Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

cent

...Lontano
Planifikimi i dasmës kërkon shumë kohë që të realizosh çdo detaj të dëshiruar, por ndonjëherë na dalin të papritura që as nuk i kishim imagjinuar.

Një nga pjesët më të rëndësishme për çdo çift është edhe pushimi pas ditës së dasmës. ثshtë muaji që të gjithë e presin me padurim e që botërisht njihet si muaji i mjaltit.

Në një numërim mbrapsht, “Top Lista” e 10 vendeve më interesante për t’u vizituar gjatë muajit të mjaltit për 2013-ën fillon me Kroacinë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Porec, Kroaci - ثshtë një qytet i vogël në gadishullin e Istrias dhe është cilësuar shpesh si Toskana e re. Plazhet e mrekullueshme, ushqimi i shijshëm dhe mikpritja janë disa nga pikat e forta të këtij vendi, që renditet i 10-i ndër larmishmërinë e vendeve ku mund të kalosh momente të paharrueshme.

Cope Town, Afrikë e Jugut - ثshtë një qytet piktoresk në Afrikën e Jugut. i rrethuar nga plazhe të mahnitshme, por edhe terreni malor dhe aventurat janë një magnet për të sapomartuarit. Mundësia për të parë kafshë të egra, kulinaria dhe galeritë e artit janë vlera të një prej vendeve që duhen vizituar për 2012-ën.

Rottnest Island, Australi - Diell, det, aventurë, ski, sërf, romancë. Plazhe tropikale dhe intimitet... Me pak fjalë, në këtë vend ka mundësi zgjedhje pa fund për çiftet e reja dhe muajin e tyre të shumëëndërruar.

Maldivet - Më shumë se 1 000 ishujsh të grupuar në mes të oqeanit Indian dhe i pasur me kopshte nënujore, ky vend shndërrohet në një destinacion perfekt për të kaluar pushime tropikale. Nëse ka nga ata çifte qe ende janë të etur për të festuar, ishujt janë me të vërtetë një vend ku ende mund të vazhdoni t’i gëzoheni jetës bashkëshortore që sapo ka nisur.

Algarve, Portugali - Nëse jeni duke kërkuar diçka të ndryshme për muajin tuaj të mjaltit mund të shkoni në Algarve. Kështjellat mesjetare, vendpushimet e golfit dhe fshatrat nëpër brigje ju shpëtojnë nga zhurmat e pushuesve të shumtë që shijojnë kohën e tyre të relaksit.

Phuket, Tailandë - Renditet i 6-i me plazhet e bukura ranore dhe shumë ishuj për të vizituar. Shëtitjet në muajin e mjaltit në këtë vend do të ishin shumë romantike dhe larg zhurmave dhe stresit të jetës së përditshme.

Spanja - Shumë do të dëshironin të shijonin plazhet, valltarët e flamengos dhe shpirtin e tyre artistik. Në 2013-ën Spanja ka hyrë në 5-en më të mirë të vendeve që mund të shkosh për muaji mjalti.

Cancun, Meksikë - Ata që dëshirojnë të qetësohen pas gjithë lodhjes së planifikimit të dasmës mund të shijojnë rrezet e diellit në plazhet mbresëlënëse të Cancun. Nëse sportet e ujit përbëjnë interes këshilluesit e pushimeve kanë menduar se për çiftet e reja kjo do të ishte një aventurë më vete.

Romë, Itali - Një shprehje e vjetër thotë: “Kur je në Romë, bëj çdo gjë që bëjnë romanët”. Struktura e qytetit, artet e Da Vincit, Mikelanxhelos, galeritë, Coloseumi, Vatikani, vilat, kopshtet, dyqanet... Me pak fjalë ka një mori arsyesh për të përzgjedhur Romën si të përzgjedhurin tuaj për të kaluar pushimet e para si çift.

Nju Jorku - Në vendin e nderit, në vendin e parë janë klasifikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nju Jork-u. Nëse do të kaloni pak kohë në të ashtuquajturën molla e madhe do të bini në dashuri me këtë qytetet dhe do të kuptoni se nuk ka vend tjetër si ky në të gjithë planetin për të kaluar çdo moment përkrah personit që ke vendosur të kalosh përkrah jetën.
/Tch
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Vende të bukura .. por jo në guston time dhe të tijën :)..
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Ky muaji i mjaltit eshte nje genjeshter:p se sa cifte ikin vertet 1 muaj?
Aty 1 jave, e boll e kane:p

Sa per javen time, do jete ne Zanzibar.
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Tashi esht shpejt me fol per muaj/jave/dite mjaltesh... por me pelqejn Ishujt e Polinesise.

Paskan ofruar dhe Spanjen... boh,sa bajat e kan ber me ket Spanje! Preferoj me shum Jugun e Shqiperise.

Dua te dij si ja bejn kto çiftet qe s'jan me 1 mendje si e zgjidhin?

P(S.D): Zina ke ber komentin me origjinal!
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Ky muaji i mjaltit eshte nje genjeshter:p se sa cifte ikin vertet 1 muaj?
Aty 1 jave, e boll e kane:p

Sa per javen time, do jete ne Zanzibar.

Mvaret nga personaliteti dhe karakterit se sa jan te ndryshem,se un p,sh gjith jeten do e kem muaj mjalti,pse jo dhe me deshir do ikja ne espanje
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Un muajin e mjaltit e du ndrryshe nga 'tradicionalet'... du Transilvania Tour (me mir javen e Halloween)
muaj trasgresiv ahahhahahaa
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Un prsh do e kaloj ne shtepi pa dal 1 muaj nga dhoma ,dhe buken nga dritarja do e marr :p :p :D
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Un prsh do e kaloj ne shtepi pa dal 1 muaj nga dhoma ,dhe buken nga dritarja do e marr :p :p :D
thash mos do e kaloje ne Wc 1 muj rresht ..
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Flas per veten time do kisha shume deshire te isha ketu muajin e mjaltit..Fiji
krabi_790.jpg
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Leke te kesh, pa zgjedhja se ku ta kalosh muajin e mjaltit eshte shume e lehte pastaj :D
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Flas per veten time do kisha shume deshire te isha ketu muajin e mjaltit..Fiji
krabi_790.jpg

Mrekulli! Parajsa ne toke. Ne fakt, te gjithe ishujt ne oqeanin paqesor jane mrekulli, por qe te shkosh aty, duhet te ta mbaje xhepi MIRE!
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Un pervete sdo shkoj fare e dua muaj mjalti ter jeten :p
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Vetëm unë e paskam problem peshën trupore edhe faktin që nuk di not lol Pothuajse asnjë nga këto renditjet këtu nuk është për gustot e mia,përjashto Portugalinë. Nëse do më duhej të bëja muaj mjalti them se do isha pak provincial por do të zgjidhja malësinë tonë të mrekullueshme.Një udhëtim të gjatë nëpër male duke nisur nga Tethi në veri dhe duke zbritur deri në malësinë e Korçës,të cilën jo se nuk e njoh por ka një bukuri të tillë që githmonë të bën për vete.Nuk ka gjë më të bukur se sa ''izolimi'' me njeriun e zemrës,duke ngrënë gatime tradicionale dhe duke thithur ajër të pastër.
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Ne si Shqiptare se kemi per muaj mjalti..edhe pse me ate qe fiton nje person normal as sja del per te kaluar muajin e jo me per
te shkuar ne Maldive, Afrik apo Thailand..qe do vetem 3.000 euro bileta e avionit, lol.

Ja nusja e burri do shkojn me radhe per te vizituar farefisin muaj mjalti eshte dhe kjo. lol

Se keto jane enderra me sy hapur
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Maldive eshte mrekulli! :(, por qe s'besoj tma mbaj xhepi ndonjeher, para 2 muajsh punova me nje resort ne nje nga ishujt e tij dhe kur beme costing pashe qe vetem nje dhome qe une e pata dizanjuar kushtonte 1500 euro nata. :D...

Gjthss cdo vend ne bote ka nje vend per muaj mjalti, mjafton te kesh deshire per udhetime dhe anen financjare, se ka shume qe kan lek po sdalin as te dera... Ama kur e dashuron udhetimin ashtu pak nga pak i mbledh leket me ja bere qefin njeher vetes :D...
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Ne Alpet e Zvicres, larg zhurmes dhe sa me afer natyres se qete, Mrekulli!!!!!

ws_Landschaften_Switzerland_1600x1200.jpg
 

Attachments

  • ws_Landschaften_Switzerland_1600x1200.jpg
    ws_Landschaften_Switzerland_1600x1200.jpg
    254.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Eh rendsi ka te martohesh me ate qe do,pa e po sbere muaj mjalti sprish pun.
 
Titulli: Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

Ua isha gati me shprehjen e famshme, qypi dy gisht ka mjalte pastaj vjen m-ehi tjeter

Por qenka tj teme
 
Muajin e mjaltit sapo të mbaroi gjëndja e karantinës çik në det, çik në mal...
 
Mua vetem kur e shoh mjaltin me sekelldis , me vjen anicir
jo me te jetoj nje muaj mjalti
bllahhh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top