Kryqëzimet e sirianëve

Lauri

Anunnak
Imazhe tmerruese janë publikuar në mediat botërore, ku tregojnë për kryqëzimin e të krishterëve në Siri. Më herët Organizata të të Drejtave të Njeriut kanë dhënë alarmin, se në këtë vend po shkelen të drejtat e njeriut dhe këtë e tregojnë më së miri foto e publikuara.

Këto imazhe të tmerrshme tregojnë kryqëzimin e dy të rinjve të krishterë në rrethinat e Damaskut. Trupi i pajetë i njërit nga të rinjtë është shfaqur në rrugët e Raqqa-s me mbishkrimin: “Ky person refuzoi islamin”.

Ndërsa, observatori sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se, njëri nga të rinjtë është qëlluar me një plumb në kokë dhe më pas është vendosur në një kryq nga rebelët ekstremistë të shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një fraksion i lidhur me Al Kaedan që luftohet si nga forcat e presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe nga rebelët laikë të Ushtria e Sirisë

Dy ditë më parë të paktën 18 persona, përfshirë 11 fëmijë janë vrarë në dy sulme vetëvrasëse në provincën siriane të Hamas, raportoi media shtetërore lokale. Sipas njoftimit, “shpërthimet terroriste” u regjistruan në Xhibrin, në veri-lindje të qytetit të Hamës dhe në lokalitetin tjetër Al Humeiri. Fshatrat në fjalë janë nën kontrollin e forcave të qeverisë.

Sulmet vijnë disa ditë pasi shumë persona u vranë dhe plagosën në shpërthime të ngjashme në zonat e kontrolluara nga qeveria në qytetin e Homsit.

/Shekulli Online

(KUJDES, IMAZHET E RثNDA) Crucifixion by ISIS last month - Imgur


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top