Kotzias flet ashpër ndaj grekëve: Epiri i Veriut është tokë e Shqipërisë!

legjenda

Tetova
Një ditë pasi gazeta greke “Protothema” publikoi pikat e marrëveshjes që po negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për Epirin e Veriut dhe اamërinë, Kotzias pranoi kompromisin në lidhje me Epirin, duke thënë se ky territor sot i përket Shqipërisë.

“ثshtë qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?

Kështu u është përgjigjur kritikëve ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa ka theksuar se nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet çështja çame.

Ministri Kotzias bëri apel që të mos ketë pretendime të tilla territoriale. Ai akuzoi opozitën greke se po luan me të ardhmen e vendit. “Këto janë çështje serioze dhe jo lojëra”, theksoi Kotzias.

Ministri i Jashtëm solli në vëmendje se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshimi i kufijve.

“Kujtoni disa nga variantet më të këqija të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet. Këto gjëra nuk janë lojëra. Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem اamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh ministri Kotzias.

E përditshmja greke “Protothema” publikoi të hënën marrëveshjen e negociuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazeta i mëshonte faktit se Greqia “humbi Epirin e Veriut”, duke hapur shkrimin me këtë titull. Sipas artikullit të kësaj gazete, dy shtetet kanë rënë dakord që Greqia mos të përmendë termin Epiri i Veriut, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk do të përmendë termin اamëria./klankotzias_13-1024x512.jpg
 

Attachments

  • kotzias_13-1024x512.jpg
    kotzias_13-1024x512.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0

do iu tingellonte rand ajo thenie, ngase edhe maqedonet pohojn nje pjes tyre ne Greqi.
 
u bertiti shume ?
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top