Kremi i diellit, rrezikon shtimin e zinkut në gjak

ERA_VL

missing you....
SIDNEI- Kush përdor krem dielli rrezik të ketë tepricë të zinkut në gjak. Kështu pohon një studim i kryer në Australi, në universitetin Macquary të Sidneit, i cili për herë të parë ka demonstruar mikroqeliza të zinkut të cilat penetrojnë në gjak nëpërmjet poreve të lëkurës. Studimi është prezantuar në Sidnei në një konferencë ndërkombëtarë. Studimi nënvizon se janë fëmijët dhe ata që punojnë shumë në ambiente të hapura që janë më të prekshëm ndaj mbiekspozimit të zinkut.

Edhe pse nuk ka ende prova të efekteve të mikroqelizave të zinkut në sistemin imunitar dihet se një rritje e zinkut con në mangësi të bakrit dhe në keqfunksionimin e enzimave që rregullojnë mekanizmat themelor të trupit të njeriut.

Autori i studimit, Brian Gulson ka demonstruar prezencën e zinkut përmes analizave të gjakut dhe të urinës, në një kampion prej 20 personash të moshave të ndryshme.

Gulson gjithashtu i ka bërë thirrje kompanive kozmetike për të zvogëluar numrin e produkteve kozmetike që përmbajnë mikroqeliza.
(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top