Kur nuk prisni asgjë nga askush, jetoni shumë më mirë!

Shiko fotografinë 1747339

Ne mund ta bëjmë pa vetëdije, sepse varësia ndërfutet tek ne me shumë delikatesë, dhe kur e kuptojmë tashmë jemi futur në këtë rreth vicioz, në varësi të tjetrit, për të jetuar mirë dhe lumturisht.
Sidoqoftë, varësia nga dikush tjetër nuk do të na sjellë kurrë lumturi të plotë, sepse ne jemi zotër të fatit tonë dhe nuk kemi lindur për të ndjekur udhëzimet e njerëzve të tjerë.
Të heqim qafe varësinë nga njerëzit e tjerë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Kur kjo të ndodhë, mësojmë të besojmë më shumë veten dhe të arrijmë paqen e mos përmbushjes së pritshmërive.
Mos flisni keq për askënd, shihni punën tuaj dhe gjithmonë buzëqeshni. Mos vlerësoni atë që keni në jetë, por kush jeni në jetë.
Gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë ashtu siç kemi shpresuar, por është edhe më mirë të dimë se ne kemi kontrollin e jetës sonë, sesa të jemi të kënaqur me udhëheqjen nga njerëz të tjerë, të cilët shpesh nuk kanë as interesat më të mira në zemrat e tyre.
Ne mësojmë të falënderojmë për bekimet dhe mësimet që jeta na jep, në vend që të ankohemi për fatin tonë të keq dhe t’ua dorëzojmë të ardhmen tonë njerëzve të tjerë.
Merrni përgjegjësinë për krijimin e jetës së ëndrrave tuaja, por filloni duke pranuar realitetin tuaj aktual dhe duke u rritur prej aty. Mos u mashtroni të imagjinoni që personi tjetër mund të zgjidhë gjithçka për ju.
Prisni më shumë nga vetja juaj dhe më pak nga të tjerët. Filloni të veproni dhe do të zbuloni se sa më shumë të veproni, aq më shumë jeta ju heq pengesat.

Bota.al
 
Ky artikulli qeka bo fiks për mu tani!
Edhe pse çik vonë pikërisht ket jom tu bo...

Por siç thotë edhe shprehja,

Mo mire kurrë se kurrën e kurrës ?
 
:)) pritshmerit duhet ti kesh vetem tek pak njerez,kjo jo per te fituar dualitetin jetes apo per te pasur nje rreth veprimtarie produktiv me te larte.
flas per pritshmeri shpirti dhe mbeshtetje me dashuri pa kushte.
Pse?
Sepse dashuria per njeri-tjetrin na ben me te forte.me te paqte me te motivuar.
Sa per mbeshtetjen e vetvetes diku,tek natyra gjej cfare me mungon shumicen e rasteve, dhe ne thellsine e botes time te brendshme.
Shpesh ne jeten time te brendshme kam shkuar deri ne buze germines,dhe aty ne cep gjithnje vetvetja ime me ka perkdhelur si askush ne jete,dhe jemi ngritur te dyja me te forta se me pare. :))
Me me dashuri dhe deshire per te jetuar cdo moment.
 
Me pak fjalë, e asgjëson dëshpërimin. Por si i bëhet vallë me pritshmëritë ndaj vetes? Po nuk prite gjë nga vetja nuk të shijon suksesi. Mbase temë tjetër kjo .....
 
une mendoj qe kjo teme ka si domethenie..faktin qe po te presesh nga dikush nje ndihme apo gje tjeter,dashje pa dashje krijon nje varesi qe te demton me ecurine tende ne jete...
 
Sepse nese pret nga tjetri asiher sdo jesh i zoti vetes pet t ec perpara ...por do ngelesh vend numro gje qe asiher sdo mundesh ti besh ball gjitha veshtirsive qe t'sjell jeta .
 
Une per vete kam vendos me i besu 100% vetem dikujt": Zotit!
Ai eshte qe nuk te braktis kurre madje edhe atehere kur te braktis Vetvetja jote! A nuk ju ka ndodhur ndonjehere te jeni komplet te pashprese, pa askend, dhe ashtu papritur keni pare nje drite apo ju eshte hapur nje dere?!
Nga ana tjeter, ato dyer jane si rezultat i punes tone(qe ne nuk e shohim, nje perpjekje, nje ndihmese dikujt,nje pune e mire)
Personalisht besoj se ne kete jete asgje s'e arrin dot vetem. Perkundrazi; njeriu duhet te ndihmoje sa me shume dhe te mos shohe a ja kthen xy mbrapsht. A ju ka ndodhur t'ju ndihmoje dikush qe s'ua merrte mendja? Pra ndonese ai qe ndihmoni nuk ua kthen, Zoti con njerez tjere qe tju ndihmojne. a

Njekohesisht, besoj fuqishem qe e mira dhe mundi njeriut nuk humbet kurre. Nese je i zoti, punon dhe kontribon ne rritjen e vetes nuk te shkon asnjehere mundi kot. Do arrish ta gjesh vendin apo ate cfare deshiron pa diskutim. Mua me kane ndihmuar shume njerez. Qe ne momentin qe lashe Shqiperine kudo ku kam shkelur kam gjetur persona qe me kane zgjatur 1 dore. Aq shume jane e me kane lehtesuar situatat e veshtira, saqe them cfare kam bere qe ta meritoj kete te mire e te rrethohem me ata njerez. Zoti i bekofte!
 
Kurr nuk me ka pelqy te jetoj e mvarur nga tjeret,nuk me pengon nese dikush kerkon ndimen time per cdo gje se munde ti ofroj,po jo un ti mbaj shpresat te tjeret..sikur me pelqen te jem e pamvarur dhe ti besoj vetem punes time.
 
Kjo eshte e lehte per tu thene por e veshtire per tu bere.
Njeriu sa me mire ndjehet aq me shume kerkon te ndjehet akoma me mire.
Nderkohe qe duhet thjeshte te shijoje ate qe ndodh, vjen, ofrohet pa pretenduar asgje.
 
Une per vete kam vendos me i besu 100% vetem dikujt": Zotit!
Ai eshte qe nuk te braktis kurre madje edhe atehere kur te braktis Vetvetja jote! A nuk ju ka ndodhur ndonjehere te jeni komplet te pashprese, pa askend, dhe ashtu papritur keni pare nje drite apo ju eshte hapur nje dere?!
Nga ana tjeter, ato dyer jane si rezultat i punes tone(qe ne nuk e shohim, nje perpjekje, nje ndihmese dikujt,nje pune e mire)
Personalisht besoj se ne kete jete asgje s'e arrin dot vetem. Perkundrazi; njeriu duhet te ndihmoje sa me shume dhe te mos shohe a ja kthen xy mbrapsht. A ju ka ndodhur t'ju ndihmoje dikush qe s'ua merrte mendja? Pra ndonese ai qe ndihmoni nuk ua kthen, Zoti con njerez tjere qe tju ndihmojne. a

Njekohesisht, besoj fuqishem qe e mira dhe mundi njeriut nuk humbet kurre. Nese je i zoti, punon dhe kontribon ne rritjen e vetes nuk te shkon asnjehere mundi kot. Do arrish ta gjesh vendin apo ate cfare deshiron pa diskutim. Mua me kane ndihmuar shume njerez. Qe ne momentin qe lashe Shqiperine kudo ku kam shkelur kam gjetur persona qe me kane zgjatur 1 dore. Aq shume jane e me kane lehtesuar situatat e veshtira, saqe them cfare kam bere qe ta meritoj kete te mire e te rrethohem me ata njerez. Zoti i bekofte!
ua sa me emocionoi ky koment! :'(
Me dolen siluete te gjithe njerezit e mire qe njoh!
 
E till kam qen gjithmone dhe ka qen pikerisht kjo pavaresia ime qe i ka acaru nervat njerezve...
Kam mesuar te pervesh menget ne cdo sens qe e vogel dhe mos te jem e varur nga askush. Eshte dicka qe do me bente te urreja veten.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top