Kreu i CIA paralajmëron Trump për tërheqjen nga pakti me Iranin: Marrëzi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kreu i CIA paralajmëron Trump për tërheqjen nga pakti me Iranin: Marrëzi

cia.jpg


Kreu i CIA ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump se tërheqja e paktit nuklear me Iranin do të ishte shkatërruese dhe një marrëzi e madhe.

Në një intervistë për BBC, John Brennan gjithashtu paralajmëroi presidentin e zgjedhur të jetë i kujdesshëm ndaj premtimeve të Rusisë duke fajësuar Moskën zyrtare për luftën në Siri.

Gjatë fushatës elektorale Trump kërcënoi se do ta pezullonte marrëveshjen me Iranin dhe do të përforconte marrëdhënien me Rusinë.

Komentet, Brennan i bën në fund të mandatit të tij në krye të Agjencisë së Inteligjencës. Trump ka bërë përzgjedhjen e tij zëvendësuese. Mike Pompeo, përfaqesues i Kansasit, do të jetë në krye të CIA-s.
g.shqip
 
Back
Top