Kroacia nga sot u fshinë të gjitha borxhet qytetarëve të saj të varfër

Aver

.
V.I.P
1_8473.jpg


Duke filluar nga sot, mijëra kroatë të varfër do të përfitojnë nga një dhuratë e pazakonshme e qeverisë kroate. Atyre do tu fshihen të gjitha borxhet publike që kanë pasur deri më tani duke përfshirë, energjinë, ujin, bërllokun, tatimet e shtëpisë etj.
E quajtur si “Fillim i Ri”, Qeveria dëshiron që të ndihmojë mbi 317 mijë kroatë të cilëve llogaritë bankare u janë bllokuar si pasojë e borxheve të tyre, transmeton Zëri.info.

“Atyre do tu jepet një rast i ri për një fillim të ri pa borxhe”, ka thënë zëvendës kryeministrja e këtij vendi, Milanka Opacic.

Kroatët të cilët do të përfitojnë nga kjo “dhuratë” duhet që borxhi i tyre të mos jetë më i lartë se 5 mijë euro dhe pagat e tyre të mos jenë më të larta se 140 euro.

Ata poashtu nuk duhet të kenë llogari bankare me para. Ky projekt pritet t’i kushtoj qeverisë kroate mbi 300 milion dollarë./Zëri/
 
Titulli: Kroacia nga sot u fshinë të gjitha borxhet qytetarëve të saj të varfër

Vendim i zgjuar i qeverise atje dhe i mireseardhur per te varferit ne Kroaci por ajo qe me beri pershtypje eshte qe shkruan se nuk vlene per ata qe kane page me te larte se 140 euro!
Nuk e dija qe paska page me te ulet se aq ne Kroaci si dhe nuk e kuptoj cfare lloji i punes mund te jete ajo?!
 
Titulli: Kroacia nga sot u fshinë të gjitha borxhet qytetarëve të saj të varfër

Shume vendim i zgjuar dhe mbi te gjitha i mireseardhur per shtresat e varfra.Mua ajo qe me pelqen akoma me shume ne Kroaci eshte qe me ne fund i dhane mundesine nje femre te jete Presidente.Kane qene dhe jane shume pak femrat me poste drejtuese ne vende te ndryshme te botes por ne proporcion me numrin e meshkujve presidente femrat jane shume po shume me te sukses`shme se meshkujt.Uroj qe te jete keshtu per Kroacine dhe per kroatet!
 
Titulli: Kroacia nga sot u fshinë të gjitha borxhet qytetarëve të saj të varfër

Ahhh si po konsumohem kot ne kete vend pa ide une!!
 
Titulli: Kroacia nga sot u fshinë të gjitha borxhet qytetarëve të saj të varfër

Keshtu duhet te veprojn gjitha shtete ne rajon ...te zgjedhin nje grua te zgjuar ta udhheq vendin (kur nuk ka burra te zot kuptohet)..e jo si kjo ne ks ,se u ba presidente e zarfit dhe nuk ber asgje per popullin
 
Back
Top