Korçë sekretari organizativ i PS dhunohet nga truproja e Manos

Love

βeℓℓe â๓e
Sekretari organizativ i Partisë Socialiste në Korçë, Petrika Tollkuçi, është dhunuar në një qendër votimi, në shkollën "Naim Frashëri" nga truprojat e stafit të Andrea Manos, pas një debate me kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin". Ndërkohë PD e akuzon atë dhe nënkryetarin e bashkisë Sotiraq Pilon dhe kreun e PS-së së qarkut se në këtë qendër kanë bërë presione për të votuar në favor të kandidatit të PS-së, Niko Peleshi.

* * *
Vilson Lipe, një komisioner i Partisë Socialiste është dhunuar në qendrën e votimit 3998 në Komunën e Mirasit në Devoll. Ngjarja ka ndodhur brenda qendrës së votimit, në fshatin Fitore. Korrespondentja në Korçë njofton se një militant i Partisë Demokratike ka tentuar të votojë në grup me familjen e tij, çka nuk është lejuar nga komisioneri socialist. Si pasojë e kësaj, militanti i PD-së sulmoi komisionerin duke e dëmtuar atë në kokë e trup. Komisioneri Lipe ka denoncuar rastin edhe në Policinë e Devollit.

***
Qarku i Korçës nuk ka pasur një proces të qetë votimi, raporton korrespondentja e gazetës "Shekulli" në Korçë, Lindita Mollaj. Sipas saj, në orën 7 të mëngjesit, kur duhet të niste votimi, nuk u hapën 10 qendra votimi në komunat e rrethit të Kolonjës për shkak të mosparaqitjes së komisionerëve të LSI. Votimit në këto qendra rinisi me të paktën 2 orë vonesë.

Në komunën Gore procesi i votimit u bllokua për të paktën 5 orë, pasi sipas burimeve të KZAZ-it lista përfundimtare e votuesve kishte vetëm firmën e punonjëses së zyrës së gjendjes civile, ndërsa mungonte vula e kreut të komunës. Kreu i PS në Korçë vetëm pak javë më parë bëri një padi penale në Prokurori për shtimin fiktiv, sipas tij, të numrit të votuesve pikërisht në këtë komunë. Bëhet fjalë për 60 votues të cilët janë regjistruar në këto lista pa qenë banues në këtë komunë.

Ndërkohë, probleme ka pasur edhe në Ravonik, raporton korrespondentja në Korçë, ku në mesditë është bllokuar procesi i votimit për gati 2 orë, pasi u larguan komisionerët e Partisë Demokratike me pretendimin se njëri prej vëzhguesve në këtë qendër votimi ka qenë njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Komunës. KZAZ vendosi rikthimin e komisionerëve rreth orës 14:00 çka bëri të mundur rifillimin e votimit.

Votimi është bllokuar edhe në fshatin Plase, këtë herë për shkak të komisionerëve të Partisë Socialiste të cilët bllokuan votimin pasi konstatuan se po votohej në grup. Ndërsa në fshatin Podgorie votimi u bllokua për disa momente pasi pati një përplasje mes militantëve të dyja forcave kryesore, PD dhe PS. U desh ndërhyrja e policisë atje për të normalizuar situatën.

Probleme ka pasur edhe në Pogradec, ku qendrat e votimit me nr. 3888 dhe qendra me numrin 3786 nuk u hapën pasi u vu re se kutitë ishin të dëmtuara. Sipas KZAZ-it bëhet fjalë për katër kuti që mund të jenë dëmtuar gjatë transportit. KQZ dërgoi me urgjencë kuti të reja me helikopter dhe pas kësaj edhe votimi nisi normalisht.

Qarku i Korçës ka 419 qendra votimi dhe pritet të votojnë rreth 185 mijë votues. Vetëm në Korçë janë 62 qendra votimi, ndërsa pritet të votojnë rreth 70 mijë votues. Gara më e fortë në këtë qark mbetet Bashkia Korçë ku rikandidon Niko Peleshi për një mandat të dytë përballë kandidatit "Aleanca për qytetarin" Andrea Mano.

Dropull i Poshtëm, PBDNJ akuzon MEGA-n
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncoi incidentet e ndodhura sot në komunën Dropull i Poshtëm në Korçë. Zyra e shtypit e PBDNJ-së bëri të ditur se kandidati për kryetar komune në komunën Dropulli i Poshtëm i Partisë MEGA ka hyrë në qendrën e votimit me nr QV 4269 në fshatin Dervican duke kërcënuar komisionerët. Gjithashtu, PBDNJ bën të ditur se komisionerët e Partisë Demokratike nuk pranojnë të mbajnë protokoll për incidentin e ndodhur.
Burimi: Shekulli
 
Titulli: Korçë sekretari organizativ i PS dhunohet nga truproja e Manos

Love!Dropulli i poshtem nuk eshte i qarkut te Korces!Incidente te pafalshme!Jemi njerez pavaresisht se kujt subjekti i perkasim!
Duhet te sillemi si njerez te qyteteruar qe kerkojme te hyjme ne Europe e BE! Mos harroni ...opozitare por vellezer!
 
Pe: Korçë sekretari organizativ i PS dhunohet nga truproja e Manos

...po i tregojme botes qe jemi te papergjegjshem....te pa disiplinuar....dhe njerez qe nuk munde te vetqeverisemi....por i referohem te gjithe politikes ne pergjithesi...nuk duhet te ndodhin incidente te tilla....ata qe i provokojne jane te pagdhendur, injorante...pavarsishte se cfare ngjyre i perkasin.....
 
Pe: Korçë sekretari organizativ i PS dhunohet nga truproja e Manos

Ishte vene plus ne artikull per incendetet qe kane ndodh ne jug ...
Sa per qyteterimin e treguan sot ne shume qendra votimi turp per faqe te zeze ... Sidomos ajo qe ndodhi ne nje fshat te Vlores vete tjetra pa pike turpi te votoje me emer te motres dhe te sajin .... Ja pra PD-ja dhe demokratet e famshem qytetar te Shqiperise e treguan sot veten...
S'ka nevoje as per komente as per justifikime i pashe vete live ne tv : 24news ku e kane filmuar direkt ngjarjen ... apo ate tjetrin qe qellon me paterice etj etj ncncnc ne s'jemi njerez jo dhe asnjehere nuk do ndryshojne ... Dhe me keto qe ndodhin as mos priti europe e perendim ..... :)......
 
Titulli: Korçë sekretari organizativ i PS dhunohet nga truproja e Manos

...e si perfundim...kur injoranca flet,inteligjenca( ne kete rast politikanet) ngerdheshet ne heshtje...pershendetje Love!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top