Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

kube.jpg


Kuba ka vendosur nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e ish-liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, i cili ndërroi jetën ditën e djeshme në moshën 90 vjeçare.

Shpallja e vdekjes së tij u bë dje nga presidenti i Kubës, Raul Castro, i cili është i vëllai i Castros së ndjerë.

Flamujt janë vendosur në gjysmë shtize në ndërtesat qeveritare, ndërsa shfaqjet e ndryshme dhe koncertet janë anuluar, në nderim të Fidel Castros, i cili për afro gjysmë shekulli ka udhëhequr regjimin komunist në Kubë.

Për ditët e ardhshme planifikohen tubime masive në nderim të Castros, ndërsa kufoma e tij është djegur në një kremator gjatë ceremonisë private në kryeqytetin Havanë.

Urna me hirin e tij do të dërgohet në qytetin lindor Santiago më 4 dhjetor.
g.shqip
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

Trump e quan Kastron diktator. Obama: Historia do ta vlerësojë!

fdel-castro.jpg


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se Fidel Kastro ishte “diktator brutal i cili e ka shtypur popullin e tij për afro gjashtë dekada”, dhe shtoi se shpreson që vdekja e tij do ta çoj “në liri” popullin kuban.

“Ndërsa Kuba ka mbetur një ishull i izoluar, shpresojmë që nga sot të nisë një e ardhme e re dhe e ndritur për popullin e mrekullueshëm kuban për të jetuar lirinë që meritojnë”, është shprehur Trump pas vdekjes së liderit historik të Kubës, Fidel Kastro.

Krejt i ndryshëm ka qenë reagimi i presidentit në detyrë, Barack Obama në ditën ndarjes nga jeta të Fidel Castros.

“Historia do ta tregojë dhe gjykojë impaktin e madh të Kastros. Amerika i shtrin dorën e miqësisë popullit kuban në këtë ditë”, është shprehur Obama.
g.shqip
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

A ka info ca mori me vete Fideli, se thon ka patur shum pasuri... Apo vetem mallkimet e popullit qe s´ishte ushyer ndonjehere si njeri?
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

A ka info ca mori me vete Fideli, se thon ka patur shum pasuri... Apo vetem mallkimet e popullit qe s´ishte ushyer ndonjehere si njeri?

Si gjithe kur shkojn atje duart, xhepat bosh, sepse qefinat skan xhepa.... po me cudit fakti se si munden ta duan kete njeri, apo edhe nga vdekja friken ja kane....
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

Si gjithe kur shkojn atje duart, xhepat bosh, sepse qefinat skan xhepa.... po me cudit fakti se si munden ta duan kete njeri, apo edhe nga vdekja friken ja kane....

Shumica e duan nga zori sepse jetojne ne diktature.

Eshte si puna e Enver Hoxhes ku ndodhi histeria kolektive me rastin e vdekjes se tij... dhe prisnin ne radhe me kilometra qe ti jepnin lamtumiren e fundit. Vetem pas ndryshimit te sistemit mund te shifet se sa sinqerisht e kane dashur ata qe sot e vajtojne.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

Kam punuar ne ambasade dhe e di mire se si mbahen lidhjet diplomatike me personalitetet shteterore.
Fideli ishte "idhull"-i zhulit!
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

"Sabër, selamet" është një thënje popullore dhe besoj se janë qindra mijë herë
në pozitë më të mirë se popujt që rrëzuan diktatorët e tyre me dhunë dhe me çmim
shumë lartë. Koha e bëri të veten, dhe 60 vite në dikataturë nuk mund të
krahasohen as me "1 ditë luftë" ku gjithëçka është bërë rrafsh, mijëra e mijëra
të vdekur, dhe pothuajse shumica dërmuese refugjatë.

Populli kubanez besoj se do të shpërblehet për këtë durim. Koha do ta tregojë!
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

Aman mo, te na i beje te fala ... Dulles. U prehshin ne paqe, bashke.

Ps... Po per Dullen, sa kane qene ( jane mbajtur ) .. ditet e zize?
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

me cuditi deklarimi i trump ta kete nga vetja apo nga keshilluesit?? .... cthem dhe une me siguri e dinte vete sdo ket patur mundesi te zgjas gishterinjte ne ate shtet... ja se tani ka shprese...
 
Titulli: Kubë, 9 ditë zi kombëtare për vdekjen e Fidel Kastros

Nje komunist me pak. Si cdo komunist revolucionar, e nis mire, i ecen mire dhe e perfundon ne menyren me te keqe. Ideali per te cilin luftoi ishte i drejte, menyra se si e ndertoi shtetin dhe e drejtoi ate ishte e gabuar.

Darius
 
Back
Top