Krimea "Molla e sherrit" mes Rusisë dhe Ukrainës

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Situata politike mes Rusisë nga njera anë dhe Ukrainës nga ana tjetër duket sa vjen e rëndohet.

4bf48131-7b84-4cf7-ab87-181519f4632d---0-.jpg

Presidenti Putin e sheh te rrezikshme përfshirjen e frymës perëndimore në Ukrainë. Techau, drejtor në qendrën Carnegie Europe në Bruksel, thotë se Putin ka përgatitur terrenin për një kohë të gjatë e pa u shqetësuar për koston e lartë ekonomike dhe politike që duhet te paguajë.

Por këto nisma kërcënuese për shtetin ukrainas janë bërë shkak që Putin të vihet në qendër të kritikave nga autoritete të ndryshme.

Angela Merkel e ka cilësuar atë të çmendur. Kancelarja gjermane ka pyetur nëse udhëheqësi i Kremlinit është duke jetuar në një botë tjetër. Pavarsisht se këto spekulime janë përpjekur të sheshohen nga autoritetet gjermane.

Kritikave nuk i ka shpëtuar as Presidenti i SHBA-së Barak Obama. Ai akuzohet se nuk i intereson situata e Krimesë aq sa i intereson Azia apo më saktë Kina, çështje ku ai e hedh vështrimin e tij me dëshirë. Për këtë arsye senatori John McCain dhe ish-ministrja e Jashtme Condoleezza Rice e kanë cilësuar të dobët Obamën.

Pavarësisht replikave te shumta kundër Putin dhe Obamës, situata në Krime ende vazhdon të mbetet e rënduar.

Putin mesa duket nuk ka ndërmend ti përgjigjet me "mjete paqësore" kësaj situate. Ai mirëpreti në Rusi ish-presidentin Viktor Janukoviç i cili u shkarkua në fund të shkurtit pas tre muajsh protestash të përgjakshme. Vec kësaj, Rusia kërcënoi me pezullim të inspektimeve të huaja të arsenalit të saj strategjik, përfshirë këtu raketat bërthamore. Kjo si përgjigje ndaj kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

Dhe SHBA-ja nga ana tjetër pezulloi të gjitha lidhjet ushtarake midis Uashingtonit dhe Moskës për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit në Krime.

Kërkesa për një grup kontakti për të ç’tensionuar situatën dhe për rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, nga ana e kancelares gjermane dhe presidentit të SHBA-së mesa duket është lënë në harresë nga autoritetet ruse. Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov citoi:

"Kemi përgatitur propozimet tona. Ato synojnë ta drejtojnë situatën në kuadër të së drejtës ndërkombëtare duke marrë parasysh interesat e të gjithë shtetasve ukrainas pa përjashtim. Në propozimet e bëra Moskës, kemi gjetur një konceptim që nuk na përshtatet me të vërtetë, sepse çdo gjë është bërë në drejtim të një konflikti të supozuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe asaj të njohjes së faktit të kryer".

Vec këtyre zhvillimeve , në Sevastopol, Dmitri Belik, kryetari i bashkisë së qytetit ka miratuar për zyrtarizimin e gjuhës ruse edhe për dokumentet që kanë qënë në gjuhën ukrainase. Kjo pasi në këtë qytet 70 përqind e rezidentëve janë rusë.
 
Titulli: Krimea "Molla e sherrit" mes Rusisë dhe Ukrainës

Putini so ka ja var OBAMES dy shtetet qe kan sherbimet sekrete me te forta ne bote CIA e KGB te shohim cila do ta beje punen me mire....
 
Back
Top