Kush e shkaterroi Luren?

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-04-20-19-41-46-1.jpg
Screenshot_2016-04-20-19-44-00-1.jpg
NGA XHEMAL MATO*

Kush e shuajti parkun e madh të Lurës, të bukurën e dheut? Banorët e Lurës, drejtuesit e këtyre komunave, biznesmenët e ndërtimit, apo politikanët? Kësaj pyetjeje i përgjigjen kështu ata që kanë ngel në Lurë: “Lurën e shkatërroi SISTEMI”. Me këtë ata nuk e kanë fjalën për sistemin demokratik por për një lidhje të fuqishme që u krijua dhe veproi brenda tij. Një sistem njerëzish dhe forcash që e pushtoi vendin tonë.

Në këtë sistem janë sistemuar politikanët, psh. deputeti i Lurës që kur shkonte në Lurë për të kërkuar votat, ju thoshte banorëve: “Për të jetuar ju mund të prisni ndonjë dru nga pylli se neve do e mbyllim një sy për të ndihmuar të varfrit”. Sa u mor ky sinjal nga “bisnesmenët”, shkuan me vrap me plane të sakta “punësimi”: “اdo familje që nxjerr anash rrugës një kamion me lëndë drusore do të marrë 2000 Lekë. Kryetari i*Komunes që të mbyllë një sy do të marrë 10.000 lekë. Policët në Rreshen ku do teë kalojmë në orën 12.00 të natës do të marrin nga 2000 lekë secili për kamion. Dy policët e tjerë në Milot në Orën 01.00 të natës do të kenë 4000 lekë dhe në hyrje të Tiranës 5000 lek. Me kaq fitimi na del rreth 25 mijë EU në sezon duke llogaritur dhe ndonje lehtësim për politikanin”. Pra te gjithe aktoret e ketij sistemi fitonin.

Ky sistem funksionoi me sukses pa u thyer dot as nga ligji as nga ndonje idealist apo njeri i ndershem. Ai lulezoi brenda sistemit Demokratik si kanceri brenda nje njeriu me pamje optimiste .



Keshtu, brenda 15 vjetesh gjithe pasuria e pamate e Lures u kthye ne leke, leket u kthyen ne vila dhe shtepi banimi ne periferi te e Lures dhe Tiranes.” SISTEMI yne shfarroses” vertet prodhoi vila dhe shtepi per disa por per shumicen vazhdoi perseri me papunesi dhe varferi. Parku u rop pothuajse i teri dhe shume banore te zones emigruan ne Tirane dhe pastaj prej ketej, emigruan ne Evrope. Lura ngeli ketu, e prere, e djegur , dhe e venitur deri ne rrezik vdekje. “Lura nuk behet me” thane disa ekspert te ministries dhe te Komisionit Europiane ne nje takim per Parqet ne Tirane. Keshtu e hoqen nga regjistri i te gjalleve, i nderprene fondet, dhe e lane te vetmuar aty larg, pa dashuri , pa vemendje , pa rruge, pa vizitor.

Por ja qe doli nje brez i ri qytetaresh qe ktheu vemendjen nga Lura .” Ejani te mbjellim ne Lure. Te gjithe per Luren” thirrje qe ngjasonte me ate te Vaso Pashes (Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë ,Kët farë trimneshe, puth sot asht mekë?.).

Brenda 2 javesh ne rrjetet sociale dolen me qindra vullnetare, qe dhane lek per te blere fidane , dolen disa kompani qe sponsorizuan aksionin, dhe mijra njerez qe e pershendeten. Politikanet te habitur po shihnin keta ”te cmendur” qe akuzonin pa fjale por thjesht duke mbjelle fidana edhe ne fund te sezonit. Dhe nderkohe qe te tjeret duartrokisin ata u fshehen si pjesmarres ne krim.

Lurën mund ta rregullojë*sistemi

Një ekspert pyjesh tha ne takim: “Lura e merr vehten, boll qe te lihet e qete, te mbrohet “

Vertet qe natyra po qe se ruhet nga shfrytezimi barbar i njeriut e merr vehten. Por kur plaget e saje jane te renda kjo mund te kerkoje shume vite, psh 100 vjete. Dhe Lura ka shume plage te tilla sepse ne shume hapesira te saje, kane rene shpesh zjarre qe e kane shkretuar dhe veshtiresuar ringjalljen e shpejte te saje. Keto zjarre ndodhin cdo vit. Menyra barbare e shfrytezimit, duke marre vetem trungun dhe duke lene deget e pemeve, e ka bere rrezikun e zjarrit te vazhdueshem. Parku I Lures eshte I mbushur me lende drusore te tilla, te braktisura dhe duket si te jete goditur nga nje komete. Pra Lura kerkon perkujdesje per te mos u keqesuar me tej dhe per sherim te shpejte.

A do ta beje kete qeveria apo do ja lere ne dore ketyre qytetareve vullnetare?



Lura ka rruge vetem per kamionat e druve, pra vetem per ata qe e vjedhin ate. Rruga nga Rresheni ne Lure eshte njesoj si rruget e shfrytezimit te pyjeve, me gropa me gure ku mund te kalojne vetem makinat e medha te shfrytezimit te pyjeve. Makinat vetura te policies apo inspektoreve te pyjeve, qe te kontrollojne Luren duhet mendohen 10 here per ta bere kete rruge . Po keshtu dhe qytetaret apo turistat qe duan te vizitojne Luren dhe te sjellin nje tjeter lloj zhvillimi kundrejt vjedhjes se pyjeve.

Por a do te shkepuse qeveria disa fonde nga rruget e jugut per te asfaltuar vetem 40 km deri ne Lure apo do ja lene dhe kete vullnetareve?

Lura rilind nepermjet turizmit. Shembulli i zones se Thethit e vertetoi shume mire kete. A do kete programe per nxitjen dhe zhvillimin e ketij turizmi apo ajo do ngelet me turizmin e vullnetareve qe ne 2 ditet e fundit e gjalleruan Luren aq sa s’kishte ndodhur ndonjehere?

Ky pra do te ishte “Sistemi” i*ri qe do ta ringjallte Luren dhe njerezit pastaj do te thone “Luren e rilindi SISTEMI”

(m.k/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top