Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
GJITHاKA FILLON DHE ul ritmin e zakonshem. Gjysma e trurit mban koncentrimin ne pune dhe gjysma tjeter merret me planifikim. Pernjehere fillojne germimet neper sirtare per te gjetur cadrat, kapucet dhe sandalet e plazhit, te shikohet nese ka nevoje te blihen te rejat, apo te vjetrat e shtyjne edhe nje sezon. Planifikohen librat me permbajtje te lehte dhe me pak faqe, qe do te mund te lexohen (ose vetem te na shoqerojne) nen çadra, shikohet se a i kemi Ipod-et, ose Mp3 playeret e tjere te azhornuar me albumet e fundit, e deri te perzgjedhja e kremerave per rrezet. Sakaq e veren se nuk je vetem ne kete disponim. Reklamat per destinacionet joshese vijne nga te gjitha anet, miqte te flasin se ku dhe kur do te ikin nga hallakatjet urbane, dikush tjeter sapo eshte kthyer, teksa sheh se edhe ne seancen e Kuvendit kane filluar qe vendimet te lidhen me kohen para dhe pas pushimeve te veres. Dhe, gjithçka, deri ketu, duket absolutisht OK. Deri ne çastin kur shtrohet pyetja: Ku do te shkohet? Ne dukje te pare, nje pyetje krejt e thjeshte, por qe ngre me vete edhe shume pyetje te komplikuara ne formen: Si te shkohet? Apo, ndoshta ne nje te pazakonte per raste te ketilla: Kush jemi ne?!

Kosovari dhe turisti mbeten larg!

KOSOVARI TURIST! Hem kosovar, hem turist! Gjithmone kjo sintagme ka asociuar shume gjera krejt ndryshe nga ajo qe pritet per nje turist. Ne nje klishe te vendosur nderkombetarisht, turisti shihet kryesisht si nje person i veshur me rroba me tone gazmore, sandale ne kembe, kapuç ne koke, çante mbi shpine e ndonje harte ne dore, gjysme i trullosur, i pajisur me nje disponim heroik per te qeshur, ose edhe per t’u ankuar per gjerat e situatat, qe ne ditet e zakonshme nuk do t’i ngjallnin emocionet e njejta te skajshme. Me nje fjale: person qe ka paguar te kaloje nje, ose dy jave, pa rutinen e jetes se zakonshme, çfaredo qofte ajo. Por, ky turisti kosovar? Fotografite, me shpesh sesa ato te klishese, na arrijne te perziera si ne kaleidoskop: nga shalqini, domatet e vaji i ullirit ne plazh; copat e llamarines me mbishkimin “dhoma”, ose “lloma” (varesisht se ku ndodhemi), me dushe, ose pa ta; gullashet e fasulja, i ofruar me çmime shpesh edhe me te lira sesa ne vendet e ardhjes; radhet per pajisje me viza, qe shpesh refuzohen; i riu i vetmuar, ose familjari i deshperuar per te depertuar ne Perendim, “i maskuar” si turist, ose edhe individi, i cili per t’i mbushur vetes mendjen se eshte patriot, nuk e veren se po lahet ne ujin e perzier me te pegerat e bashkekombesve, qe fati i keq i ka ndare per me se gjysmeshekulli. Keshtu ka qene per shume vite me radhe dhe me gjase keshtu do te jete edhe kete vere. Pavaresisht se shume ndryshime pozitive kane ndodhur ne rajon dhe ne Evrope, pak prej tyre i kane prekur edhe shqiptaret ne Kosove dhe ne Shqiperi. Per kete shkak, ketu e tutje, ne shkrim do ta shmang termin “turist” dhe do ta zevendesoj me “pushues”. Pergjigjet gjenden ne disa situata e momente. Fare shkurt:

I pafavorizuar nga te vetet

ULQINI. Pushuesit kosovare e kane gjetur prehjen bregdetare ne Ulqin per shume dhjetevjeçare. Llogarite: vend i bukur me margaritare te dhuruar nga natyra, flitet shqip, eshte lire dhe nuk eshte shume larg. Plus mund te behej edhe ndonje xhiro me barke deri ne kufirin me Shqiperine dhe pastaj mund te thuhej se eshte pare live “nje cope memedhe”. Por, Ulqini, sot, ndonese ka arritur te jete dukshem me perpara (edhe shkaku i tradites) me qytetet e tjera bregdetare te shqiptareve, si dhe investimeve te qelluara te koheve te fundit ne infrastrukture, ka mbetur prapa krahasuar me zhvillimin e qyteteve te tjera buze detit ne Mal te Zi. Teksa, per shembull Budva, e cila shtrihet ne rreth 60 kilometra largesi, ia ka dale qe te terheqe investime qeveritare e te jashtme, si dhe turiste te huaj, duke pasuruar per disa shkalle oferten, kjo ne mase dukshem me te vogel ka ndodhur me Ulqinin. Ky qytet eshte varur kryesisht nga projektet qe me mund te madh ia ka dale t’i siguroje udheheqesia aktuale lokale, ose edhe investimet vetanake te shqiptareve nga diaspora. Fakti i te qenit i vetmi qytet bregdetar me shqiptare, jashte Shqiperise, sa i ka sjelle ne njeren ane trajtim jo te barabarte nga Podgorica, njesoj do te duhej te ndihmohej, si qytet strategjik, qe nuk duhet humbur nga pushuesit shqiptare te te gjitha aneve.

Fundi i Muajit te Mjaltit me kosovaret

BREGDETI I SHQIPERISE. Sigurisht se kete sezon do te duhej te planifikonte me shume per permiresimin e sherbimeve per pushuesit, sesa ne autostraden e rihapur, ose patriote-turistet. Shqiperia e kishte prekur veren e kaluar majen, me numrin me te madh te pushuesve, por kjo do te duhej te ishte vera e fundit qe kosovaret nisen drejt brigjeve shqiptare te Adriatikut dhe Jonit per arsye jashteplazhore. Eshte diçka tashme e pare dhe joatraktive si heren e pare grishja per te arritur nga kufiri ne det per dy-tri ore rruge ne autostrade, ose vetem fakti qe parate e shpenzuara te shkojne te bashkekombesit. Nga sivjet do te duhej qe ata qe bejne ofertat ne Shqiperi te llogarisin me teper se si te permiresohet infrastruktura e pergjithshme, duke filluar nga plani i pergjithshem urbanistik, ndarja e ujerave te zeza, pastertia, sherbimet klienteliste e deri te perzenia e bagetive nga plazhi, ne menyre qe te behen atraktive dhe te jene destinacion per pushime te qeta. Ka ardhur koha qe Shqiperia t’u ofroje pushuesve me shume sesa ç’i ka dhuruar natyra, pasi nje pushues natyrshem do te donte qe ndonjehere t’ia ndaje syte detit dhe te shikoje çka ka prapa. E, kaosi urbanistik, veshtire se do t’i pelqente atyre qe synojne te harrojne kaosin e vendeve prej nga vijne, si per shembull ne Kosove.

Pushues ne getto

TE TJERET. Pushuesit nga Kosova dhe nga Shqiperia, edhe kete vit mbeten prapa perparesive qe i fituan fqinjet e tyre, ne forme te liberalizimit te vizave “Schengen”. Edhe kesaj vere, shqiptaret mbeten te izoluar edhe ne kohe pushimesh. I vetmi perfitim nga kjo situate do te mund te vije ne forme te ofertave te agjencive turistike te vendeve fqinje per aranzhmane ne Spanje, ne Itali, ne Greqi dhe ne vende te tjera, por per nje pjese shume te kufizuar te popullates, qe kane mundesi te kualifikohen per t’u pajisur me nje vize “Schengen”. Per te tjeret, qytezat e Costa Brava-s, Ibiza e Mallorca, Capri, Rimini e Sicilia, Kreta, Halkidiki e Asprovalta, vazhdojne te mbesin te paarritshme edhe per nje kohe. Ekskursioni me i larget, pa asnje detyrim, madje, me lehtesira per poseduesit e pasaportave kosovare, ose shqiptare, mbetet Turqia. Faleminderit prej tyre!
Nderkohe, vetem ca ngushellime te vogla vijne nga rajoni, se zgjerimi i hartes pushuese per shqiptaret ka filluar te levize. Me Kroacine qe i ka hequr vizat per Shqiperine. Ose, edhe idene e mini-Schengenit ballkanik, te elaboruar ne Samitin e Prevalles. Dhe kjo vetem nese do te ndodhte shpejte, pasi qe liberalizimi i pritshem i vizave “Schengen”, do ta bente te pakuptimte.

Turist – shpresojme nje dite

NUK E DI SE A KA edhe shume vende dhe popuj te tjere, qe pergjigjet ne pyetjet qe kane te bejne me destinacionet brengeharruese e diellore per pushime verore, i marrin ne forme te pergjigjeve ne pyetjen e perhershme ekzistenciale: Kush jemi? Dhe qe keto pergjigje te jene me permbajtesore dhe me ilustruese sesa ato per shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi.
Sidoqofte, ne Kosove, para shume vitesh, ka qene me e lehte qasja ne destinacione pushimi, pastaj eshte veshtiresuar dhe tash ngadale, megjithate, po jep shenja te permiresimit. Ne Shqiperi ka qene e pamundur qe te shkohej me heret per verime jashte vendit, tash po vjen duke u lehtesuar qasja. Mbetet te shihet se edhe sa kohe per shumicen e popullates ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, nocioni “turist” do te mbetet i ndryshem nga kuptimi i turistit per shumicen e qytetareve te botes. Fatkeqesisht, edhe kesaj vere do te jemi jashte klishese. Natyrisht: respekt per perjashtimet.
infoal
 
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Nga Durresi me duket jane lodhur ,Vlora mbetet piksynimi tyre :D
 
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

U pa puna , do ta bej plazhin ne Ulqin bashke me vllezerit e motrat kosovare .

---------- Post added at 21:57 ---------- Previous post was at 21:55 ----------

Se harrova , dhe emrin e ka shume seksi Ulqini .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Nga Durresi me duket jane lodhur ,Vlora mbetet piksynimi tyre :D

Gabim e ke :D
Nuk jan kosovaret te lodhur nga Durresi por durrsaket jan lodhur nga turistet kosovare e jan kripur me para dhe vitin qe lam pas nket forum u than 1001 te zeza per kosovaret kur ne fakt duhet te ishin 1001 te mira qe ata turiste prap se prap po ndihmone Durrsin dhe bregdetin shqiptare
Sa shpejt shkojne vitet dhe njerzit harrojne. Por un jooo LOL
 
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

Gabim e ke :D
Nuk jan kosovaret te lodhur nga Durresi por durrsaket jan lodhur nga turistet kosovare e jan kripur me para dhe vitin qe lam pas nket forum u than 1001 te zeza per kosovaret kur ne fakt duhet te ishin 1001 te mira qe ata turiste prap se prap po ndihmone Durrsin dhe bregdetin shqiptare
Sa shpejt shkojne vitet dhe njerzit harrojne. Por un jooo LOL

O shofer , duhet te harrosh se eshte me mire ashtu , sidomos gjerat e keqija duhen harruar .
 
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?

dhe une ashtu do kisha menduare veq apet ma mir ne durres ardhe ne pushim. dhe pse ne vlore ende nuk mujte shku viztu ate qytete por besoje kame shku sivjet ,.
 
Titulli: Ku do te pushojne kete vit shqiptaret e Kosoves?


Kosovari dhe turisti mbeten larg!

KOSOVARI TURIST! Hem kosovar, hem turist! Gjithmone kjo sintagme ka asociuar shume gjera krejt ndryshe nga ajo qe pritet per nje turist. Ne nje klishe te vendosur nderkombetarisht, turisti shihet kryesisht si nje person i veshur me rroba me tone gazmore, sandale ne kembe, kapuç ne koke, çante mbi shpine e ndonje harte ne dore, gjysme i trullosur, i pajisur me nje disponim heroik per te qeshur, ose edhe per t’u ankuar per gjerat e situatat, qe ne ditet e zakonshme nuk do t’i ngjallnin emocionet e njejta te skajshme. Me nje fjale: person qe ka paguar te kaloje nje, ose dy jave, pa rutinen e jetes se zakonshme, çfaredo qofte ajo. Por, ky turisti kosovar? Fotografite, me shpesh sesa ato te klishese, na arrijne te perziera si ne kaleidoskop: nga shalqini, domatet e vaji i ullirit ne plazh; copat e llamarines me mbishkimin “dhoma”, ose “lloma” (varesisht se ku ndodhemi), me dushe, ose pa ta; gullashet e fasulja, i ofruar me çmime shpesh edhe me te lira sesa ne vendet e ardhjes; radhet per pajisje me viza, qe shpesh refuzohen; i riu i vetmuar, ose familjari i deshperuar per te depertuar ne Perendim, “i maskuar” si turist, ose edhe individi, i cili per t’i mbushur vetes mendjen se eshte patriot, nuk e veren se po lahet ne ujin e perzier me te pegerat e bashkekombesve, qe fati i keq i ka ndare per me se gjysmeshekulli. Keshtu ka qene per shume vite me radhe dhe me gjase keshtu do te jete edhe kete vere. Pavaresisht se shume ndryshime pozitive kane ndodhur ne rajon dhe ne Evrope, pak prej tyre i kane prekur edhe shqiptaret ne Kosove dhe ne Shqiperi. Per kete shkak, ketu e tutje, ne shkrim do ta shmang termin “turist” dhe do ta zevendesoj me “pushues”. Pergjigjet gjenden ne disa situata e momente. Fare shkurt:

infoal

Them te drejten ca nga keta gazetaret tane jo qe nuk kane njohuri, por, shkruajne edhe ca pacavure qe edhe njerezit me plot injorance nuk do e benin, madje kjo nuk eshte hera e pare.

Qe ti themi gazetarit dhe t'ia bejme me dije se shqiptaret e Kosoves, (kosovaret siq i quan ai) ja qe e din fare mire se cfare eshte turizmi, por, ata kahere bejne turizem.
Shqiptaret e Kosoves qe ne vitet '70-'80 kan frekuentar pllazhet e Greqise, per te mos thene se ca nga to i kan prekur te paret.
Shqiptaret e Kosoves qe ne vitet '70-'80 kan frekuentar pllazhet e Turke, per te mos thene se ca nga to i kan prekur te paret.
Shqiptaret e Kosoves qe ne vitet '70-'80 kan frekuentar pllazhet e Bullgare,Kroate, pastaj ishin ca kohe kur vizitonin edhe shtetet tjera per rreth, mos te flasim per pllazhet e Malit te Zi te cilat dikur ishin te okupuara nga saq edhe sot e kesaj dite ata kerkoje te terhjekin ata vizitor.

Pra, z. gazetar, ne dime te bejme turizem dhe pllazhe, por, eshte ceshtje tjeter pse ne frekuentojme Shqiperin.
Ta kesh me dije z. gazetar se shumica e atyre vizitoreve vijne nga diaspora (qe dmth. se per pushime ua mba xhepi) dhe me ate protofol qe kane gati me te njejtat shpenzime do kryenin puushime edhe ne Spanje, Greqi (bile kete vite shkaku i krizes edhe me lire), Turqi e vende tjera, por ata, shumica nga ata kan zgjedhur Shqiperine per ca arsye tjera.

Ta kesh me dije, z. gazetar, se shumica e tyre kane rruge me te shkurtera dhe me me pak shpenzime per tu kthyer ne Kosove, por shkojne dhe vijne nga nena Shqiperi.

te gjitha keto z. gazetar me te vetmen arsye: Te ardhurat e tyre ti shpenzojne ne atedheun e tyre qe e kan enderruar me shekuj. Te shpenzojne paran aty edhe pse ne mjaft raste u kushton me shtrenjet. Por, kete e bejne me vetdije te plote se bnga ato te ardhura do rimekembet nena Shqiperi. Rimekembjen e nenes Shqiperi e kishim enderr dhe me kete munde tonin dalngadal do e bejme realitet.

Ndoshta per ty z. gazetar, keta pushues jane kokedjerr dhe te mjere, por per ata qe kan koke edhe munde te quhen ndryshe. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top