Kur qajnë femrat dhe kur qajnë meshkujt...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1434792981burre-qan.jpg


Femrat dihet se janë seksi i dobët. Por duket se meshkujt janë ata që qajnë me lot gëzimi. Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj mërzitjes, femrat qajnë katër herë më shumë se meshkujt. Kështu thotë profesori Ad Vingerhoets, autori i studimit për fenomenin e të qarit.

Megjithatë meshkujt shpërthejnë në lot për diçka pozitive, përshembull nëse skuadra e tyre fiton një ndeshje të rëndësishme. Profesori Vingerhoets thotë se arsyeja kryesore e të qarit është ndenja e pafuqisë, më shumë se mërzitja.

“Përgjithësisht, femrat dhe meshkujt qajnë për të njëjtën gjë, si vdekja e një personi të dashur, momente romantike apo sëmundje. Megjithatë femrat kanë tendencën të qajnë edhe për konflikte të vogla, kritika apo dhe kur u prishet kompjuteri”, thotë profesori për "DailyMail".

Fakti që meshkujt kanë tendencën të qajnë për momente gëzimi, thotë profesori, është se kjo ndodh pasi, nëse meshkujt do të qanin kur ndihen të pafuqishëm, do të tregonin shenja dobësie.

Në studimin e profesorit kanë marrë pjesë 5 mijë persona, të cilëve u është kërkuar të qajnë në situata të ndryshme.

/ Top Channel
 
Titulli: Kur qajnë femrat dhe kur qajnë meshkujt...

Na kenaqen kto studimet spo e njohim me veten lol
 
  • Haha
Reactions: NGU
Kur u prishet kompjuteri lool e fortt kjo lool lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top