Kriminologjia

Ema

Antar Aktiv
Kuptimi i Kriminologjisë

Emërtimi i kriminologjisë përdoret për here te pare nga antropologu (Pol Topinar) ne veprën e tij Antropologjia, 1879 shtron nevojën për themelimin e një disipline te pavarur shkencore e cila do te merrej me studimin e krimit ne shoqëri dhe do te quhej Kriminologjia.
Autori italian Rafaello Garfolo përfaqësues i shkollës pozitiviste italiane i pari e shkroi veprën me titull “Kriminologjia” 1884 dhe trajtoj fenomenin e krimit ne shoqëri dhe arsyet.
Për shkak se termi “Kriminologjia” u be i njohur dhe i pranuar nga teoria dhe praktika e cila shërbente për te treguar se disiplina shkencore do te merret me kriminologjinë dhe shkaqet e saj.
Pionier te shkencës se K. Ishin: Rafaell Garfolo, Beakone, Qezare Llomkreso, Enrike Femi etj.
Emërtimi i K. Rrjedh nga fjalët krim e cila edhe ne gjuhen shqipe e ka kuptimin e Krimit kurse fjala Logos d.m.th shkence, ose shkence mbi krimin.
Me studimin e krimit merren edhe E Drejta Penale, Procedura penale, Kriminalistika. Politika kriminale, Mjekësia ligjore etj, dhe shkenca tjera te cilat krimin e studiojnë nga kënd vështrimi i tyre.
K. e studion krimin ose kriminalitetin nga aspekti i ndëgjimit, formave dhe shkaqet e paraqitjes etj.
K. është shkence e cila studion dukurin e krimit si fenomen individuale dhe si fenomen shoqërore, duke analizuar format e manifestimit te tij, duke ndriçuar shkaqet, burimet dhe rrënjët e natyrës ekonomike, sociale, biopsikike te tij, me qellim qe te ndikojnë ne parandalimin dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kjo dukuri e rrezikshme.

1.1.2. Krimi – preokupim i madhe i njerëzimit

Krimi si fenomen i shoqërisë dhe individual dhe shkaqet e tij, kane qene perhere objekt interesimi. Si ne kohët e hershme ka pasur përpjekje për shpjegimin e paraqitjes se shkaqeve.
Shpjegimet kane qene te ndryshme, shpesh kane qene te përcjellura me mistizem dhe me interpretime irracionale jo te drejta. Qasjet ishin te varura nga shkallet e civilizimit, orientimit ideor, përcaktimit profesionale dhe nivelet shkencor autoritative.
Orvatjet për luftimin e krimit kane qene permanente siç shihet edhe nga ndalesat e para te shoqërie primitive e deri te inkuminimet e shume sjelljeve si vepra e krimeve penale.
Autoret komentojnë se: Historia e njerëzimit është ne te njëjtën kohe edhe historia e krimit, sepse historia e njerëzimit ka kaluar ngjarjen e kohërave te përcjell me dhune e krime te ndryshme.
Pasi krimi nga natyra është i dhunshëm gjithmonë i krijuar pa siguri te popullatës. Ministria i krimit dhe e okupimit ka qene objekt studimi i shume mendimtarëve. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale janë bere sot teme e ditës, si ne mediat e shkruar dhe elektronike. Sot programet filmime, video klubet, interneti etj, janë përplot ne tema dhe përmbytje te dhunës, vrasjeve, dhunimeve, kidnapimeve, akëtëve tororiste, skandaleve dhe sjelljeve te tyre patologjike dhe kriminale. Këto përmbytje shpesh janë me përmbytje mobirale dhe përcjellin porosi negative te lexuesit e sidomos te miturit, te cilat mund te nxisin ndjenja dhe instinktet e ulëta. Shume gazeta mbajnë informacione te ndryshme për te rritur tirazhin e tyre duke shkruar për veprat e ndryshme duke përdorur emrat e njohur te kotës politike filmime, sportive etj, dhe përshkak te kësaj krimi është çdo dite ne jetën e njeriut dhe mu për ketë shtrohet pyetja se prej nga ky interesim e njeriut për krimin dhe shkaqet. Dhe për ketë ne literaturën e kriminologjisë janë bere përpjekje për shpjegimin e motiveve dhe shkaqeve.

1.1.2.1. Faktorët subjektive dhe emocionale

Ka shume mendime për arsyet e interesimit për krime si.p.sh
Sipas autoreve bares dhe Tertens

Nga faqja 39.
Kapitulli II

2) Metodologjia dhe Metodat e Kriminologjisë
2.1) Metodologjia e studimit te kriminalitetit ne Kriminologji

Kriminologjia aplikon metodat e përgjithshme dhe ato te veçante te shkencave shoqërorë ato te sociologjisë dhe te psikologjise. Kriminologjia ka arritur te përshtat disa metoda lendes dhe funksionimit te vete. Fjala metode apo metodologjia d.m.th. rruge, mënyre e ardhjes objektive. Fjala metodë rrjedh nga fjala greke methodos qe d.m.th rruge, procedurë e cila ndiqet për te arritur deri te qëllimet e caktuara.
Ne Kriminologji Procedura e kërkimit kalon neper 5 fazat:

1. F. e caktimit te formulimit te ideve fillestare ( objekti )
2. F. e mbledhjes se fakteve ose te dhënave
3. F. e analizës e përpunimit dhe interpretimit i te dhënave fakteve.
4. F. e nxjerrjes se konkluzave dhe konstatimeve
5. F. e verifikim i rezultateve kërkimorë ne praktike.

Për shkak te paraqitjes se pengesave te ndryshme është vështire te arrihet deri te rezultatet e dëshiruar për shkak te kësaj sot përdoren mënyra dhe teknika te reja për te gjetur te vërteten, ne mënyre me te sigurt dhe me lehet. Për shkak se ekziston krimet individuale dhe masovike. ثshtë e domosdoshme te përdoren mënyra dhe metoda te cilat do te janë me te përshtatshme.

2.1.1. Metodat e shkencës se Kriminologjisë

Për shkak se krimet trajtohen si krime te veçanta me karakter shoqëror dhe individual atëherë edhe përdoren metoda për studimin e kriminalitetit te cilat janë te llojllojshme dhe kriminalitetit i qasen si dukurie masovike dhe individuale.
Ne Kriminologjinë Bashkëkohore përdoren metoda e përgjithshme dhe metodat e mbledhjes se fakteve , te dhënave ose si quhen metodat empirike. Metodat te cilat përdoren me se shpeshti janë:
Metoda e studimit te rasteve individuale
Metoda Klinike
Metoda e vrojtimit ose opservacionit
Metoda e krahasimit
Metoda e eksperimentit dhe matjes
Metoda e anketës dhe intervistës
Metoda statistikore etj.

2.1.1.1 Metodat e studimeve te rasteve individuale

Kjo metode kriminalitetit i qaset si dukuri individuale. Gjate aplikimit te kësaj metode, është me rendësi te mblidhnin sa ma shume te dhëna dhe shënime mbi rastin kriminale, mbi vetitë dhe cilësitë e delikuente. Kjo metode kërkon një qasje dhe tentim interdiciplinore, pra pune ekipore te përbëre nga eksperte te ndryshme. Kjo metode quhet Metoda e rastit ose Metoda e historisë jetësore te delikuenteve.
Ketë metode e ka përdorur kriminolog amerikane Sonderlend ne studimin e tij hajnin profesionale dhe ne mënyrën te detyruar analizohet zhvillimi dhe formimin i delinkuentit ne familje, ne ambientin ku jeton ne shkolle ne pune si dhe ndikimin e institucioneve dhe enteve tjera ne pune dhe ne jetën e delinkuentit. Janë studiuar faktorët qe kane ndikuar ne hyrjen e veprës penale, ne ketë metode krijohet regjistri i shënimeve për: moshën, gjininë, profesionin, vendbanimin, gjendjen martesore, familjen, shkallen e arsimimit, ndëshkimet e mëparshme etj. Te gjitha shtytjet e mundshme qe kane ndikuar ne hyrjen e veprës penale. Kjo metode ka te mirat dhe te metat e veta.
Përperesit – është se me përdorimin e kësaj metode nënkuptoje punën ekipore, kualitet dhe saktësi te shënimeve dhe konstatime kurse e meta është se është shume e shtrenjte dhe e studion krimin ne raste individuale. Me ketë metode nuk munde te zbulohen sjellët kriminale te cilat gjenden ne raporte shoqërore, ekonomike dhe raporte tjera etj. Kjo metode është praktikuar vetëm ne disa raste te caktuar, sidomos ne delikuencën e te miturve.

2.1.1.2 Metoda klinike ose metoda e prognozimit te sjelljes kriminale

Quhet metode klinike sepse sjellja kriminale studiohet dhe analizohet sikurse ne kliniken mjekësore. Trajtimi i tille kalon neper disa faza: Sipas kriminologit franqez Zhini Pinotel ne punimin e tij i ka parashtruar fazat:
Faza e pare – faza e ekzaminimit medicionale psikologjike dhe sociale përfshin anketën sociale ekzaminimin sociale psikologjike medicionale dhe asimetrike veprimin direket testin dhe teknikat tjera.
Faza e dyte – faza e diagnozës kriminologjike e cila konstaton intensitetin kriminale rrezikshmëri shkallen e mos adaptimit dhe etiologjinë e gjendjes se rrezikshmërisë se delinkuentit.
Faza e trete – apo faza e prognozës sociale duket caktuar disa skema te prognozimit atë: te Schied, Meywerk, Frey etj.
Faza e katër – apo faza e realizmit te programit te tretmanit te delinkuentit ne: liri ne institucione ose tretmanë penale.
Faza e peste – apo faza e përgjithësimit apo konkluzioneve me te cilin behet vlerësimi përfundimtare me rastin e caktuar.
Faktorët me te njohur te prognozimit dhe te parashikimit te sjelljeve kriminale i kane hartuar Eleonora dhe Sheldon Glike.
Perparesit e kësaj metode janë se me ketë metode behte ndriçimi i shkaqeve dhe formave tjera te paraqitjes kriminale. Kurse e mete është se është mjafte e shtrenjte ( nënkupton ekzistimin e qendrave dhe institucioneve për hulumtim dhe studim).

2.1.1.3. Metoda e vrojtimit – observimit

Kjo metode studiuesit i mundëson qe te studiuesit te njihet ne mënyre te drejtpërdrejt apo tërthorte mbi vetit e delinkuentit. Janë mënyrat direkt dhe indirekte te vrojtimit. Me vrojtim direket kemi te bëjmë ne mënyre te drejtpërdrejte për sjelljet, qëndrimet, motivet, shprehitë, temperamentin e shume te dhëna tjera për kriminalitetin, duke u futur ne rrethin e tyre. Mirëpo kjo metode mund te jete e rrezikshëm për arsye se rrethi kur studiuesi është infektuar mund ta zbulojmë atë dhe ti pësoje apo edhe duke kaluar një kohe te gjate mund te kalojnë ne anën tjetër dhe te përfshihet edhe vete ne kriminalitet.
Përdoren edhe mënyra e vrojtimit direket për pjesëmarrjen duke e studiuar shkencën ne mënyre për ta vrejtur ne institucionet te ndryshme ku ka mundësi ti përcjellë dhe regjistroj sjelljet, veprimet, qëndrimet dhe reagimet e tyre. Me vrojtimin indirekte ka te beje me analizën e te dhënave, shënimeve, dokumenteve etj. te cilat janë te regjistruar ne procesverbale te ndryshme. Si.p.sh studimi i dosjeve gjyqësore, regjistrimeve e ish delikuenteve, ditoret personale, shtypit etj. Mirëpo kursimet e tilla duken te merren me rezerva.


vazhdon...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top