me shume..??

He se spo percaktojme gjini,e spo mbajme anen e askujt,kush genjen me shume e kush me pak...Do te doja te shtroja pyetjen : - Kush i ''ha'' genjeshtrat me shume?....
 
Pe: Kush genjen me shume..??

He se spo percaktojme gjini,e spo mbajme anen e askujt,kush genjen me shume e kush me pak...Do te doja te shtroja pyetjen : - Kush i ''ha'' genjeshtrat me shume?....

LOL gloom.....kujt i hahen,i ha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top