Arfenilla
Themelues i Forumit
Sipas OKB-së, brenda vitit 2010 dhe 2012, popullsia botërore u rrit me 1,2 për qind, ndërsa rritja e natyrshme e vendeve evropiane kryesisht është negative.
Një nga shembujt të rënies së natalitetit është Italia, vendi në të cilin është regjistruar shtimi më i vogël natyror që prej themelimit të këtij shteti në vitin 1861.
Lindjet në shumicën e vendeve evropiane janë më pak se dhjetë persona në njëmijë banorë,
Vetëm Kosova ka shënuar rritjen më të madhe vjetore të popullsisë prej 0,9 për qind, ndërsa në vendet e Evropës perëndimore udhëheq Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Franca.
Në rritjen e popullsisë evropiane mund të ketë ndikim një numër i madh në rritje i emigrantëve të rinj që vijnë në Evropë, në kërkim të një jete më të mirë shkruan Daily Telegraph.
Të dhënat e mëposhtme mbi të cilat është bërë harta vijnë nga Banka Botërore, ndërsa shfaq shkallën e lindjeve në Evropë, dhe vende të tjera të botës, shumë prej të cilave janë dukshëm përpara Evropës. B lajmi