Roma është finalistja e dytë e Kupës së Italisë, pas Lazios, i cila e kishte siguruar një gjë të tillë muaj më parë. Skuadra kryeqytetase preu biletën për në finale pas fitores në përballje të dyfishtë ndaj Interit në gjysmëfinale, 2-1 dhe 3-2.
Zikaltërit ëndërruan kualifikimin përkohësisht në pjesën e parë, pasi udhëhoqën në minutën e 22-të falë golit të mbrojtësit të djathtë Jonathan.
Mirëpo Mattia Destro la gjurmë duke realizuar dy gola, një në minutën e 55-të dhe një në minutën e 69-të, e më pas vulosi greku Torosidis në të 73-ën
Vendasit shënuan me Ricky Alvarez në minutën e 80-të, por ky gol ishte i pamjaftueshëm për ta. Duhet thënë se Interi luajti me shumë mungesa në këtë përballje.
/Shekulli