Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Lauri

Anunnak
Molieri, (themelues i komedise franceze, mendimtar dhe humanist, nje nga gjenite e letersise klasike te shek '16), nje dite kur po kthehej nga fshati ku kishte buajtur disa dite, i dha nje te varferi si lemoshe nje monedhe prej ari. Pas pak i varferi i doli përpara dhe i tha:
- Zotni, ju keni gabuar, me keni dhene nje monedhe ari.
- Shikoni ku arrin ndershmeria e ketij njeriu te thjeshte - tha Molieri. Dhe i dha edhe nje tjeter monedhe prej ari.

Mark اuni nga Bushati, seminarist, ishte nje nga ata martiret katolik qe pushkatoj diktatura komuniste. Ne fjalet e fundit permend nje borxh qe i kish marre nje personi per botimin e disa librave ne Shkoder:

”I fali të gjithë ata puth më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret! Rrnoftë Shqipnija!
Me datën 22 shkurt 1946, (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë)

Pesha e nje borxhi te marre, rendon mbi ndergjegjen e nje personi te ndershem sa qe e permend edhe ne oret e fundit te jetes qe te shlyhet ky borxh nga pjestaret e tjeter te familjes. Sepse shpirti i tij nuk do tretej me nje peshe te tille.
Pas disa dekadave me hapjen e dosjeve me renjen e komunizmit ne Al, familja e Mark Cunit merr vesh fjalet e fundit qe kishte lene i biri i tyre para vdekjes, dhe paraqiten tek familja e Ludovik Rashes per te derguar ne vend amanetin ndonse me mjaft vonese.
Per kohen e gjate qe kish kaluar, per ndershmerine e priftit, dhe gjestit korrekt te familjes se tij, Familja e Rashes nuk e pranon ta marre kete borxh duke ja bere hallalle.
Pra nderi lahet me nder, burreria me burreri, plumbi me plumb. Fjale popullore keta qe kane nje sens filozofik ne shoqerine tone.

--Kam nje rast real te kundert me keta shembujt siper.
Para Krishtelindjeve te kaluara(2015), nje mik virtual me degon nje mesazhe se kish nevoje per 150 euro urgjent, sepse kish ngelur ne rruge prane nje servisi me nje defekt mekanik te makines gjate rruges per ne Athine.
Thashe me vete, po ky, nga i gjithe farefisi, familja e shoqeria reale qe ka, ngeli ta ule veten kaq poshte te kerkoje ndihme mua nga Italia si mik virtual?
I thashe se nuk jemi me 1 Prill mik i dashur, fol me gjere si e ke problemin. Me thote qe per koken e cunit jam ne rruge te madhe, mu q... nena se po flej ne makine. U nisa nga Shqiperia per te marre ca te aferm ne Athine dhe ngela ne rruge...!

E mire i thashe(edhe se nuk po ma mbushte mendjen), une nuk te ndihmoj dot urgjentisht se jam ne udhtim e siper nga Torino per Firenze, por po i shkruaj nje familjari tim ne Gr qe kam ne linje tani aktualisht. Dhe do te ndihmoje me western union sikur te jeme une pasi do futem garant per ty..ok!

Fakti per ti rene shkurt, miku virtual X mori parate ne besen time nga nje person tjeter, kaluan disa jave dhe miku hesht si nje i vdekur, i shkruajta se pse po e vonon kthimin e te hollave qe more nga personi im? Kur pa pritmas mbylli fare llogarine ne facebook, mbylli edhe nga nje sit tjeter nga ishim njohur fillimisht.
U zhduk si nje hije, barazoj koken e foshnjes se tij 1 vjecare, dhe q...u nenen e vet per 150 euro. Nuk po flas per burreri se burr nuk paska qene kurr, por vetem nje person qe vlen sa lekura e nje fiku te thate berati.

Kesaj i thone qe lekura jote nuk vlen asnje Cent. I pa ndershem.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Nuk thone kot : Kur te dhashe borxh isha mik....kur ti kerkova u bera i lig
Ka perenduar koha e burrerise dhe nderit ne ditet e sotme mesa shohim :/
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Tani kjo historia e Laurit eshte per te na hapur barkun te tereve pasi mire i kishim harruar ato borxhet tona dhe kishim rene ne qetesi disi.. :p

Mire kur ta ben nje njeri i panjohur se flasim per shoqeri virtuale dhe pertej bisedave tipike si miq virtual me teper si zihet bese,dhe ketu te mbetet faji ty qe i besove...por kur ta ben njeriu yt i afert,ai qe je rrit me te,keni ngren bashke,keni luajtur bashke dhe kur ka pasur nevoje ti i ke ofruar shtepine,pune,nje kafshate buke e gjithcka me shpresen se kur te rregullohet do te ta kthej borxhin e dhen...mosmirenjohja ne kulmin e saj... ishte nje shembull po he se kshu historirash borxhi degjon plot ne mesin tone...

Lauri shkruaje dhe atje ku jeni njohur,patjeter qe do te hyje serish me add tjeter dhe do e mesoj se sa vlen si njeri nese se ka mesuar ende...!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Nje njeri i beses ( mashkull apo femer ) pak rendesi ka se ku njihet, ... besa mbahet dhe dergohet ne vend. Ndersa laperet kshu e kane , por lerja kohes qe ta paguaje 3 fish ( mos e kerko tani per tani, bej sikur ke harruar se te vjen prape vete - mbase edhe me nje llogari tjeter )...eshte e pamundur qe ky person mos te perplaset prape me ty me dashje apo pa dashje , Shqiperia eshte vend i vogel , nuk eshte prb qe ti biesh ne gjurme .
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Lauri shkruaje dhe atje ku jeni njohur,patjeter qe do te hyje serish me add tjeter dhe do e mesoj se sa vlen si njeri nese se ka mesuar ende...!

E bleva 150 euro. Ky lloje robi ka fetyren prej sholle kepuce, me sa duket nuk e ka problem qe shkelet me kembe...., prandaj nuk ka c'te mesoj me teper mbi vleren qe ka.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Mir që si paske dhënë më shumë. Sot si zihet besë familjarëve të tu e jo më "miqve" virtualë.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Nje njeri i beses ( mashkull apo femer ) pak rendesi ka se ku njihet, ... besa mbahet dhe dergohet ne vend. Ndersa laperet kshu e kane , por lerja kohes qe ta paguaje 3 fish ( mos e kerko tani per tani, bej sikur ke harruar se te vjen prape vete - mbase edhe me nje llogari tjeter )...eshte e pamundur qe ky person mos te perplaset prape me ty me dashje apo pa dashje , Shqiperia eshte vend i vogel , nuk eshte prb qe ti biesh ne gjurme .

haha ai mendon shume shkurt, mendon se nuk kam mundesi ta gjej realisht. Une i kam te gjitha koordinatat e tij ku ka lindur e ku banon. Me mjaftoj ne tel ne Al dhe me erdhen te dhenat. Do shkoj ta takoj dhe ti jap edhe 150 euro te tjera se do jete ne vishtersi. Por vetem pasi ti shpetoje shurra ne pantallona kur te gjindem surprize perpara syve te tij.

Mir që si paske dhënë më shumë. Sot si zihet besë familjarëve të tu e jo më "miqve" virtualë.

Per me teper nuk kishte shance, deri ne ate shume ja lejova vetes te hyje ne lojen e tij. Koshent 99% qe nuk do ti ktheje ..:) Emocionuse per mua, te mendosh qe po ble vleren e nje njeru me lek. Nje qe shet koken e cunit, dhe shker...en nenen e vet po per aq lek.

Shpesh me ben te reflektoj kjo situat se ku ka perfunduar shoqeria jone sot Lol
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Kush ka ik keto kohe nga fv ta dime qe te pakten mos ti japim as ne lek :p
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

E bleva 150 euro. Ky lloje robi ka fetyren prej sholle kepuce, me sa duket nuk e ka problem qe shkelet me kembe...., prandaj nuk ka c'te mesoj me teper mbi vleren qe ka.

Dhe mua qe me ofruan nje shume eurosh ketu per rastin e nje miku ne nevoje e si pranova :eek:hh po budallaqe mo bjondine hesapi lol

Thash se ndoshta duke e lexuar kete i sherben si shpulle dhe i vjen peshtire nga vetja e kush e di reflekton e ju kthen borxhin dikur.....se ashtu shume mire ke fol edhe pak ke thene...
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Kush ka ik keto kohe nga fv ta dime qe te pakten mos ti japim as ne lek :p

Tek ty mbeshtetem une,je mace e eger per keto pune lol

Kerko dike qe paska fshire llogarine se po me ha kurreshtja tani dhe mu :p
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Nuk permenda fv une qe shikoni rreth e qark..Lol

ps,Ti bjonde mos u mbyt ne nje filxhan uji..;)
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

S'permende FV ti jo...po nickun dhe origjinen e permende :p
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

E them nga përvoja: për hir të njërzve të mirë, zëri besë!
Po ku dreqin (istagfurullah) ta vërtetoj unë mu pasmesnate kur
ndonjëri më thërret dhe ka problem?
Thjesht, zëri besë, se nuk i dihet! - Po si zure, dhe vërtetohet si e vërtetë,
do të të bren ndërgjegja! - Po që s'është e vërteta, theftë qafën, se s'bëhet
kijameti. I mbyll rrugët e veta për herët e tjera!

اfarë t'i bëshë, të pa ftyrë ka plot, dhe marrin në qafë edhe të ndershmit!
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Ketu po mbytet Nicku e jo me une qe jam bjonde lool ahaha :p

Ku ja pe nofken dhe origjinen ti moj Legally se mos me ka shpetu dicka mu pa lexu e se di!
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

ne fakt kjo eshte nje situate qe duhet te marresh parasysh dhe rastin qe mundet te mos ti ktheje me...por fakti qe ska qene nje shume shume e madhe eshte gjysma e se keqes..:)
une kam nje shoqe qe me merr gjithmone...dhe mua me vjen keq dhe i jap,por kur shof qe ajo shkon me pushime ne Sardenja,kurse une rri ne shpi,me ben te mendoj ,ej kjo goce sdo me thene qe ska lek per buke,eshte thjeshte nje shfrytezuese.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

S'permende FV ti jo...po nickun dhe origjinen e permende :p

Hahaha ok degjo kete

Kush gjen nje mik gjen nje thesar,shoku i Laurit i gjeti te dy lol
Me mire nje mik apo nje ciflig, cifligu se miku ik e vjenn ghaaaaa
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Ketu po mbytet Nicku e jo me une qe jam bjonde lool ahaha :p

Ku ja pe nofken dhe origjinen ti moj Legally se mos me ka shpetu dicka mu pa lexu e se di!

Na na ti po cjam une nostradamus.

Por per Laurin kisha dhe shprehjen tj, nuk i ha xhaja ato bishtajaaa jooo lol
Lauri gjuan larg ama gjuan se kot nuk e hapi ai temen


Bejme cike apelin kush ska hyre qe nga viti 2016 se allah allah ketu edhe zhduken pa nam e nishan lol
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Kur i kam dhene dikujt lek borxh, pasi ne te vertete keshtu e ndihmoja, e kam menduar qe ato lek edhe sdo mund ti keme me, e kam pranuar faktin qe sdo mund ti mi kthejne ngaqe nuk kane se si.

Por, me ka ndodhur qe kam ndihmuar dike, edhe pse u rregullua, "pertonte" ti mi kthente, u detyrova ti beja dy dit diete dhe sauna, diten e trete i solli.

Sic thote populli: "Me mire te me zere gjumi me bark bosh se sa te zgjohem me borxh"!

hajduti
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Ej o Laur o Laur e gjeta me duket me ''korrigjo nese jam gabim me rregullat drejtshkrimore ne mes te fjalise''

Heeeeeeeeeeee? E gjeta apo jo? lol
Alfa dhe omega
Fillimi dhe mbarimi
Nese se kam gjetur te jap une 150 evrot :p
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Supozo qe i ke dhene nje dreke me nje shishe te mire vere... beja hallall.. do ket hall se sbesoj rri njeri per qef nborxh apo mbyell dyert per te nesermen..ne fund ka humbur me shume ai..
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

po ti ne te vertete i kishe thene qe je i pasur? lol
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Tani puna eshte se secili nga ne ne momente te ndryshme edhe munde te gjendemi ne situata te veshtira por borgjliu e ka per detyre te lajmerohet. Une kam pershtypjen se jo 150 evro por as 50 Cent te borgjit nuk harrohen dhe a ka gje me te veshtire se sa te te kujtohen se paku nje here ne jete. Epo a fshihet burri dhe a iken burri per 150 Evro.

Une nuk se kam patur mundesi te i ndihmoja dikujt, kshu noj ndihme monetare ne shuma ngase edhe kapacitete e mija nuk kane qene te atilla por ne virtualitet njeriu jo rralle gjene edhe miq per koken e kokes. Ne nje moment te veshtire per mua, deri sa po llafosnim, dikush u tregua i gatshem me plote kuptimin e fjales, ngase me kerkoi disa kohe qe te me bente ate nder dhe vetem priste momentin qe une ti dergoja xhirollogarine per transfere dhe nuk ishte shume e vogel por disa mijera euro.

Fatbardhesisht une tejkalova situaten por gatishmeria per te mu gjetur me kembengulje ka bere qe te ndjehem i nderuar edhe sikur te mi kishte falur. E them me serizotetin me te madhe.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Laur te dija te mencur une ty jo naiv budalla!

Une personalisht nuk kam kerkuar asnjehere borxhe madje dhe atyre qe me kerkojne sju jap pervec rasteve halli te tipit shendet mort madje dhe ato jua fal si marr me mbrapsh.

Kane humb zakonet e mira te shqiptareve Laur mos ki me besim tek askush.

Hajd mos u merzit ti shton Zoti po he.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Po po 150€ thot ky. Babit tim i mori 2000 euri nje kusheri e sot e ksaj dite sja ka kthyer. U be vite ky muhabet. :( sa per vete shyqyr Zotit skam marre deri me sot. Ama po kam dhen. Po do zoti na i kthen nje dit ai se e kemi dhe sh te afert :/ mgjth spo mbie mendja pse i afert po i thon 3000$ Lol
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Kur ta kan nevoj e nterr po tlypin, kur sta kan bejn sikur ste njohin.
Sot nuik duhet te besh mir, pasi mund te ndihmosh shum njerez e asnje sta din per nder e ste thot as flm jo me te te shtlyej borxhin.Njoh shum raste te tilla por un kam nje shprehje qe e perdor "Ja nxjerr Zoti, ne an tjeter"
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Te ndihmoje njeriu eshte mire.
Bej mire se gjene mire!!
Tani se tjetri nuk eshte korrekt ndaj besimit apo vlersimit te tjetrit.
Kete gje se kemi ne dore ne.
Por ama ngelem gjithmone ne piken,qe kush bene mire gjen mire!!
QOfshin keto dhe shuma parash,qe i japim per te ndihmuar nje shok,shoqe,apo te aferm,edhe pse ndoshta S"do i marrim kurre pas.
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

ahahah si eshte puna e te lypurit borxh e?

Ti ketkojne via Fb biles.

nje djale i kusheririt me shkruan , me duhen 200€ dhe nuk die Kur mund ti kthej !
اti thosha ?
200€ nuk i kam ( se e dija qe do e bente rruge ) por 100€ i ke per çunin , bleji nje dhurate per Krishtlindje, shko merri tek im vella.
Asgje per tu permendur deri ketu , se 100€ ashtu keshtu ja kisha dhuru pra prob, por shoh qe te nesermen ja kish mbath per qef per ne kosove Duke ngren dreke per 7 pale qefe!
Ore , ku ju shpije mushka ju qe beni kalamaj e doni ti rrisni me para borxh .. pff
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

Kur thuhet nuk vlen i Cent kaq duhet me e kuptu mi gra per ke behet fjale :D
 
Titulli: Kur lekura jote nuk vlen asnje Cent

haha ai mendon shume shkurt, mendon se nuk kam mundesi ta gjej realisht. Une i kam te gjitha koordinatat e tij ku ka lindur e ku banon. Me mjaftoj ne tel ne Al dhe me erdhen te dhenat. Do shkoj ta takoj dhe ti jap edhe 150 euro te tjera se do jete ne vishtersi. Por vetem pasi ti shpetoje shurra ne pantallona kur te gjindem surprize perpara syve te tij.



Per me teper nuk kishte shance, deri ne ate shume ja lejova vetes te hyje ne lojen e tij. Koshent 99% qe nuk do ti ktheje ..:) Emocionuse per mua, te mendosh qe po ble vleren e nje njeru me lek. Nje qe shet koken e cunit, dhe shker...en nenen e vet po per aq lek.

Shpesh me ben te reflektoj kjo situat se ku ka perfunduar shoqeria jone sot Lol

Epo kshu pra, ti nuk ke humbur asgje nga kjo eksperience perkundrazi ke fituar shume. Jam shume e sigurte qe personi ne fjale nuk e ben gjumin rehat nga frika per 150 Euro. Ai ti ka kerkuar ty jo sepse ti je budalla, por e ka ditur qe do te besh te pamunderen qe ta ndihmosh , e ka ditur qe ti nuk do ta lije ne rruge .... e personalisht per mua kjo tregon shume nga karakteri i jot , ti je fituesi k'tu e jo humbesi :)

Ps.... Une i kam i qejf k'to rastet kshu, mbaj mend nje shok qe jemi rritur bashke qe i dhashe £300 ( po flas para ca viteve te mira kur ishim adoleshente e £ 300 ne ate kohe e per moshen qe kishim ishin shume ) per te nisur dicka dhe une isha e vetmja qe ja dhashe sepse te gjithe e refuzuan sepse nuk e besonin , une ja dhashe me nje kusht qe mos te tregonte qe ja kam dhene une, i thashe urdhero po ja dole mire po nuk ja dole mos u sikletos ..... Por une kam nje tip qe edhe kur te ndihmoj , nuk te rrij neper kembe e perpara syve duke te vene ne siklet qe isha une ajo qe te ndihmova .. une ja dhashe edhe u largova qe te merrem me punet e mija, edhe kur na rastiste qe te takoheshim nepermjet shoqerise une jo qe nuk e hapja fare muhabetin por personi gjithmone me thonte edhe akoma me thote ( sepse sot ky tipi eshte bere me milliona ) qe ti je e vetmja qe me ke ndihmuar dhe nuk ta harroj e do ta kthej shumefish... une i thoja te lutem mos me ve ne siklet, te kam ndihmuar boll tani nuk eshte nevoja te ma permendesh sa here qe te takoj ( por ne k'te kohe po flas para 1 nje viti akoma nuk mi kishte kthyer k'to £300 ) , kur nje dite para ca muajve me bien nje numer qe se njihja nuk e hapa tel per ca dite, gjersa kishte lene nje mesazh me ze .. te lutem hape tel se jam filani , kishte nje vit qe nuk kisha folur me te.. me thote tani jam gati te ti kthej leket qe ti kam marre borxh , por une e di se c'fare tipi ke e di qe leket nuk do ti marresh edhe e kam vendosur qe te te dhuroj nje makine qe te te kthej nderin , me thote c'fare tipi e don , ngjyre etj etj .. nuk ka rendesi c'mimi me thote , vetem veri gishtin . Te them te drejten u ndieva shume e madhe ne vetvete ne k'te moment , i them une flm por jam shume ne rregull ne k'to momente nuk me nevojitet asgje , mbaji i them une e ruaji per nje dite ku mbase do te kem shume nevoje per nje rast te tille, per nje dite ku vertet do te bie ne hall ...e ti do te jesh personi i pare qe do te te trokas ne dere . Insinstoi disa here , por e mbyllem me kaq :)

- Ndersa k'to langaraqet qe mbledhin para xhepi, per te bredhur lart e poshte me xhepin e te tjereve, i kam vdekje ... nuk i kerkoj nga pas , por gjithmone interesohem nga larg se c'fare bejne ku ndodhen e qysh e tek ... e pres kur te me bie prape ne dore e ne k'te rast vertet nga halli e jo qejfi , pastaj ne k'te rast e ngordh fare... edhe sikur te kete litarin ne fyt , une ne k'te rast nuk e fal.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top