Koronavirusi një alarm fals?!/ Zbulohet dokumenti me 83 faqe i Ministrisë së Brendshme Gjermane

auto_Maqedonia-e-Veriut-51590477028.jpg


Ilustrim
Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos sot se kur do të hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, të mbyllura nga marsi pas shpalljes së pandemisë së korona virusit.
Komisioni shprehet se pas hapjes së kufijve të vendeve fqinje, mund të merret vendim për hapjen e kufijve para 15 qershorit.

Në seancën e sotme gjithashtu pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend.
Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të korona virusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri.


Shqipëria vendosi gjithashtu më 1 qershor të lejojë hyrje të qytetarëve të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Në Greqi do të mund të udhëtohet nga 15 qershori, pa test të koronës, por me kusht që nëpër vetura të ketë vetëm dy pasagjerë.
Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë ende vendim konkret.
Dy ditë më parë, qeveria e Maqedonisë mori vendim për shfuqizimin e karantinës shtetërore. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por edhe të huaj që do të kenë test negativ të COVID-19, do të hyjnë në izolimin shtëpia
 

Attachments

  • auto_Maqedonia-e-Veriut-51590477028.jpg
    auto_Maqedonia-e-Veriut-51590477028.jpg
    70.4 KB · Shikime: 0
  • auto_Maqedonia-e-Veriut-51590477028.jpg
    auto_Maqedonia-e-Veriut-51590477028.jpg
    70.4 KB · Shikime: 0
WP.jpg

Lajme
Në fillim të qershorit i hap kufinjtë edhe ky shtet

71ae2b4f034464542d4cba277fe4aefe?s=96&d=mm&r=g.jpgby Shqip TodayMay 26, 2020

Si masë për mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-19 edhe Mali i Zi, si shumica e vendeve në Evropë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars.
Vendet e para me të cilat Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, janë: Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria dhe Greqia, tha të hënën kryeministri malazez, Dushko Markoviq.
VIDEO:
Markoviq potencoi se shtetet e përmendura më lart i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.
“Së paku edhe dy shtete të rajonit i plotësojnë kushtet, por situata ndryshon nga dita në ditë. Ka mundësi që t’i hapim kufijtë edhe me disa shtete të rajonit, por varet se si do të jetë situata kur urdhri të hyjë në fuqi”, u shpreh Markoviq.
Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm, porse do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit në Mal të Zi.
 
-tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780x439-696x392-696x392.jpg

Kufijtë e Maqedonisë së Veriut të hapen nga 1 qershori dhe të hiqet ora policore, këtë e rekomandon Komisioni për Sëmundje Infektive, mëson Alsat. Sigurisht, rekomandimet e Komisionit duhet të pranohen nga Qeveria, e cila pritet të mbaj seancë sot në ora 16:00. Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu pritet të merret vendimi edhe për hapjen e hoteleve dhe objektet gastronomike. Sipas rekomandimeve nga mbledhja e sotme e Komisionit, jozyrtarisht mësohet se hapja e tyre do të nis nga dita e enjte
 

Attachments

  • -tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780x439-696x392-696x392.jpg
    -tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780x439-696x392-696x392.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
  • -tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780x439-696x392-696x392.jpg
    -tor-euml-ve-t-euml-saj_hd-780x439-696x392-696x392.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
kalim-kufitar-stop-780x439-1-696x392.png

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar deri te Qeveria që kufijtë e shtetit të hapen në koordinim me shtetet e rajonit, ndërkaq kafenetë të hapen nga nesër me protokoll të veçantë.


Komisioni nuk ka diskutuar për datë konkrete se kur duhet të hapen kufijtë, por edhe siç raportuam dje në edicionin qendror të lajmeve, shtetet e rajonit kufijtë do t’i hapin nga 1 qershori.


Ky propozim i Komisionit për të hyrë në fuqi do të duhet të marrë dritë jeshile nga Qeveria./Tv21
 

Attachments

  • kalim-kufitar-stop-780x439-1-696x392.png
    kalim-kufitar-stop-780x439-1-696x392.png
    376.9 KB · Shikime: 0
  • kalim-kufitar-stop-780x439-1-696x392.png
    kalim-kufitar-stop-780x439-1-696x392.png
    376.9 KB · Shikime: 0
u1e57t0wmyjjb306hqid4oe81m3q1tts-600x3601590487757.jpg


Foto Ilustrim
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës ka zhvilluar biseda telefonike me liderët politik dhe partnerët e koalicionit qeveritar dhe atyre parazgjedhor.
5 korriku mësohet të jetë propozimi i fundit i partisë në pushtet si datë për zgjedhje. Me këtë LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit synojnë që si fillim KSHZ-së t’i jepen 35 ditë për përgatitjen e procesit zgjedhorë dhe të plotësojnë kërkesën e VMRO-DPMNE-së e cila është kundër zgjedhjeve në qershor.


Lidhur me dilemat juridike se si do të caktohet data e re zgjedhjeve, mësohet se kryetari i Kuvendit do ta ndryshojë vendimin për zgjedhje më 12 prill me datën e dakorduar, përmes ndryshimit dhe plotësimit të dokumentit administrativ. Gjendja e jashtëzakonshme e cila skadon më 30 maj nuk do të vazhdohet. Qeveria do të kthehet në formatin teknik. Por është me rëndësi që data e zgjedhjeve të caktohet para 30 majit me qëllim që nga 31 maji të nisë rrjedhja e afateve për zgjedhje.
Ky do të jetë propozimi i fundit i pushtetit për opozitën. Në rast se VMRO-DPMNE-ja mohon që 5 korriku të jetë datë për zgjedhjet, atëherë partitë politike do të marrin qëndrim të unifikuar për zgjedhje pa opozitën maqedonase.

Se zgjedhje mund të mbahen në korrik, këtë e ngriti si dyshim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deklarata e tij se Maqedonia e Veriut mban zgjedhje në korrik erdhi pak ditë pas bisedës telefonike që Kurti kishte me kryeministrin teknik Oliver Spasovski.https://www.botasot.info
 

Attachments

  • u1e57t0wmyjjb306hqid4oe81m3q1tts-600x3601590487757.jpg
    u1e57t0wmyjjb306hqid4oe81m3q1tts-600x3601590487757.jpg
    59.5 KB · Shikime: 0
  • u1e57t0wmyjjb306hqid4oe81m3q1tts-600x3601590487757.jpg
    u1e57t0wmyjjb306hqid4oe81m3q1tts-600x3601590487757.jpg
    59.5 KB · Shikime: 0
2-22-750x430.jpg



Shumica e qytetarëve në vend besojnë se SHBA-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm politikë në vend, tregon hulumtimi i fundit multinacional për Ballkanin Perëndimor i zbatuar nga Qendra për hulumtime anketuese e Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Hulumtimi zbulon mendime të ndara për Shtetet e Bashkuara si partner ekonomik dhe politik, por edhe entuziazëm për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian (BE). Vendet e anketuara ishin Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Në përgjigje të pyetjes se cilat kombe i konsiderojnë partnerët më të rëndësishëm ekonomik, opinioni është ndarë në përgjigjen, Kosova me një shumicë të jashtëzakonshme (94 për qind) iu referua Shteteve të Bashkuara, krahasuar me vetëm 13 për qind të të anketuarve në Serbi që ndajnë këtë ndjenjë. Shumica dërrmuese në Serbi rendit Rusinë (73 për qind) dhe Kinën (71 për qind) midis partnerëve më të rëndësishëm ekonomik.
“Dhe shumica në Mal të Zi besojnë se Shtetet e Bashkuara janë ndër partnerët më të rëndësishëm politikë në vendin e tyre. Në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, përqindja e atyre që i shohin Shtetet e Bashkuara si partner kryesor politik është më e ulët (29 dhe 15 për qind), sipas anketës.
Entuziazmi për anëtarësim në BE mbetet i lartë. Kur u pyetën se si do të votonin nëse do të mbahej referendum nesër, shumica e qytetarëve në vend (74 për qind) e mbështesin inkuadrimin.
Shumica në të gjitha vendet janë përgjigjur se do të votonin për integrimin në BE. Në Kosovë, shumica dërrmuese (93 për qind) e mbështesin anëtarësimin, dhe shumica dërrmuese në BeH (76 për qind).
“Shqetësimi për dezinformatat ishte i dukshëm në pesë vendet e anketuara, gjë që tregon se rrëfimet e rreme që shpesh shtyjnë aktorë malinje janë problem i vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor. Shumica në BeH, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë rënë dakord që informatat e rreme ose dezinformimi në media janë ose “shumë” ose “deri diku” problematik për vendet e tyre. Për më tepër, shumica në të pesë vendet thanë se hasnin informacione të rreme ose mashtruese në media ‘çdo ditë’, ‘pothuajse çdo ditë’ ose ‘disa herë në javë’”, thuhet në studim.
Drejtori rajonal i IRI për Evropën Paul Mekarti vlerëson se sondazhi tregoi se shumica në rajon po drejtonin interesat e tyre drejt Perëndimit.
“Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së dhe BE-së për të forcuar demokracinë në të gjithë rajonin është thelbësore për konsolidimin e këtij trendi pozitiv dhe aftësimin e këtyre vendeve për të luftuar kërcënimin e paraqitur nga forcat autoritare. Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e dezinformatave që qarkullojnë në Ballkan burojnë nga forcat autoritare si Kina dhe Rusia, është ngushëlluese që qytetarët në Ballkan të njohin problemet e shkaktuara nga ky fenomen”, thotë Mekarti.
Anketa është zbatuar në emër të Qendrës për hulumtime anketuese të IRI-it nga Ipsos, Bosnjë e Hercegovinë, midis 2 shkurtit dhe 6 marsit të vitit 2020. Të dhënat u mblodhën përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve në secilin prej vendeve të përfshira, me normat e përgjigjeve që variojnë nga 50 deri në 85 për qind dhe duke përdorur shtresëzim shumëplanësh proporcional me shpërndarjen e popullatës. Ky studim u krye me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokra
 

Attachments

  • 2-22-750x430.jpg
    2-22-750x430.jpg
    111.7 KB · Shikime: 0
  • 2-22-750x430.jpg
    2-22-750x430.jpg
    111.7 KB · Shikime: 0
auto_air1591464973-696x491.jpg


Avioni i “Air Albania”, që do nisej me synim riatdhesimin e disa shqiptarëve, ka pësuar një defekt në aeroportin e Frankurtit.



Lajmi bëhet i ditur nga një qytetar, i cili e ka denoncuar rastin te ish kryeministri Sali Berisha.Sipas tij, për shkak të vonesës qytetarët kanë shpërthyer me thirrje Rama ik.




“Air Albania pëson defekt në Frankfurt! Qëndron në fushë! Pasagjerët: Rama ik!”, shkruan Berisha në postimin e tij, teksa publikon edhe mesazhin e qytetarit.


“Doktor, Air Albania pëson difekt në Frankfurt. Është me gati dy orë vonesë. Pasi doli në pistë u kthye. Pasagjerët po thërrasin Rama ik ndërkohë që s’ju jepet asnjë shpjegim”, shkruan qytetari.


auto_f1591464917-300x143.jpg
 

Attachments

  • auto_f1591464917-300x143.jpg
    auto_f1591464917-300x143.jpg
    9.9 KB · Shikime: 0
  • auto_air1591464973-696x491.jpg
    auto_air1591464973-696x491.jpg
    53.4 KB · Shikime: 0
  • auto_f1591464917-300x143.jpg
    auto_f1591464917-300x143.jpg
    9.9 KB · Shikime: 0
  • auto_air1591464973-696x491.jpg
    auto_air1591464973-696x491.jpg
    53.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
nd-quarantine-naslovna-750x375-1-780x439-1-696x392.jpg

Advertisment
Kosovës i është dashur ndërrimi i qeverisë që të dalë nga karantina. Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se Kosova nuk do të ketë më orë policore për mbrojtjen nga koronavirusi.



Ora e fundit policore që u aplikua në Kosovë ishte ajo mes orës 9 të darkës dhe 5 të mëngjesit, pra 8 orë ku asnjë qytetar i Kosovës nuk mund të dilte nga shtëpia.


Tashmë zyrtarisht Kosova prej të hënës del nga karantina.




“Nga dita e hënë hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Do të vazhdojmë ta përcjellim situatën epidemiologjike në Kosovë, por lusim qytetarët që t’iu përmbahen rregullave dhe masava mbrojtëse kundër COVID-19. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset dhe gastronomia që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. Çdo shkelje e rregullave cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë
 

Attachments

  • nd-quarantine-naslovna-750x375-1-780x439-1-696x392.jpg
    nd-quarantine-naslovna-750x375-1-780x439-1-696x392.jpg
    58.4 KB · Shikime: 0
  • nd-quarantine-naslovna-750x375-1-780x439-1-696x392.jpg
    nd-quarantine-naslovna-750x375-1-780x439-1-696x392.jpg
    58.4 KB · Shikime: 0
Untxxxxxitled-1.jpg

Ylva Johnson eshte komisionerja europiane dhe ka thene se brenda ketij muaji do te hapen kufijt e BE dhe levizja do te vazhdoje normale.

Shume vende kane rregullat e tyre por ne fund ata duhet te hapen lirishit per te gjithe.
Ndaj qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor ndaj duhete te jene te durueshem deri sa kjo situata te qetesohet dhe te stabilizohet.
Ajo ka thene se:“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Kroacia ka hapur kufijtë për shtetas që vijnë nga Çekia, Hungaria, Austria, vendet baltike, Gjermania, Polonia.
Mali i Zi nga 1 qershori ka rihapur kufijtë për Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë etj., duke përjashtuar Serbinë.
Bullgaria nga 1 qershori ka hapur kufijtë me Serbinë dhe Greqinë.
Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë po ashtu edhe Serbia i ka rihapur tashmë kufijtë me te gjitha shtetet.
Greqia rihap kufijtë më 15 qershor ora 23.00 e Tiranës. Në Greqi mund të udhëtojnë shtetas nga 29 vende të botës. Kufijtë tokësorë grekë hapen edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Italia rihapi kufijtë në 3 qershor për vendet e BE, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.
Për në Gjermani udhëtarët pritet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë. Sidoqoftë kufizimet në kufij janë hequr ndërsa udhëtimet ajrore pritet të nisin në 15 qershor.
Zvicra do të rihapë kufijtë e me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor.
Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit. Turqia nga ana tjetër nuk lejon hyrjen e asnjë prej udhëtarëve të huaj. Kufijtë aktualisht janë të hapur edhe në Britaninë e Madhe. Kurse nga 8 qershori, vizitorëve nga jashtë do t’u kërkohet të karantinohen për 14 ditë.https://shijejete.com
 

Attachments

  • Untxxxxxitled-1.jpg
    Untxxxxxitled-1.jpg
    136.1 KB · Shikime: 0
  • Untxxxxxitled-1.jpg
    Untxxxxxitled-1.jpg
    136.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top