Kosovë - Shqipëri LIVE

Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

cent, cili kanal e jep
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Klikoni mbi linkun dhe jepi PLAY, hapet direkt
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Jo ketu ne zyre cent...po e provoj ne celular
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

po c'ishte kjo ndjeshje ne oren 14.00...i rafte i pike pra lol
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Kosova dhe Shqipëria e thonë bashkë: Evropë shijoje spektaklin
Publikuar: 16:00 / 13.11.2015

kosova-dhe-shqip-euml-ria-e-thon-euml-bashk-euml-evrop-euml-shijoje-spektaklin-video_hd.jpg


Përfundoi me rezultat 2-2 spektakli i madh i skuadrës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në vëllazëroren historike të zhvilluar në stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Sfida filloi me një atmosferë impmozante, ku u përshëndetën nga kombëtarja Armend Dallku dhe Debatik Curri.

Cana dhe Ujkani mbajtën fjalime para publikut të stërmbushur, i cili u emocionua, teksa të dy trajnerët sypatrembur e shikuan fillimin e ndeshjes me ftohtësinë maksimale, transmeton Telegrafi.

flamuri%201(3).jpg

Sfida filloi me dominim në posedim për Kosovën, që rrezikoi me anë të Bernard Berishës, i cili i shkaktoi probleme djemve të De Biasit.

Në vazhdim u zhvillua lojë e balansuar, teksa Shqipëria vështirë po arrinte në portën e Kosovës. Në minutën e 32-të ishte Mërgim Brahimi i cili lansoi një raketë spektakolare nga jashtë zona, e cila përfundoi ne transverzalen e Etrit Berishës, një tjetër kosovar, por që luan për Shqipërinë.

Pas kësaj befasie dhe shtylle, sfida deri në fund të pjesës së parë përfundoi e qetë dhe pa gola.

kosova%201(1).jpg

Pjesa e dytë kaloi me një lojë spektakolare nga të dyja ekipet, teksa Kosova e filloi me dominim, ku Bersant Celina i pari ishte pranë golit.

Megjithatë, menjëherë befasoi Shqipëria, kur në minutën e 54 vetëm 10 sekonda pasi u inkuadrua në lojë Rey Manaj, ishte lojtari i Interit ai që realizoi për mrekulli nga brenda zonës për 1-0.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pas një aksioni mirë të organizuar, Taulant Xhaka e preki topin me dorë në zonë, i cili ia dhuroi Kosovës penaltinë.

Dhe pikërisht nga pika e bardhë i sakt u tregua Bersant Celina (59') i cili shënoi për 1-1 dhe gëzimin e madh të tifozëve në stadium.

Teksa po zhvillohej loja ishte debutuesi Elbasan Rashani që pas një driblimi fantastik e kaloi Amir Rrahmanin për të shënuar për 2-1 dhe gëzimi e madh në stadium nga të gjithë shqiptarët për këtë spektakël (70').

Dhe vetëm katër minuta më vonë një krosim i Alijit përfundon te Amir Rrahmani, i cili sakt barazoi për 2-2 për një tjetër gëzim për këtë spektakël që u zhvillua në Prishtinë (74').

Deri në fund të dyja skuadrat luajtën lojë dinamike pavarësish zëvëndësismeve të shumta ku u dha rasti pë secilin lojtar.

Megjithatë, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Kjo ndeshje pa dyshim se ishte spektakolare. Dhe pikërisht është ky spektakël, atmosfera e mirë, dhe dy ekipet e forta me paraqitjet e tyre ato që i dërguan një sinjal të fortë Evropës – sinjalin më të fuqishëm deri tani – se shqiptarët janë më të fortë se kurrë jo vetëm në futboll por në të gjitha sferat !!! /Telegrafi/

Shqipëria goool... gool 2-2 Amir Rrahmani shënon

Gool, gool... Kosova në epërsi...

Gol për Kosovën, goool... Bersant Celina nga penaltia për 1:1

Goli i Rey Manajt për Shqipërinë.. 1:0


Shtylla e Mërgim Brahimit që dridhi Shqipërinë...
 

Attachments

  • flamuri%201(3).jpg
    flamuri%201(3).jpg
    111.8 KB · Shikime: 0
  • kosova%201(1).jpg
    kosova%201(1).jpg
    73.9 KB · Shikime: 0
  • flamuri%201(3).jpg
    flamuri%201(3).jpg
    111.8 KB · Shikime: 0
  • kosova%201(1).jpg
    kosova%201(1).jpg
    73.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Mu duk sikur t'ishin marre vesh qe te ndahen me barazim :D
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Lover, une mendoj qe eshte shume mire qe perfundoi keshtu...vellezer jemi dhe s'kemi pse e mundim njeri tjetrin.
 
Titulli: Kosovë - Shqipëri LIVE

Loja shkoi 1 me 0 per ne me gol te manajt. Barazuam serish ne me gol te celines dhe shenojme serish ne me ane te elbasanit. Ne fund barazuam ne me gol te Rrahmanit :p. Nje ndeshje kontrolli brenda kombit qe nuk eshte mire te ndodhi shpesh sepse i vendos njerzit ne siklet se per ke t'bejne tifo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top