Kur “fluturat në stomak” papritur zhduken

lidhje-ftohje-partner-keshilla-905x395.jpg

Ndonjëherë, në një lidhje të gjatë ose edhe të shkurtër, ndodh që njëri prej partnerëve nuk ndjen më flutura në stomak për gjysmën e tij më të mirë.

Në fillim të lidhjes fluturat në stomak janë të natyrshme, por mos prisni t’i keni gjithmonë ato.

Me kalimin e kohës lidhja juaj stabilizohet, por kjo nuk do të thotë që të mos ketë pasion mes jush, shkruan “Psychology Today”. Thjesht ju ndiheni më të sigurt me njëri-tjetrin. Mirëpo, çfarë ndodh kur në një moment sigurie partneri ju thotë se është ftohur marrëdhënia juaj, ose të paktën ai ju ndjen më larg.

Si duhet të reagoni në këtë moment?

Mundohuni të kuptoni arsyen pse


Mos e merrni menjëherë si ndarje. Mundohuni të gjeni arsyen pse ai ndihet kështu. Mbase edhe ju për shkak të punës, e keni neglizhuar pa kuptuar. Flisni me të, nëse mund ta shpëtoni këtë lidhje.

Nëse nuk ka arsye tjetër, kërkojini një mundësi të dytë

Nëse në mes të kësaj historie nuk ka një arsye tjetër që fshihet, kërkojini një mundësi të dytë dhe jepni maksimumin që gjërat të kthehen si më parë.

Bëni diçka ndryshe

Një udhëtim, një dalje nga monotonia mund ta shpëtojë lidhjen tuaj. Pra, kërkojini të shkoni në një vend vetëm ju të dy, mbase si një muaj mjalti për t’i “ngrohur” sërish gjërat mes jush.



o.j/dita
 
Ohh ca ndjesie kane ato fluturashkat , sikur do te grijne stomakun fije fije ...ama ne fund i fut nje tarapash dhe kalojne ne nje proces tjeter
 
Un kam qef ti shoqeroj kto tema me muzik ?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Te kishte njeriu flutura gjithmone do vdiste nga zemra.

Ndoshta sepse zgjasin shkurt, ndaj dhe mbahen mend gjithe jeten. Fluturat me te forta i kam ndjere gajte njohjes. Pasi u fejova dhe u siguruam qe do jemi bashke, fluturat avash avash filluan te behen me te urta. Lol
 
Ncuk, nuk zhduken te une.
Nga një gjeth në tjetrin, larva e flutura sa të duash lol lol
 
Fluturat se kane vendin ne stomak. Ato kane lindur per te qene te lira.
 
A nuk e di une, pyet verdalle se nga dalin :p
Sot ne 17:00 do mjapesh fletat e leksionit si te vrasim fluturat ne stomak se mlodhen itash hahahaha ka marre secila flutur nga i emer goce e zihen ne stomak sme lane rehat nersa une ne realitet pa dashnore se pa dashnore njela hahahah
 
Sot ne 17:00 do mjapesh fletat e leksionit si te vrasim fluturat ne stomak se mlodhen itash hahahaha ka marre secila flutur nga i emer goce e zihen ne stomak sme lane rehat nersa une ne realitet pa dashnore se pa dashnore njela hahahah
Mire qe sjan kokrra groshe ??
 
Duhet te respektosh `vdekjen` e tyre.
Dhe si c`do gje ne kete jete qe ka nje cikel, ashtu jane dhe ato.
Por per aq kohe qe kemi ciklin jetesore ,njeriu perjeton shume pranvera mes te cilave ka ngjyra fluturash .
Dhe ne kete mes s`ka asgje te keqe.
 
Kur ikin fluturat nisin te bien gure... ndjen peshe e ska me livadh me lule por mure te rrezuara :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top