Kosovarët, ‘më amerikanë se amerikanët’

cent

...Lontano
Ish-ligjvënësi i shtetit të Ajouas, Steve Warnstadt, gjatë një viti qëndrim në Kosovë ka krijuar përshtypjen se populli dhe qeveria e Kosovës janë tej mase pro amerikanë. Warnstadt, një kolonel në kuadër të NATO-s, shërbeu në Kosovë si këshilltar i FSK-së.
28u04yq.jpg
“Në sondazhet e përvitshme të Gallup në mbi 100 vende të botës rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit prej 88 për qind. Ky është një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e vetë amerikanëve”, ka thënë Warnstadt.

Ai ka nënvizuar se, “teksa ecën në Prishtinë është një gjë e zakonshme të shohësh flamurin amerikan të valëvitet po aq shpesh sa edhe ai i Kosovës”. Koloneli përmend këtu Bulevardin Bill Clinton, dyqanin ”Hillary”, rrugën Bob Dole, rrugën tjetër George W. Bush, emrat e rrugëve dhe shesheve, Madeline Albright dhe Wesley Clark.

Warnstadt më tej shkruan se Garda Kombëtare e Ajouas dhe FSK e Kosovës janë të lidhura në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare, një program i hartuar në fund të Luftës së Ftohtë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore gjatë kalimit në demokraci.
/Top Channel
 
Back
Top