Krijimet e muajit Shtator 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje te dashur forumist :)

Per efekt kohe, ngarkese dhe jo aksesi ne PC, jam e detyruar qe per kete muaj konkursin e letersise ta hap me heret....

Uroj mos keni ndonje problem me kete :)


Tema e muajit Shtator 2019 eshte Brishtesi mendimesh


Le te fillojme me krijimet :)


1. Maktub

I dashur TI,
Kam pasur nevojë për një forcë të madhe brenda meje për të shkruar këtë letër, në fakt ka qenë e pamundur deri më sot të ngrihem, të përbij çdo gjë, të e bind vetën se mundëm të shkruaj sërish, të gjej adresën tënde, të e vendos brenda zarfit këtë letër, të e dërgoj, dhe kush e di në çfarë kohe në dreq të mallkuar ai postieri yt i lagjes do e vendos te kutia jote postare, megjithatë, vendosa dhe po të shkruaj.
Deri sa po shkruaj akoma po mendohem nëse ia vlen të shkruaj, të flas me ty, apo edhe të mendoj për ty. E pranoj të kam menduar, është e vështirë të heq nga mendja ime, nga qenia ime atë që dikur, gabim të them dikur, atë që me shpirt e dua si ditën e parë, në fakt po gënjej edhe me keq këtu, atë që e në çdo mikrosekondë e dua më shumë, pa masë. Idiot, tani bëji vet llogaritë se sa të dua! Në fakt kam frikë se ti nuk llogaritë dhe aq mirë dhe mund të ngatërrohesh, ashtu si ke ngatërruar çdo gjë në raport me mua. Je akoma edhe më tepër idiot kur ke vendosur të mos flasësh, të mos dërgosh edhe asnjë letër, dhe kur i ke venë emër dashurisë tonë. Si mund të jesh kaq i çmendur të mos e duash dikë si unë. Dhe tani, e di që kur lexon këtë letër do kesh të ndezur atë krenarinë tënde se dikush po të lut, po të përulet, ama jo! Unë nuk të lus më, ndoshta edhe po të lus, ku i dihet, ama po vdes nga zjarri e dëshira për të takuar sërish. Eja dhe me merr në kraharorin tënd, të dëgjoj frymëmarrjen tende, të flasim për yjet, të dashurohemi pas hënës, të mos e presim fare diellin, le të humb kuptimi i kohës, të dashurohemi marrëzisht. E di që ndoshta po qesh budalla, mirëpo edhe nëse nuk do lind dielli çdo ditë, e di që shpirti im do ndriçohej nga ëmbëlsia e të qeshurës tënde, e cila më mbush me jetë. Akoma nuk e sheh sa të dua o Don Kishot? Ndoshta edhe po luftoj me mullinjtë e erës, ndoshta edhe po të ndjek pas sikur nuk kam ndjekur njëri.
Për njerëzit që në të njëjtën kohë edhe qeshin e qajnë thonë se janë të çmendur, e po ja unë e çmendura e këtij planeti, po i shkruaj më të çmendurit të universit, me lot në sy, e buzëqeshje në buzë. Kam frikë nga ty, po aq sa edhe nga vetja ime. Kam lejuar që dikush sikur ti, të më bëjë të mos dua gjë përveç teje, eja dhe më merr, çmendurisht.
Eja dhe jepi kuptim çdo poezie të çdo poeti që kemi lexuar, trego se nuk jetojmë në një qytet, dhe ndjejmë mall çdo herë e pa u befasuar, eja të flemë bashkë në gjumë, të mos jem as un e as ti zgjuar, të mos jemi në ëndërr, por të dy të dashuruar, të i japim zë dhomës, të ndalim gjëmimin e rrugës, të shohim bashkë ëndrra, ti mos ji as teoremë, e as unë si Pitagora, të mos të lus fare të më dashurosh patjetër, të mos më mungosh, të mos behësh legjendë, të më puthësh, të më duash, të ma thuash se me do, të mos flasim për gjë tjetër, të heshtim fare, ti vetëm eja, vetëm eja.
Dhe po nuk erdhe do filloj të besoj se çdo gjë ka qenë e shkruar, do filloj të besoj se gjërat ndodhin pa arsye, se unë dhe ti u takuam, u dashuruam, dhe në fund nuk gjetëm as forcë e as guxim të luftojmë fatin tonë, ndoshta nuk i dihet në një botë tjetër ku gjërat nuk shkruhen, por për to luftohet, kur dashuria është triumfi i çdo momenti, eh po ndoshta edhe kur unë e ti të mos jemi aq kokëfortë, ndoshta edhe fatin e ndryshojmë, deri atëherë ndoshta edhe është maktub, gjithçka paska qenë e shkruar...


2. Britme shprese

Britma çerdhesh, britma shprese
si zogj te shqipes, per pak diell
Shpirtra te zbrazur, te paditur
Gezojne jeten qe kane mbjell
Dehen, defrehen
Qahen, qeshen
Digjen pervelohen, ama nuk treten…



Harrojne nane, e harrojne babë
shperfillen lot e derdhin gjak
fluturojne ku te gjejne jete
per shume e per me pak
kujtohen , harrohen
vriten, shkatarrohen
digjen pervelohen, ama nuk treten…



Perplasen shpirtrat si kolosë
sikur tundin gjith dynjanë
Folen bukur permbi shkamb
shkunden fort anë e mbanë
Prehen, derdhen ,
shkulen, shqepen ,
digjen, përvelohen , ama nuk treten



Perbrendra zemra po I shqyhet
si ngjyra flushtrash shpirti shperthen
si ndjenje e Diallit duket
aq fort, aq e nxehte
zvarriten, zhduken
puthen , dashurohen
digjen pervelohen ama nuk treten….


3. Klithma e një shpirti te vrarë

Një mjegull kodrën zbardhi si për ti thënë ditës që kohës tënde i erdhi fundi.
E unë, ktu jam, ende duke pritur edhe pse u bë kohë që nuk e di më se çfarë pres!
Ndonjëherë dita më duket pafundësisht e gjatë, aq e gjatë sa mbyllem në studion time, fik dritat, mbyll perden dhe ul qepallat e syve, si ai fëmija që mundohet të flejë nga zori i të bërtiturave të nënës.
Mundohem e stërmundohem, mundohem të kujtoj diçka tënden, një buzëqeshje, një mimikë, një të bertitur, një "urdhër" nga ty, një... ...çfarëdo qoftë ajo, mjafton të të përkas ty por asgjë nuk vjen.
Asgjë nuk duket me në horizontin e errësirës artificiale që krijoj për ty!
Pse nuk më del më në ëndërr?!
Unë të desha, të dua madje!
Unë përpiqem të jem me ty edhe pse kohë ka kaluar, edhe pse ti nuk thith më ajrin që thith unë.
Pse nuk e more edhe frymëmarrjen time?!
Zemrën pse ma le me njolla, aq sa nuk guxon të pranojë më "gjakun" e asnjë tjetre?!
Pse nuk e more të menduarit me vete?!
Pse s'më lë rehat?!
Më lër të jetoj në ktë botë meqë në tënden s'më deshe!
Më lër të fle të lutem!
Të përgjërohem!
Tu bëfsha dritë e shpirtit tënd! Më lër.....

Asnjë përgjigje?!

Më duket se më ke "tradhëtuar"!
Po po, kjo do jetë arsyeja, ti më ke tradhetuar!
Me kë vallë?!
Thua ti kesh harruar gjithë ato dallgë jete që me furinë dhe freskinë e tyre krijuan diçka që më nuk ekziston?!
Thua të jesh bërë kaq shpirt ligë?!
E megjithatë unë të fal, mjafton të më vish në mendime.
Eja të lutem!
Mos më lër vetëm, unë pa ty jam një copë shkëmb që i përgjerohet qiellit për shi kur ka etje.
Edhe një pikë do më mjaftonte. Më lag me lotët e tu i'u përgjërova!
Prapë asgjë në horizontin e largët. Dorëzohem e ksaj here dhe kollitem rëndë.
Dridhjet e kollës më bëjnë që të hap qepallat. Hap sytë dhe shoh që ora i kishte spostuar akrepat me 90 gradë.
3 orë ta gjata e të mundimshme, ditë pas dite të përsëritura si një dejavu që tashmë më është berë monotone por që nuk më mërzit. Djersët e ftohta më kishin kapluar trupin, balli ngjante me faqen e brëndëshme të një xhami kur jashtë është acar. Kam vite që nuk e trazoj këtë gjëndje që nuk e di nëse më pëlqen më ta përjetoj apo jo, e megjithatë, vendos të lëviz nga ajo dhe marr një fletë të bardhë A4 e filloj e shkruaj, shkruaj pafund, me raste nuk di më as çfarë shkruaj....



4. Te dua ..mos me harro!

Kur askend mos kesh per te perqafuar , kujto nje nga ditet kur ndjeve lumturine, kujto nje cast, kujto nje detaj , nje emocion dhe mendo se dikush ne ate moment eshte aty me ty , tek ty!
Brenda trazirave te shpirtit , brenda cdo zhurme te brendshme , brenda cdo deshire a ndjenje malli, aty do e gjesh parqafuar me ty , tek ty!
Ne diten me bosh , shpirtin do vij te te mbush e me bindje do thuash: Je e tera brenda meje, je e tera ketu!


Pranoja vetes se ende e do, se e ke dashur e do ta duash ne cdo kohe, ne cdo stine, ne cdo kujtim tuajin.
Zhvishe veten nga krenaria , kembe zbathur ndje si prekja e shpirtit njehesohet me lekuren kur token prek.
E ndoshta nje dite do ndihesh vetem, askend prane , askend per te dashur, kujto sesi frymon shpirti yt kur ate kujton. Ate qe dikur te ndizte cdo qelize, cdo mendim qe digjte, yjet ne qiell ti ofronte mbi nje pjate te stolisur.

Edhe vetem kur mos jesh , buzeqeshjen e saj mos e harro, ishe magneti i saj , kujtimi me i bukur ne ditet e errta .
Ishe gjithcka ajo kish dashur, por nuk mundi te te kish e copezat e saja ne hapsira boshe u shperndane ,si poleni i luleve ne dite pranverash stolisur.
Kujto qe te deshi shume dhe buzeqesh....Buzeqesh edhe per te ,sepse ajo eshte me ty , tek ty!


5. Shpresë

Me kalimin e viteve fillojmë të rritemi edhe ne.
Ashtu siç ndryshojnë stinët,nisim të ndryshojnë edhe ndjenjat tona.
Nisim ta marrim jetën më me sportivitet.
Nuk i shohim ditët e zymta,por i japim një dozë ngjyrash.
E imagjinojmë jetën si një pikturë e njerëzit si bojra uji.
Fillojmë duke i inspriruar të tjerët në vend që ti bërtasim.
Përpiqemi ti mbajmë pranë njerëzit e trishtë,duke i bërë të qeshin.
Askush nuk është i njëjtë.
Çdo njeri është i aftë të bëjë më të mirën e mundshme prej vetes.
Jeta është e bukur dashurojeni.
Mos harroni se ekziston edhe e nesërmja..
Dita e nesërme është më e bukur se dita e djeshme.


6. Te Kerkoj ne cdo pike shiu

Janë këto momentet, çastet si ky i sotmi, ku une ndihem vërtetë si Shtatori.
Momentet ku nuk mund të përballosh realitetin e vdekur , momentet ku rrëmbyeshem kalon orët, ecën, shkel gjethet e rëna, momentet kur largohesh nëpër ëndrra, valëvitesh tek notat muzikore, shkruan pa fund (shpeshherë dhe pa sens), dhe ecën pa destinacion, momente ku të vjen ndoresh për kotësi.
Momentet, ku ne zemër mbizotëron një ambient vjeshtak, e përmallues, në të cilat ke tmerrësisht nevojë për dikë dhe njëkohësisht dëshiron të qëndrosh vetëm.
Momente, ku pret me padurim të trokasë në portë, të të vijë një telefonatë, një sms, qoftë edhe një " plaç"...
Momentet, ku gjatë endjes së shpirtit, sheh në çdo cep foto-kujtime, video te shkurtra, sms, të shkëputura nga ditët më të bukura...
Dhe sërish, ngjan se gjithçka rrjedh në normalitet, dhe gjethet unë pa mëshire i shkel, sepse me pelqen zhurma që krijohet, ajo zhurmë më kujton se sërish jam vetem...me vjeshtën në shpirt..

Qetësisht ecin ditet e kësaj fillim vjeshte ashtu siç eci une ne kete muaj, e vetme, e heshtur dhe njëkohësisht si një shi i rrëmbyeshëm, si nje stuhi në.qiell të hapur.
Si dikush që do të bëjë atë që ndjen, ashtu si vjeshta, që.nuk pyet në ke ftohtë, në ke çader, ne ke mall...
...Si nje qënie që adhuron të ulet në një qoshe dhe pret që ti të trokasësh e të lëvizësh sërisht menteshat e shpirtit..

Vjeshta erdhi, ndërsa ti jo, humbe nëpër stinë...po numëroj gjethe më gjethe mungesën tënde e të kërkoj në çdo pikë shiu..




8. E dikurshmja!

Cuditerisht dhe kjo dite nisi me ty.
Neser ndoshta jo.
I friksohem zakonisht cmendurishit mengjesit. E etur per cdo hap qe hedh drejt meje.
Mund ti rezistoj diellit qe luan me rete, shiut qe godet lehte token, henes kernace per te ndare shkelqimin me yjet, vetem ty gabimin e padenje te llogjikes jo.
Marr guximin e pyes.
Te dhemb dhimbja ime?
Pergjigjia tingellon e thate, thuajse si nje klithme. Ashtu si u formuan me inpulsivitet, ashtu u fshin me nje zemerim.
Neser pothuajse po. Mungesa jote vjen dhe pothuajse ndjesia per te marre fryme mbytet.
Neser, pothuajse neser do pyes serish.
Erdhi gabimisht e dikurshmja.
Naten e mire !



9. Brishtesi e larget....

I kam prit stinet duke buzeqeshur,neper shirat e vjeshtes kam fshire lotet e puthjeve tua.
Ne mes detit dhe qiellit deshmitar te kam dashuruar.
E sa here me jane largu kujtimet , kam ndjere se kam vdekur.
Ne perpjekje per te fjetur neper netet e gjata, neper endrra, prape jemi rigjetur.
E kur nga gjumi jam zgjuar, sa thelle jam trishtuar, sa as diten as diellin si kam dasht.
Ndoshta ti m`ke harruar, ndoshta neper lekuren tende , asgje me per mua nuk shkruhet .
Por mos harro se ta kam dashuruar....
E kur portat e shpirtit ti leshojne prangat e krenarise ,kthehu si pellumbi i bardhe i dashurise .




PS: ju lutem votoni e komentoni per cdo krijim , mundin e lodhjen e cdo krijuesi :)
 
Last edited by a moderator:
thjesht te mrekullishme te gjitha krijimet. urime per cdo fjale qe keni shkruar. te kem mundesi ju votoj te gjitheve
urime
 
Hana eshte nje copez e bukur,vjen si puhiz vegimi. :)) Vota ime shkon tek ai krijim.
Urime dhe krijuesve te tjere,pa perjashtim!!
 
Urime dhe suksese te gjitheve, i lexova te gjitha por per te votuar mendoj se do mendohem edhe pak pasi ti rilexoj perseri ne nje moment me te qete.
 
Urime dhe suksese te gjitheve, i lexova te gjitha por per te votuar mendoj se do mendohem edhe pak pasi ti rilexoj perseri ne nje moment me te qete.
Po bej edhe ndonje pershkrim per ate cka te trasmetoi cdo shkrim...bejeni cik te larmishem :)
 
Po bej edhe ndonje pershkrim per ate cka te trasmetoi cdo shkrim...bejeni cik te larmishem :)
prandaj edhe nuk votova, por thjesht i pergezova pjesemarresit per kohen.
Ketu ku jam une tani nuk mund te besh analiza te mira kur ke per shqyrtim halle te popullit. :p Ne fundjave do ulem me terezi ti rilexoj sepse vertet ja vlente.
 
Shkrimet jane fantastike ne teresi!

Ajo e para njehere "maktubi" (autori/ja me vone te me tregoj a e di cdo me thene emri? :) me dukej sikur lexoja Agim Bacin! Ka nje liber ai te papare me letra drejtuar personazheve me te medhenj te letersise. Shume i arrire absolutisht!

Hana- Nje pikture e sjelle ne fjale. Imagjinoj nje tablo: qyteti me ndertesa ne fund, deti ne mes, dhe nje vajze te brishte qe ndjek perendimin e diellit me tere qenien e saj, njeshkrirje e botes se brendshme me dukurine natyrere te perendimit te qytetit ku jeton!

Brishtesi e Larget- Ka nje history, rrjedhe, ndjesi dhe shprehi te plote te ndjenjes! Bukur nderthurur cdo varg!

Keto me terhoqen si fillim. Te tjerave u kthehemi me vone :)

Voten jam mes 1-9 por 1shi eshte me impenjativ mendoj.

Suksese te gjitheve!
:)
 
Bukur!

Me pelqyen te gjitha shkrimet (pervec njerit). Nuk kam komente te shtoj. Ndoshta pasi ti rilexoj mund te analizoj diçka sepse jam i sigurt qe ka vend per analize. Disa shkrime jane te thjeshta dhe te stergjatura disa jane abstrakte, e disa te tjera te fuqishme e zor te kuptohen lehtshem nga syri dhe mendja jone.

Me behet qefi qe ju kam lexuar dhe do ju lexoj per se dyti.
 
Kenaqesi te lexosh kaq shume mendime. Paska qene muaji i krijimeve me dashuri :p.

Suksese te gjitha krijimeve. :)
 
Oiii keni ngaterru teme ju cuna gocaaaaaa

Letersia ktu, krijimtaria ktu
Diss te memet lol
 
Se do behem serioze tani cit: Ndoka :p

Krijimi i pare sme terhoqi fare, edhe pse u mundova ta lexoja deri ne fund. Shkrimi i dyte ehh i vaket.
Ndersa shkrimi i trete, cte them per te e trisht dhimbje lot loved it. Vota ime shkon per krijimin e katert. Arsyeja sepse personalisht germat me pershtaten me shume.

Pergezime edhe nje here te gjitha krijimeve. Suksese.

Ps @Monique mos mjep mo dislike :p
 
e di si duket...

qe sa her qe matem me tnez fitilin ti je aty gati me 3 kova uj dhe nje autobot “just in case” :lol:

ps. Kur ti rilexoj persdyti, do tja mshoj. Se tani harrum ça lexum :lol:
 
Më tërhoqi vëmëndjen copëza e parë, "Maktub" për të cilën po bëj dhe një koment...

Për nga stili, shkrimi duket një risi dhe është tepër e vështirë për t'u kuptuar se cili autor/e e ka shkruar. Besoj që anonimiteti i tij do të jetë një nga dilemat kryesore të këtij muaji dhe ndjekësit e konkursit mezi do të presin përfundimin për të mësuar autorin misterioz të kësaj perle artistike.

Po ta lexosh me vëmendje, duket si një psikologji mashkullore, e vendosur në një zë femëror. Shkrimi nuk është thjesht një copëz romantike e ngjeshur në fjalë, por është e ngjeshur edhe në filozofi. Duhet një farë kohe për zbërthyer, e pasi e zbërthen, kuptohet më mirë se çka ka dashur të shprehë autori anonim në ato rreshta.

Kur e lexon nga fillimi në fund, në mënyrë të rrjedhshme, të duket sikur po i ngjitesh një mali me biçikletë, e ndërsa je atje sipër, i ulur këmbëkryq në mes të bjeshkëve, ha edhe një kavanoz me krem lajthie Nutella, që të shkrin në gojë.


Kaq për tani, por mund të bëj dhe komente të tjera më vonë, gjithashtu edhe votën do ta jap më vonë.

Suksese të gjithëve!
 
Urime te gjitheve atyre qe derguan.

Votoj pa asnje hezitim nr 2.

Percjell dhimbjen ne dimension klithme,edhe e pranon qe ndodh,ku askush s'mundet ta ndale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top