Ku shkuan endrrat tona?

Monique

With or Without u
Duke lexuar diku Dostoevsky pata nje moment refleksioni dhe flashback
pyetje qe na mundojne te gjithe besoj

jetuam?
ne cilen kohe dhame gjithcka?
si iken vitet?
ia ndjeme peshen?
cfare beme me to?



“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten:
Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
Ke jetuar apo jo?
Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.
Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.
Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”
 
Fiks edhe unë atë mendoj si Lev' në fund gjithçka marrim janë kujtimet, edhe po atë lëmë si trashëgimi më të çmuar. Asnjëherë koha nuk do ishte mjaftueshëm.
 
Endrrat i kemi cdo dite me vete. .mjafton te zgjohesh cdo mengjes me deshiren per tja dal dhe endrrat kthehen ne nje tablo e gatshme per te lejuar qe te vendosur ngjyrat qe ti do
 
Une kur kthej koken pas them me bindje...
Jetova e shume vite per dy mundesisht.
E jap cdo dite ne cdo aspekt mundohem me ndergjegje te jap maximumin tim
Vitet ikin si edhe minutat nuk ndihen kur jetohen e kjo eshte nje gje e mire per mua.
Nuk ndjej peshe ndjej deshire te permiresoj dhe me shume se peshe ndjej nostalgji per te kaluaren ngaqe e di si ishte e si e kam ndertuar dhe ngaqe nuk njoh te nesermen mundohem qe e sotmja ime te jete koshiente dhe pa pengje...
Cfare kam bere me 40 vitet e mia ... kur jam bere zot e vetvetes( pasi kam mbushur moshen e maxhorenes) kam studjuar,punuar, martuar ... kam arritur pikat me teblarta qe kisha brenda mundesive.. asgje skam peng ne jete dhe per asgje nuk e kthej koken mbrapa me pendese apo e zhgenjyer.. i kam rezistuar jetes dhe fatit me menyren me te mire te mundeshme...
Flitej per enderrat ... ne fakt ne moshen me te bukur skam krijuar enderra por kam vendosur veyes objektive afatshkurter... sot ja vendos vetes afat gjate se mundem tja lejoj ..
 
Kam jetuar mire dhe me shije sipas ciklit te mendimeve te mia,do jem ne permirsim te shijes se jetes ndaj vetvetes dhe atyre qe kam afer.
Jeta jone eshte nje moment ne kohen e univesrit,si i tille le ta shijoj kafen time sipas shijes sime,me te mirat dhe te idhurat e ati momenti.
 
Nuk e mundoj veten me pyetje te tilla. E jetoj te tashmen, eci perpara dhe mendoj per te ardhmen, pyetjet per te ardhmen, sepse e shkuara mbetet e shkuar. As pyetjet per pleqeri nuk i mendoj, sepse vdekja eshte me afer se sa damari ne qafe qe na rrah, andaj nuk i dihet kush e arrin kush jo. Thjeshte cdo gjeje mundohem t'ja beje hyzmetin, pjesen tjeter ia le Zotit.
 
Ne te mizes.
 
Po e nis me shprehjen e famshme-:hë se ëndrrat falas janë.
Kur je e vogël ke të drejtën e gjith botës për të ëndërruar,nuk ta ndalon askush.
Ti dëshiron të kalosh qiellin,të shohësh retë nga afër por është e pamundur.
Dëshiron të jesh e lumtur,edhe me gjërat e vogla që ke.
Por është e pamundur,pasi duke u rritur fillon të kërkosh më shumë nga vetja.
Me kalimin e viteve ulesh me këmbë në tokë,dhe thua se jo çdo ëndërr mund të bëhet realitet.
Jo çdo gjë ne duam,mund të bëhet e jona.
 
Duke lexuar diku Dostoevsky pata nje moment refleksioni dhe flashback
pyetje qe na mundojne te gjithe besoj

jetuam?
ne cilen kohe dhame gjithcka?
si iken vitet?
ia ndjeme peshen?
cfare beme me to?



“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten:
Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë?
Ke jetuar apo jo?
Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë.
Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.
Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”
Një nga të metat e mia më duhet të pranoj, është se kam humbur shumë duke ikur nga forumi.

Shumë postim motivues.
 
Se di nese e kam shkruar diku tjeter kte, por ne Bosnje eshte zbuluar nje varr ILIR, dhe ne te eshte shkruar "Kjo jete eshte vec endrra e nje djalli"
Me ka ngelur fiksim kjo thenie, dhe sinqerisht sa here degjoj dicka mbi enderrat, me kujtohet!!
 
trash shop GIF
 
Ku shkoj ajo vajza e vogël plot ëndrra , forcë dhe plot vitalitet?!
Humbi duke i dhën peshë njerëzve të cilët nuk meritonin 10 min të kohës së saj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top